"Por si eshte e mundur? Ai ndyresire..ai plerhe ishte para ca muajsh ne zyren e Kleas.Si dreqin! Ata kane shume kohe bashke..."
"Shhh jetë!"-dhe i afrohem per ta qetesuar,"Te kam shpirt,ruaj qetesine! Eshte faji im per te gjitha.Une nuk e njihja ate.Une te largova ty.Me fal shume! Me fal te lutem!"-dhe e perqafoj.
Aleksit filluan t'i dilnin lot nga nervat,zhgenjimi a kush e di c'ndjenje tjeter.
"Zemer,nese ka njeri ne bote qe e dua sa jeten,je ti.Te betohem qe m'u erren syte prej dashurise tende...Nelsonin,as as se doja.."
"Te lutem mos e permend emrin e tij.Ai palo burre do ma paguaj.."-e ne ate moment me dolen ca lot.Me perqafoi fort dhe me shtrengoi ne kraharorin e tij.
"Do ma paguaj qe beri lulen me te bukur te jetes sime t'i dalin lot.."-dhe me mbajti prane vetes per nje pauze te gjate,aty ne zyren e tij.
Ashtu shkoi dhe dita.Kaluam kohe me njeri-tjetrin si te kompesonim kohen e humbur.U kenaqa vertet dhe shpirti m'u mbush plot.E doja Aleksin dreqin!Martesa e persosur me Nelsonin kishte qene nje enderr e keqe per mua,ndonese e kisha kuptuar pak vone.
"Shpirt,a s'me thua? C'do besh me mamin? Mendoj qe ajo ka nevoje te di te verteten.."-u shpreh Aleks ne nje moment teksa po rrinim te dy ne makinen e ty anes parkut.
"E kam te veshtire.Justifikimi qe nxorri Ajland u duk disi i bindshem,por s'kam guxim t'i them te verteten."-ia ktheva.
"Po nese do te ishte Klea ne vendin tend? A mendon se do kishte guxim?"
"Klea ja mbathi.E mbulova kete histori per te mos e kujtuar ate.Nese me lejon dua te shijoj jeten tanime prane teje.."-ia kthej.
"Po me Nelsonin kur do ndahesh?"-Aleks vazhdonte me pyetjet e njepasnjeshme.Ne te vertet dukej sikur kisha gjithcka nen kontroll,por e verteta ishte se nese mendoja pakez fare,qofte edhe nje detaj nga e gjithe kjo,do shpertheja ne lot.Se mbaja dot kete barre,por realisht ishte shume e veshtire.
Ndejta dhe pak me Aleksin,e pas 1 ore u ktheva ne shtepi.Aty me priste mami e cila menjehere hyri ne temen qe une nuk doja ta flisja.
"Bije si je? Ku eshte Nelson?"-me pyeti.Hoqa atletet dhe e ftova te ulej ne divan.U ula dhe une prane saj.
"Ka ndodhur gje?"-me pyet serisht.
"Mam,do te tregoj une,por me premto qe do ruash qetesine."-guxova ti them.
"Cfare?Perse?Mos me tremb,Bella!"-me thot me panik.
"Te lutem mam! Qetesohu!"-mori fryme thelle dhe me degjoi me vemendje.Nuk prisja dot pergjigjen qe mund te me thoshte apo reagimin qe do pasqyrohej ne syte e saj,pasi pikerisht kjo gje do te me dhimbte shume.
--------------
Klea's P.O.VGjendesha ne nje kafene ne New York.Ne dukje ishte e ngjashme me kafenenë e Ajland,por me ndryshim se nuk ishte e mbushur me ngjarje e kujtime,por me njerez te tjere.Po beja 1 jave qe isha transferuar aty,me plane te pergatitura qe para disa muajsh per t'u larguar nga rremuja e madhe qe isha duke jetuar ne vendin tim.
Ne fakt,fajin nuk e kishte vendi im.Perkundrazi,ai e kryente detyren e tij krysore e te qenit atdheu i shpirtit,me ajrin e paster dhe ambjentet e ngrohta dhe fantastike qe kishte.Ajo c'ka me merziti nga ai vend,ishin njerezit.
Nuk doja te kthehesha me atje.Nuk doja te perjetoja edhe njehere dashuri te rreme.Nuk doja te me dridhej edhe njehere zemra per dicka qe ishte imja ne nje moment,e ne tjetrin zgjohesha nga ajo enderr,duke perjetuar makthet me te keqija.
Ndoshta kjo ishte rruga e duhur.Ndoshta New York-u dhe jeta e re do me benin te perjetoja dicka krejt tjeter.S'do ndihesha asnjehere keq.Por si t'ia nisja? Nga ku? Nga kush? Nuk kisha askend dhe isha e pafuqishme.
Zemra me dhimbti per nje moment e si duket ndjeu aq shume sa s'mbajti dot.Vura doren ne kraharor dhe mbylla syte.
"Are u okay?"-me foli dikush aty prane.Hapa syte dhe munda te marr fryme thelle.
"A mund ta perdor telefonin tend?"-i thashe me nje theks amerikan.Djaloshi pohoi me koke dhe ma drejtoi.Formova numrin e mamit dhe i telefonoj.
"Alo?"-me thote ajo dhe lotet me shperthyen ujevare pa mundur te them dicka.Nxorra nje frymemarrje te sforcuar teksa qaja.
"Bija ime! Klea?"-bertiti ajo me lot ne sy.Ah dreqin! Mami ishte i vetmi person qe doja nga ai vend.Ajo se meritonte asgje qe ndodhi...
![](https://img.wattpad.com/cover/328132992-288-k170083.jpg)
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔