"Miremengjes!"-me foli Nelson.Isha ende e pergjumur e s'mundja te hapja syte.Ndjeva trupin disi te mpire dhe u ngrita me veshtire.
"Kujdes koken!"-me tha ai.Munda te shoh me qarte.Ishim ne sendiljen e pasme te makines se tij.Sendiljen e kishte shtrire nga pas bagazhit dhe mesa duket kishim fjetur aty.
"Nelson?"-dhe koka po me xhironte cdo moment qe me kujtohej nga mbreme.Munda te perpunoj gjithcka kishte ndodhur.
Isha e veshur,por prap kisha pak ftohte.U struka ne krahet e tij pa folur asnje fjale me shume.
"Me duhet te iki ne pune"-i thashe,por nuk leviza asnje centimeter.
"E dashur,te coj une.Me pare duhet te hame mengjes dhe te veshesh dicka tjeter.."-me drejtoi 1 qese,ku kishte kafe dhe briosh.
Kafja ishte e nxehte e munda ta kullufis menjehere.Hengrem dhe briosh te dy se bashku.
"Faleminderit per gjithcka"-i drejtohem.
"E di qe kjo eshte detyra ime pavarsisht se nuk e kisha bere prej kohesh.Te kujdesem per ty eshte gjeja me e bukur per mua"-me perkedheli faqet dhe me puthi ne buze.
"Nelson,por...sa do te zgjase kjo?"-bera nje pyetje disi delikate.Nga ato tipiket te miat qe e prishin momentin.
"Klea,une te dua shume."-tha dhe mori fryme thelle.
"Do te jepja jeten per keto momentet tona te paharrueshme.Por ne kete periudhe,situata eshte komplikuar disi.Tani edhe Ajland..."-e kur permendi emrin e tij nderroi menjehere mimike.
"Po kete Ajland nga e njeh? Kush eshte? A eshte vertet i dashuri yt?"-me tha.Kesaj bisede po i shtoheshin me teper benzine zjarrit.
"Ajland eshte nje mik,"-e ne ate moment me kaloi peshtyma keq.U mbyta.S'u ndjeva mire.Dicka me kaploi dhe nuk munda ta mbaj.
"Klea,me thuaj.Mund te ndash gjithcka me mua.Te ka bere gje ai?"-tha me shikimim plot mllef.Kuptoi se nuk ishte ndonje mik,por nuk arriti ta zbarthte plotesisht situaten.
"Ajland eshte nje djale i rastesishem qe e njoha ne nje lokal.Ashtu sic ti njohe Bellen,edhe une isha keq nje mbremje.Isha pikerisht mbremjen,kur ti dhe Bella martoheshit.E ne ate cast ai..."-Nelson qeshi,por shikimi qe i dhashe nuk ishte aspak qesharak.Me la te perfundoj.
"Nisem kete lojen e te dashuruarve,ne menyre qe ti te kuptoje se mund ta vazhdoja jeten edhe pa ty sic ti e vazhdove pa mua.Dhe tani...jemi ketu.Ti je i martuar dhe une do martohem se shpejti."-thashe pa asnje shprese.
Kjo histori ishte bere e pavlere per mua.Dukej sikur s'ma ndjente me dhe nese do e merrnin vesh te gjithe.Isha lodhur duke u fshehur e duke trilluar ne dikush a dicka qe nuk jam une.
Fakti qe ja tregova te gjithe 'romancen' personit qe duhet ta besonte per te vertete,i shpjegon te gjitha.Nga ideja qe s'mundesha me te mbaja barren e kesaj historie e deri tek e verteta e hidhur qe Nelson ishte ende ai qe dua.
"Nelson une nuk jam e dobet perballe teje.Nese do te isha,do te kisha ardhur qe para 1 muaji te qaja perpara teje e ti tregoja te gjitha keto.Une thjesht...thjesht mendova se kjo histori do funksiononte.Dhe une do hiqja dore nga ti e nga dashuria per ty.."
"Ja dole?"-me pyeti duke me pare ne sy,ndonese syte e tregonin fare qarte pergjigjen.
"Jo,nuk ia dola.Une te dua ende,Nelson.Sikur kjo dashuri te mbetet serisht pergjysme,une prape do te te dua..."-dhe e putha me pasion.
Ndonjehere disa dashuri,nuk vdesin me ndarjen.Ata jetojne edhe nese kane kaluar vite e vite me rrenje te ngulura ne zemrat e te dashuruarve.
![](https://img.wattpad.com/cover/328132992-288-k170083.jpg)
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔