"Miremengjes.Jam Klea Aral,qe me moret dje per te nisur ate punen."-i fola recepsionistes nderkohe qe ajo kontrolloi takimet per verifikim.
Vajza me floke bjonde me drejtoi drejt zyres ku do punoja e me prezantoi me vendin.Koleget aty perreth ishin te perhumbur neper pune.Dukej disi jo etike menyra se si reaguan kur me pane.Fundja une isha nje "e re" mes tyre,por respekti eshte per te gjithe.
Megjithate,u ula ne vendin tim dhe nisa me punen.Kisha nje sere dokumentash mbi tavoline qe me duhej t'i perktheja e dukej se dita e pare do te ishte intensive me pune.
"Si po shkon?"-me dergoi mesazh Ajland.Une e ai s'kishim folur qe prej puthjes,diku tek rreth 8 ore me pare.Fundja,nuk dija si te reagoja e c'ti thoja.E ndersa ai? Ai vazhdonte rutinen e te perkujdesurit per mua si te njiheshim prej vitesh.
"Cuditshem.Por do mesohem."-ia ktheva e vazhdova me punen.
"Ti je Klea?"-me foli nje vajze kokekuqe.U ktheva dhe pohova me koke.
"Do bejme nje mbledhje per te prezantuar evidencat kontabel.Detyrat e gjithesecilit do te percaktohen pikerisht ne kete mbledhje.Duhet te merrni pjese e ju te rinjte.."-ndoshta ish ironi e ndoshta kishte vertet "te rinj" te tjere si une ne ate kompani.U ngrita dhe ndoqa vajzen me floket e kuq.
"Mire se vini!"-foli drejtuesi i mbledhjes.Syte e mi u perplasen me te tijet.Ishte e njejta fytyre qe nje dite me pare me pandehu si kamariere ne lokalin e Ajland.Nje fytyre qe e njihja prej vitesh,por nga pasqyrimi i te dyve ne nuk dukej nje rikthim i kenaqshem.
"Uluni ju lutem! Te rinjte ketej"-na drejtoi bashke me 2 te tjere qe mesa duket kishin nisur njekohesisht me mua.
"Une jam Elio,drejtues i ketij sektori ne kete studio te gjere kontabel.Ne do te merremi me hartimin e evidencave kontabel sa i perket faturave,pasqyrave financiare..."-e nderkohe qe ai shpjegonte une vetem e shihja ne sy.Hera-heres hiqja shikimin.
Nuk po mundesha te kuptoja se si se fundmi ne jeten time po perballesha me njerez te padeshirueshem,cudira e nje sere ngjarjes qe po me lodhnin.Elio ishte pikerisht qershia mbi torte.
Mbledhja mbaroi pas 30 minutash e te gjithe u shperndane ne vendet e tyre.E fal zotit koha kaloi.Pas 2 oresh,te gjithe nisen te shperndaheshin.S'po e kuptoja.Kokekuqja ma beri me shenje qe te dilja.Mesa duket ishte pushimi.
Dola nga kompania dhe gjeta nje kafene aty prane.Mora nje kafe te forte dhe u ula.Nisa te tensionoja mendimet sic e kam profesion.Drama eshte nje element i pandashem i jetes sime.Por perse tani?
Elio,djaloshi qe u prezantua si drejtor i kompanise ku po punoja ishte ish i dashuri i sime motre.Gjithcka ndodhi shume shpejt,kur ata u ndane.Dua te them,thjesht motra ime nje dite te bukur me tha : " te mos flasim me per te".Por si doli Nelson ne loje?
Ai dhe Bella kane qene te lidhur gjate universitetit,ku te dy studionin per finance-kontabel.Ishin shume te dashuruar dhe e mbeshtesnin njeri-tjetrin.Bella fluturonte sa here fliste per Elion.E ndersa ky i fundit me kish bere nje mije e nje premtime sa here e takoja.Me kish thene se s'do e kishte lene per asgje ne bote dhe se e donte me shume se gjithcka.
Por tani? Si? Cfare dreqin nuk di une ne gjithe kete histori? Kush po luan dhe me ke? Ferkova koken ne menyre qe te qetesohesha nga gjithe keto mendime te cilat po me benin te shpertheja.
Krejt papritur,Elio erdhi ne ate kafene dhe u ul ne tavolinen perbri meje.Nuk e di perse e ndjeja se perballja me te do me bente te ndihesha keq.Jo sepse ai do e bente kete,por sepse disa te verteta qe ai mund te thoshte,e ndjeja se do ma gerryenin shpirtin.
Ah Bella! Cfare eshte e gjithe kjo? U cova nga tavolina,pa e kthyer koken nga Elio e ika drejt zyres.
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔