5.

116 17 0
                                    

"Alo?"- hapa telefonin e pergjumur, me syte ende te mbyllur pa e lexuar se kush me kish marr.

"Shpirti motres vet! Akoma ne gjume eshte,ketri im?"-ishte ime moter.

Karakteristike e saj ishte energjia qe ne mengjes.Sido te kish kaluar nje mbremje me pare a cfaredo te ndodhte me pas,mengjesi ishte fuqia e saj.

"Miremengjes! Tani do ngrihem" -ia ktheva.

"Do vish per mengjes ketej? Prinderit e tij s'jane ne shtepi dhe do jene me pushime per disa dite.Merre dhe Ajalin!"-me ftoi ne nje takim ciftesh,qe s'po me pelqente qe tani.

"Ajland, ketri!"-ketri ishte pseudonimi qe i kishim vene njera-tjetres.

"Epo mire se pa emer nuk e lashe.E keshtu na prezanton pak kunatin.Te tregoj dhe une se je pak mbrapa dhe ti me historine time.Mezi po pres motraaa! Ejani"-motra ime ishte njeriu me i embel ne bote,por fjalet e saj ishin me te hidhurat qe kisha degjuar ndonjehere.Ose te pakten ashtu me tingellonin.

"Mire" -munda t'i them.Mbylla telefonin dhe mora Ajlandin,ashtu ende e pergjumur.

"Miremengjes.Je te lokali?"-e pieta.

"Miremengjes.Po ketu jam.Eja!"-me tha dhe u ngrita me ne fund.U bera gati e dola menjehere.

Lokali ishte i mbushur ate mengjes.E pershendeta me dore dhe u ula tek tavolina ne cep,vendi im i zakonshem prane deres.M'u afrua dhe me dha doren.

"Si je sot?"-me pyeti.

"Mire duhet te them?"-ia ktheva e ai qeshi.

"Ime moter na ka ftuar per mengjes.Do qe te jemi te 4-t."-dhe nga mimika e fytyres sime ai e kupton deshiren time per te realizuar kete plan.Ishte zero.

"Shiko une e kam lokalin plot dhe s'kam ke te le ketu.Mund te vija me shume deshire,pasi nuk dua te te le vetem,por s'mundem.."-ma ktheu.

"S'ka problem.Nje dite do perballem me ta,pa ty."-bera te ngrihem per te mos u vonuar.

"E di cfare? Thuaji te vine ketu.Do jete me fantastike.Edhe ti me ndihmon me lokalin,hame dhe mengjes,Nelsoni te sheh me mua...dua te them,ne kuptimin qe...me kupton"-u shpreh Ajland.

"Ide e mrekullueshme.Ne fakt duhet ta kisha menduar une pjesen e ndihmes.Ti me ndihmon gjithmone e mua as qe me shkoi mendja te te ndihmoja me lokalin.Me fal!"-i thashe.

"Mos e vrit mendjen! Ja tani u kujtove dhe do me ndihmosh" -me dha krahe serisht.E keshtu beme.Mora Bellen dhe i ftova tek lokali.

Nisem me furnizimin e briosheve,brusketave,sanduiçeve dhe petullave me shije te ndryshme.Lokali vertet ishte i mbushur ate mengjes,sa kishin mbaruar te gjitha qe ne oren 9 e gjysme. .

Kur u ktheva motra dhe Nelson kishin ardhur.Mora fryme thelle dhe buzeqesha.Vendosa ushqimet mbi banak dhe u afrova ti takoj.

"Ketri"-dhe e perqafova motren fort.

"Miremengjes" -munda ti them Nelsonit dhe i dhashe doren.Sa nisa te dridhesha pak,Ajland me shpetoi nga situata.

"Pra,briosh apo ndonje sanduic? Cfare deshironi?" Ajland i sherbeu,beri dhe kafet dhe u ulem per pak.

"Na e bete me hile.Ju ftuam ne te paret"-nisi biseden Bella.

"Jemi njesoj tani,nuk i quajme keto,i pari apo i dyti."-ia ktheu Ajland.

"Do behemi njesoj,kur te kurorezoni dhe ju dashurine tuaj" -tha ime moter e ne ate moment Nelson derdh pak kafe.

"Je mire? Do nje lecke te pastrohesh?" -e pyeti Ajland.U be pis ne pantallona,por jo ndonje gje e madhe.

"Shpirt,pse u emocionove? Jemi ne njehere,keta kane kohe."-e ndryshoi situaten Bella.

"Po pra."-tha ai.Syte e tij here shihnin nga une e here nga Ajland.

Shikimi tek ky i fundit ishte nga ata vdekjepruresit.Sikur po e hante te gjalle.Ajland e kuptonte sinjalin e hera-heres me vendoste doren pas qafe,ose ne kurriz.Ne nje moment mori telefonin e me shkroi nje mesazh pa u vene re.

"I yti eshte ky lokali?"-pyeti Bella.

"I nje shokut tim ne fakt,por e mbaj me qira.Kam ca kohe ketu e eshte bere si imi.."-vazhduan me biseden,nderkohe qe hapa telefonin.

" Fol ndonje fjale,se nuk kam pantallona rezerve ne lokal ."-qesha.

"Te pelqen? Mua me ka pelqyer qe diten e pare.."-i drejtohem dhe behem pjese e bisedes.

"Ketu jeni njohur? Pa na tregoni pak.."-pyeti Bella.

"Ne,ne fakt..."-nisi te fliste Ajland,por e nderpreva.

"Shpirt,e tregoj une."-thashe dhe u vune re gishtat e Nelsonit qe trokisnin poshte tavolines.

"Une dhe Ne...ne domethene jemi njohur tek studioja per here te pare." -nisi te me dridhej zeri,por munda ta mbuloj.Nelson me shikonte thelle ne sy teksa tregoja gjera qe ne dukje tingellonin shume te verteta.

"Ishte shume e zonja.S'kisha pare askend te kercente si ajo.Pavarsisht se e mora mesysh me duket se ndrydhi pak kemben.."-u shpreh Ajland.

"Vertet? Mire je tani,ketri,te dhemb?"-pyeti e shqetesuar motra.Detaji qe beri te kuptohej se historia qe tregova ishte nje trillim,fatmiresisht nuk u kap nga askush.

"Te ndihmoj me dicka? Une jam fizioterapist,nese do mund ta shoh."-u shpreh ai.Me ne fund guxoi me te fliste e te me shihte ne sy.

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora