6.

127 14 2
                                    

"Jo,s'ka problem.Ajland ma masazhoi dhe i vendosa nje krem.Do behet mire.Faleminderit"-dhe bera me shenje nga Ajland.

"Mua te me falni,se kam disa kliente tek tavolinat jashte.Shijojeni!"-foli ai.

"Po ngrihemi dhe ne.Nelson,cohemi,zemer?"-iu drejtua Bella.Cifti i "dashuruar" u ngrit dhe na pershendeti.

Nuk e dija ende se si te ndihesha ne kete situate.Ajo c'ka u tregua sot ishte vetem nje pjese e historise,nje ane e njerit prej cifteve,ku edhe kjo jo e vertete.Bella nuk tregoi per dashurine e saj dhe te Nelsonit dhe une ende s'dija asgje.Kush kish faj,valle?

Kishin disa minuta,qe ishin larguar,por mendimet ne koken time po benin dasem.Po pra dasem! Pikerisht kjo fjala ngaterroi te gjithe jeten time qe prej dy ditesh.

"Kle,cfare po mendon?"-me zgjoi disi Ajland.

"O zot se di ne do e mbaj ndonjehere mendjen! Nese me iken ndonje dite,ma bej hallall!"-ia ktheva.Ai ja plasi te qeshures.

"Mos u shqeteso! Nuk te le te humbur.Pra,nje kafe tjeter?"-pohova me koke.Se di pse ajo kafja e Ajlandit pas nje situate ankthi ishte ilaci me i mire,ashtu sikur nje nate me pare ne mes te nates.

"Ke ndonje plan sot?"-me pyeti.

"Asgje per jeten"-ia ktheva e nderkohe mora celularin.Po lundroja kot ne internet pa ndonje vemendje te madhe,kur papritur me vjen nje mesazh.

"Pershendetje.Ju jeni perzgjedhur per te perfituar nje trajtim fytyre dhe masazh falas,si ndjekesja jone me e mire.Sallon "BeautyCare" ju fton prane pikes sone ne oren 7,ne adresen e shenuar me poshte."-o zot c'budallallek!

Sa here merrja pjese neper keto "evenimente" nuk fitoja kurre e ndersa tani qe nuk ma ka qejfi,paskam marr cmim.Po qeshja me veten.Mora Bellen e i tregova teksa prisja Ajlandin qe u largua per disa minuta tek furnitori.

"Sa mire!!"-reagoi Bella,"Shko moj provoje! Ty te pelqejne te tilla gjera,pse jo?"-motra po me mbushte mendjen,por nuk e di perse s'kisha deshire te shkoja.

"He pra mos u bej budallaqe! Pastaj perse s'do njehere?" Vendosa te shkoje.C'do ndodhte,fundja? Do me relaksonte e do me qetesonte nje masazh e nje trajtim fytyre.

"Kle,po iken?"-u perballa me Ajland te dera.

"Po shkoj te beje nje trajtim fytyre dhurate.Mendoj se do me beje mire"-ia ktheva.

"Te coj une?"-me pyeti.

"Jo,s'ka gje.Shihemi pastaj!" U largova nga lokali dhe shkova per te makina.Eca me ngadale dhe hapa lokacionin per te me drejtuar tek vendi.

Ndalova perballe nje hyrje me perde te erreta,i cili ne pamje te pare dukej bosh ose i mbyllur.Pashe vendodhjen dhe isha tamam aty.Kisha levizur rreth 15 minuta me makine e s'po shihja askend.Trokita dhe deren ma hapi nje vajze.

"Pershendetje.Ti je Klea?"-me foli.

"Po,une."-me drejtoi brenda.Salloni dukej me teper si nje garsoniere,por ishte i kendshem.

"Do ulesh vetem 5 minuta dhe do kthehem te ty pas pak."-me tha.Pohova me koke dhe u ula diku gjetke.

Me pas u ngrita dhe pashe perreth.S'me zinte vendi dhe ndihesha cuditshem.Shkova prane dritares dhe pashe pamjen.Ishte goxha e bukur.Dukej gjithe qyteti.

Per nje moment u hutova aq shume sa se kisha vene re qe dikush hyri,hapi dhe mbylli deren.Pas pak castesh,dy duar kapin belin tim.Nje frymemarrje e lehte me freskon qafen e me trondit te gjithe trupin.

Pesoj nje te dridhur dhe kthehem e frikesuar.

"Cfare dre--?"-e kur kthehem shoh fytyren me te urryer te momentit.Frymemarrjen qe me kishte mbytur.

"Nelson cfare dreqin? Cfare do ketu?"-e pyeta,por pergjigjet erdhen pa folur.

"O zot sa idiote jam! C'me beri te mendoj...o zot!"-dhe mora canten per te dale me nxitim.Nelson me ndaloi.

"Mos ik! Te lutem! Me degjo pak"-me tha.

"Ty? Te kam degjuar boll.Ik te nusja jote"

"Dua te rri ketu me ty.Te lutem!"-mu drejtua,por s'mundja.S'mundja te rrija vetem me te.

"Nelson..."-thashe me zerin qe me dridhej.Me kapi nga duart e me uli perbri.Nuk i leshoi per asnje moment,nderkohe qe une rrija si e ngrire.

"Shiko,Kle! Gjerat rrodhen aq shpejt sa s'di si te te kerkoj ndjese.Une,une nuk mundem as te te justifikohem.E di se si ndihesh,por me thuaj c'mund te bej qe te pakten te mos me urresh.."-tha ai e cdo fjale godiste si thike ne kraharor.

"Te te urrej ty? Une urrej veten qe ende te dua"-thashe e shpertheva ne lot.Nisi te qaj e ai.Por a kish shpjegim e gjithe kjo?


Si po ju duket deri tani? Pres komentet tuaja❤️

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora