"Dasma ishte e mrekullueshme.Ishte nje magji.Une,une u ndjeva nusja me e lumtur ne bote.Isha aq e emocionuar ne krahet e Nelsonit,nderkohe qe na shihnin te gjithe,sa s'mund ta pershkruaj..."-ishte Bella ate mengjes te hershem,pikerisht pak pas perfundimit te dasmes,e cila po tregonte emocionet e saj.Une dhe mami po e ndihmonim te rregulloj pak,para se te ikte me Nelsonin.
"Zonjusha"-e ne ate dhome hyri Nelson.Mora fryme thelle,duke u munduar te gelltisja lotet.
"Dhender,ma mbaj mire vajzen time te vogel.Jeni si dy yje te dy"-foli mami,"Klea,s'mendon se jane si dy pellumba te dashuruar? Ah sa e lumtur jam qe ne syte e vajzes sime ka gezim fale teje!"-perfundoi mami.Fjalet e te gjitheve peshonin mbi mua,kur presoni qe e shkaktonte gjithe kete peshe ishte perballe meje.
"Po,si dy yje jane."-qesha me veshtiresine me te madhe ne jeten time.U largova bashke me mamin.I lame vetem te dashuruarit.Nuk e besoja ate qe po me ndodhte brenda atyre 24 oreve sa lutesha te zgjohesha sa me pare nga ajo enderr.
"Klea"-me thirri Ajland,kur me pa te dilja nga ajo dhome.Eca pas tij dhe e ndoqa jashte salles se dasmes.Hyra ne makinen e tij e u nisem per s'di se ku.
"Cfare dreqin eshte kjo qe po ndodh? A eshte shaka?"-bertisja nga inati e lotet me rridhnin varg.Ne nje moment,teksa ecnim me makine,m'u kujtua streha ku merrja fryme ne cdo moment timin te keq.I kerkova Ajlandit te me dergonte ne nje vend ne fund te rruges interurbane,pak para se te dilnim ne autostrade.
Aty ishte vendi im i preferuar.Ishte nje hyrje pallati,ku ne katin e dyte ndodhej nje dhome e madhe e rrethuar nga pasqyrat.Me ndaloi aty e une dola menjehere.U ngjita ne katin e dyte dhe hapa deren.Pasqyrat pane portretin me te derrmuar ndonjehere.Ndonese ne ate hyrje,une shkoja sa here isha e merzitur,kete here edhe pasqyrimi nuk genjente.Kete here ishte shume me e veshtire se zakonisht.
Ai vend ishte nje dhome ku une praktikoja pasionin tim me te madh,kercimin.Kam kercyer qe 9 vjece dhe cdo vit kam marr pjese ne ndonje konkurs.Por u bene rreth 3 vite,qe kur ne ate vend sillja vetem Nelsonin e jo ndonje partner tjeter kercimi.U bene disa vite qe kur aty kerceja per dashurine.Por a do mund ta beja serisht kur dhimbja qe shfaqet ne pasqyre eshte pikerisht per dashurine?
"Klea? C'eshte ky vend?"-me pyeti Ajland, i cili hyri pas pak minutash,kur pa deren pak te hapur.E mbylli dhe erdhi tek une.
"Kjo eshte foleja ime e dashurise.Vendi im i preferuar"-ia ktheva.Hoqa pallton dhe hapa dollapin e vogel ne cep te dhomes.Nxorra takat e vallezimit e hoqa ato te dasmes qe me kishin marr shpirtin.Ndeza magnetofonin dhe nje muzike e qete nisi.
Kisha ne playlist ne regjistruat ne kasete dhe kenga e pare qe nisi ishte "Madrigal-DIP".Hodha nje hap,pastaj tjetrin dhe trupi nisi te sinkronizohej me melodine.Ajland po me shihte.Ajo c'ka po mendoja ne ate moment ishte energjia qe percillte ajo simfoni.Dukej sikur i permblidhte te gjitha emocionet e keqija ne nje e mi nxirrte jashte.
Pas pak castesh,Ajland hoqi xhaketen e mu bashkua neper hapa.Portretet i takonim nepermjet pasqyres ndersa kembet leviznin ne te njejtin ritem.Bera nje rrotullim e ne nje moment u gjenda perballe tij.Hera-heres fytyra e Ajland me kujtonte hijen e Nelsonit,por nuk e beja te dukshme.I dhashe nje buzeqeshje nderkohe qe kenga mbaroi.
"Sa bukur kercen!"-me tha,"Ky vend eshte joti?"
"Po.Vij shpesh ketu edhe pse eshte pak larg"-ia ktheva,"Edhe ti s'ishe keq"-dhe buzeqeshem.
Ndjesia qe ai percillte teksa e shihja ishte e cuditshme.Ishte si nje armepushim pas lufte.Ishte nje ndjesi shume qetesuese per faktin se e merrja nga nje i panjohur.Ajland u be kaq papritur pjese e jetes sime,por pikerisht ne momentin kur kisha me teper nevoje.
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔