8

131 17 0
                                    

"Shume faleminderit per dreken.U kenaqem shume"-foli Bella,nderkohe qe ishim drejt fundit te asaj dreke "feste me familjare" per punen time te re.

"Uroj te mblidhemi me shpesh"-foli Ajland.Humori i tij i hidhur me ngjasonte pak me timin.Me pelqente ekipi qe kishim formuar duke u sinkronizuar me plot komedi.

"Kle,ishe tek ai pastrimi fytyres? S'me duket shume ndryshim i madh."-pyeti Bella.Kjo ishte ende nje teme qe Ajland s'kishte marr shpjegim.E pikerisht kur perpiqesh ta harrosh.

"Isha.Ne fakt ishte thjesht nje masazh,jo ndonje gje kush e di se cfare.Fundja,dhurate.Kush te ben trajtim te vertete thuaj?"-u shpreha.

"Te qetesoi shpirt?"-pyeti Ajland e me puthi ne balle.Ndonjehere mendoja se Ajland ishte nje aktor i vertet e ndonjehere puthjet e shpeshta ne balle me sill nder mend nje sinjal tjeter.Por jo! Se besoj te jete ashtu!

"Po,zemer.Ishte bukur"-nje shikim djallezor pasoi nga Nelson,por u mundova ta ndaloj.

"Nje here tjeter do shkojme bashke,si thua? Masazhe,trajtime,do na benin mire te dyve."-i drejtohem Ajland.

"Sa miree!! Jeni kaq te bukur bashke.Vetem ideja qe e mbeshtet dhe e puth ne balle per cdo gje,me ben te ndjehem mire duke menduar se motra ime eshte ne duar te sigurta.."-u shpreh Bella.

"Nelson po ashtu.Ndoshta nuk te puth,por kur zgjodhi te kaloje jeten me ty,do te thote qe edhe motra ime eshte ne duar te sigurta."-kapa nga dora time moter e te dyja u perlotem.Kjo situate ishte kaq e veshtire,por duhej te behesha e forte.Ndonese jo per veten,per time moter duhet ta beja.

"Bella ime!"-foli Nelson dhe e struku ne perqafim Bellen.Mora fryme thelle dhe buzeqesha.

"Mjaft me lot ju lutem! E dashura ime eshte neser per pune dhe ne jemi mbledhur per te gezuar."-foli Ajland.

Dreka perfundoi rreth ores 2 dhe une e Ajland dolem bashke.Me la tek dera e shtepise,nderkohe qe ai do kthehej serisht tek lokali.

"Ajland,"-i fola,teksa e ndaloi makinen tek dera e shtepise sime.Mora fryme thelle dhe iu drejtova :

"Une nuk di si te te falenderoj per kete qe ben per mua.Thjesht s'di se si per kaq kohe je kthyer ne nje nga personat me te rendesishem te jetes sime.Faleminderit sinqerisht"-e ajo c'ka erdhi pas ketij falenderimi ishte e papritur. Ajland puthiti buzet e tij tek te miat.E pikerisht ndodhi ajo qe se kisha menduar se mund te ishte ndonjehere e vertet.

"Me fal! Me rrembeu..."-u shpreh.Zbrita nga makina e u largova.

 Befasia ndodhi.S'mund ta besoja,por ndodhi.Ajland me puthi.Kisha shume pa ndjere nje puthje dhe ndjehesha cuditshem.Ose ndoshta s'kishte te bente koha,por personi.Me puthi dikush tjeter qe s'ishte Nelson.Dikush tjeter ne jeten time.

 Shpesh na habit fakti se sa te pranishem behen disa njerez ne jeten tone.Aq me teper dashurite e medha.Ne nje moment te jetes mendon se do jete aty per ty,pergjithmone, e ne nje tjeter jeta vazhdon pa te.Njerezit ikin,por ne duam kohe te kuptojme se si eshte pa ta.Se si eshte te besh gjera pa ta,sic i beje me ta.A ndoshta edhe ndryshe.

 Une nuk kisha menduar ndonjehere se nje djale tjeter vec Nelsonit do me afrohej e do me falte kaq perkujdesje.Do me falte kaq perkedhelje,kaq miresi,kaq mbeshtetje si te njiheshim prej vitesh.Ndonjehere ndihem egoiste se si Ajland ben veprime qe me kujtojne Nelsonin.S'duhet ta mendoj,s'eshte mire te krahasosh dy njerez ne jeten tende qe jane prane teje per te njejten gje.

 Te njejten gje?Dashuri,valle? Ajland ishte i dashuri im i rreme,por nuk e ndryshonte faktin qe kjo gje cilesohej ne kontekstin e saj,dashuri.Duhet ta perjetoja,me ose pa dashje,me ose pa qellimin per te bere xheloz dike tjeter,me apo pa deshiren per ti mbushur mendjen vetes se une mund ta zevendesoja Nelsonin sic ai beri me mua.

 Por dashuria,fatkeqsisht,s'eshte me buton.Ndjenjat nuk jane me buton.Nuk ndodh asgje me idene se "sot do dashurojme" duke pritur te nesermen per te provuar ndonje ndjenje tjeter.Dashuria eshte ndoshta me shikim te pare,me ndjesi te pare,me emocionin e pare qe te jep nje njeri.Por...a me jepte Ajland ndonje ndjesi te ngjashme? Pff!

 Ishte vertete nje situate qe ndonese i trembesha e dija qe do te ndodhte.Ne mos une,ai do te binte ne dashuri me mua.Cfare? Cfare po mendoj? A eshte nje puthje vendimtare per te rene ne dashuri? Absolutisht jo.Ose po.Se di perse por kjo java e fundit ishte kthyer ne javen me marramendese ndonjehere ne jeten time.Kishin ndodhur kaq gjera sa nese rrezohesha e vritesha,s'do me dhimbte,por edhe do me dhimbte shume.

 Shkova te pushoj per pak ne shtepi.Ndoshta krevati im do me kuptonte pasi te kisha nxjerr nje lum me lot per dramen e madhe qe po kaloja.Ndoshta si sheroja plaget,por nxirrja shijen e hidhur qe ndonjehere te le jeta ne momente te caktuara.Kjo e imja te pakten e ka tepruar ca me kripen...ah Klea! 

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora