"Bije,ne po largohemi se u be vone.Po ju leme vetem ta shijoni me shume.Faleminderit Ajland qe e bere bijen time,vajzen me te lumtur ne bote.."-perqafoi nena ime Ajlandin e ne fund mua.I percollem te gjithe,i hodha edhe nje shikim te fundit Nelsonit dhe mbylla deren e lokalit.
"Ajland,cfare dreqin te tha mendja?"-i kthehem me inat ketij te fundit.Hodhi nje veshtrim nga une e me pas ma beri me shenje te ulesha. U ula e gjendesha perballe tij.
I drejtoj doren per t'i treguar unazen ne gisht.
"C'eshte kjo? Cfare bere?"-e pyes serisht.
"Une te dua ty,Klea.Te kam dashur qe ne momentin e pare qe te pashe teksa hyje ate mbremje ne lokal.E kush tjeter do te te ndihmonte te hiqej si i dashuri yt pervecse dikujt qe te do vertet?"-me tha ai.Fjalet e tij ishin shokuese.Ndoshta kisha kuptuar dicka pas puthjes se tij,por nuk ma mori mendja se ishte keshtu.
"Ajland,po me pas? Pas marteses plot dashuri c'do ndodh?"-i them.
"Po ti a nuk ndjen dicka per mua?"-me pyet dhe vendos doren e tij siper times ku takoheshin unazat.
"Ajland..."-mora fryme thelle dhe hoqa doren.
"A je ende e dashuruar me dike qe te la per motren tende? Per dike qe gjen cdo mundesi per t'u shfaqur e per te te bere te ndihesh e dobet?"-me tha ftohte.E tani dukej se do nxirrte ne pah anen e tij me te erret per te me thene ca te verteta ne sy.
"Une nuk jam e dobet,"-i shprehem.
"Por Nelson te ben te ndihesh,nuk ke pse e mohon. E pashe veshtrimin tend para disa oresh ne ate zyre.Ai ishte ulur ne gjunje e ti po e shihje me keqardhje.Ndonese te la,te tradhetoi,brishtesia ne syte e tu per te ishte mese e dukshme.Dhe kjo gje perkthehet me faktin se ti nuk ke fuqi perballe tij.Perballe dashurise se tij te rreme.."-tha ai e kete here vendosa une ti them ca te verteta ne sy.Fshiva ca lot qe me kishin dale e i drejtohem :
"Dashurise se tij te rreme? Kjo e jona c'eshte? A s'eshte nje loje e rreme qe nisi qe para disa muajsh? A nuk konsiderohem e dobet kur zgjodha ta bej kete loje me ty? Me thuaj! Nese dashurine e madhe qe ti ke do vendosje ne gjunje si Nelson,a mendon se do merrje nga une te njejtin veshtrim?" Vendosa ti kthehem pak ashper ti treguar se kjo martese fallco nuk do sillte asgje.E aq me teper dashuri.
"E vetmja gje qe mund te me dobesoj eshte kjo martese,Ajland.Kjo shtirje perpara te gjithe njerezve qe dua.Me vjen keq por nuk mund ta bej"-i them,por zemerimi i tij qe pasoi ishte dicka qe se kisha pritur kurre.
Me kapi prej krahu dhe me mbeshteti ne banak.Po me shtrengonte fort me ose padashje pa e kuptuar.
"Nese kjo martese eshte e pakuptimte,atehere edhe dashuria juaj e fshehte s'do zgjase pergjithmone.C'do mendoj Bella po ta marri vesh qe burri i saj dhe e motra perqafohen ne ambjentet e punes se kesaj te fundit?"-dhe vazhdonte te ma mbante krahun shtrenguar.
"A do ta fali te motren dhe do ti lere zogjte e dashuruar ta jetojne dashurine qe mesa duket i eshte munguar prej muajsh? Nuk jemi ne perralla.Disa te verteta jane me mire te pathena.Disa te verteta te therrin aq keq ne kraharor sa me mire te qendrojne brenda ne shpirt..."-vazhdoi ai.
"Kjo martese do na ndihmoje te dyve.Do jemi shume te lumtur,sic eshte motra jote me Nelsonin.."
"Ajland,po..."-po m dhimbte krahu,por ai s'po me linte te flisja.
"Klea,"-dhe u afrua te me puthte,por munda ta shtyje me force.
"Dakord pra.Do e bejme kete martese,si te thuash ti.Po mos guxo edhe njehere tjeter te me prekesh apo te me puthesh,more vesh? Nuk eshte faji yt.Eshte imi,qe mendova se nje djalosh i sjellshem si ti do me ndihmonte e do me kuptonte dhimbjen deri ne fund. Por tani te njoha..."-e i tregoj krahun paksa te nxire,"Ky eshte ai djaloshi qe me pyet ne cdo moment 'a je mire',por qe nuk me ben te ndihem mire..."-them dhe largohem.Ai ben te vije pas meje,por kembet i ndalojne tek dera e lokalit.
I hipi makines dhe nisem.Ndez telefonin dhe shkoj tek thirrjet.Telefonoj 'Nelson', te cilit kete here ja kisha ndryshuar emrin ne listen e kontakteve.
"Klea,mire je?"-me foli me ze te ulet.
"Eja me tako! Aty ku ishim pak me pare.Te pres"-i them dhe i jap gaz me shpejtesi.
Pas pak castesh,mberrin dhe Nelson i cili zbret nxitimthi nga makina.
"Kle"-me therret.Kthehem e vrapoj per tek ai.E perqafoj fort dhe e puth me dashuri ne buze.Epo dreqi ta haje! E doja ate me shume se cdokush ne bote dhe kjo gje s'do ndryshonte asnjehere...
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔