2.

147 20 0
                                    

"Klea ku je,mam?"-me tha mami ne telefon.Po me prisnin tek dasma.Te pakten e kishin vene re mungesen time.

"Po vij!"-i thashe.Bashke me djaloshin kurioz te kafenes ecem per tek dasma.

"Po prit!"-munda ti them e ai ndaloi.

"Si quhesh? Se per cudi,nuk ta di emrin."-qeshem te dy.Kisha bere biseden me te rendesishme te jetes sime me dike qe s'i dija as emrin.

"Ajland.Me thirr Landi,si te gjithe."-qeshem.Menyra se si ndonjehere emrat me te vecante modifikohen ne emra tipik pleqsh,eshte vertete qesharake.

"Gezohem! Une jam Klea"-i thashe.I drejtova doren dhe ai me kapi prej dore edhe ecem bashke.

U futem ne sallen ku zhvillohej dasma.Ne fillim nuk rame shume sy.Turma e madhe e njerezve ishte dyndur te nusja e dhendri.Pasi u liruan pak,mami me pa.

"Kle,kush eshte djaloshi?"-me pyeti e pa me gjykim.

"Ajland,i dashuri im."-i thashe,"Doja t'ia beja motres suprize.Fundja jo vetem ajo do e gjej dashurine e jetes"-qesha,por fjalet qe nxorra nga goja ma can tej per tej zemren.E kush me keq se sa vetja jote mund te te bej nje njeri tjeter?

"Mire se erdhe djalosh!"-dhe i dha doren.Na drejtoi tek tavolina e te martuarve.Ajland me shtrengoi doren fort.Beri sikur po me rregullonte floket e me peshperiti ne vesh :

"Jam ketu me ty.Qetesohu! Mund ta besh kete" Buzeqesha dhe shkuam te motra.

"Klea imee!"-me perqafoi fort.Motra ishte personi me i dashur ne bote.Ndoshta e dinte per Nelsonin,ndoshta naiviteti qe e karakterizonte e kish vene ne kurth e ajo s'dinte vertet asgje.Nje gje dihej.Ajo po martohej me dashurine time te pare.

"Nelson,Klea eshte motra ime.Kle,ky eshte burri endrrave te mia qe te kam treguar.."-e teksa ime moter na prezantonte nuk mundja ta degjoja e te vija re fjalet e saj.Ishin si nje ndotje akustike per shpirtin tim te derrmuar.

Nelson e un po shiheshim ne sy,por s'mundem te flisnim as edhe nje fjale.C'te me thoshte? Te me thoshte se i vinte keq.Se nuk donte qe gjerat te shkonin keshtu.Se nuk donte te me lendonte.Te me genjente...

E gjithe keto mendime,inate,justifikime qe kishin pushtuar mendjen time,i dha fund Ajland.

"Une jam Ajland.E dashura ime eshte disi e hutuar nga emocionet per motren e saj e s'me prezantoi.Apo jo zemer?"-tha ai dhe me terhoqi afer vetes.Qesha e pohova me koke.

"Pres te mi tregosh te gjitha pas dasmes,mire zonjushe?"-me tha ime moter.

Nelson ende s'kishte folur.Ende s'kishte nxjerre genjeshtrat,justifikimet e tij.E kur do e bente? Apo mos valle do e vazhdoje kete dasem si te mos kisha ekzistuar me pare ne jeten e tij?Shume mendime me pushtuan serisht mendjen e serisht Ajland me zgjoi.

"E di se si ndihesh e cfare po mendon.Une jam ketu me ty dhe ti sot do kenaqesh shume.Do kercejme,do pime.Sigurisht qe do pime pak se shishet e lokalit tim i mbarove"-u mundua te me bente te qeshja.

Me pas u prezantua me babin tim.Ky i fundit e priti mire,por nuk u fokusua shume tek ne.Vemendja sigurisht ishte te cifti.Pavarsisht te gjithave,u perlota kur ime ate na uroi mirese ardhjen ne dasmen e motres sime.U perlota kur dritat u fokusuan tek bukuria e nje nuseje si motra  ime.

Nuk doja t'ia prishja diten.Nuk doja ta beja te qante pikerisht diten kur ishte bere femra me e bukur ne bote.Motra e Kleas.Shpirti i Kleas sot ishte bere nje nuse.

U ulem dhe muzika nisi te nderrohej.Te ftuarit nisen me urimet,kercimet e gezimin qe perfaqesonte nje dasem.Une nuk dija si te reagoja,c'te thosha.Mundohesha hera-heres te qeshja.Por nuk qeshja dot prej verteti.

Syte ne nje moment me shkuan tek nje fytyre e njohur.Njefare Dilan,nje zeshkan qe nese e shihje nga afer ishte kopja e Nelsonit.Ishte pikerisht vellai i ketij te fundit.Me pa me habi,por nuk reagoi shume.Nuk po i besonte syve sikurse dhe une.

Edhe momenti ku nusja e dhendri kercejne ne krahet e njeri-tjetrit te lumtur erdhi.Te gjithe i rrethuan e ata te dy u vendosen ne mes.Anash isha e un me Ajlandin.Ky i fundit me kishte kapur doren e s'ma leshoi asnje moment ate mbremje.

Kenga "Ti ho voluto bene veramente" e Marco Mengonit ishte simfonia qe shoqeroi kercimin e ciftit te sapomartuar.Fjalet e asaj kenge pershkruanin frikerat,dashurine e gjithe rrugen e dashurise qe une kisha bere per te zemra e Nelsonit.Nje rruge qe tanime ishte pakrye...

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora