"Klea,si je?"-me foli nje ze.U ktheva e pashe Aleksin.Nuk e di c'do degjoja me nga ai pas asaj qe me tregoi Bella,por u solla gjithsesi natyrshem.
"Mire,ti?"-ia ktheva.
"Mire.A vjen pak te zyra ime?Dua te flas dicka me ty"-m'u drejtua.Le ta degjojme dhe versionin e tij per nje histori dashurie qe prishi historine time.Isha e gatshme per te perjetuar dhimbje te tjera te cilat mesa duket s'kishin fund.Shkova pas e teksa mbylli deren e zyres me ftoi te ulesha.
"Sa e cuditshme te te shoh serisht!"-beri hyrjen Aleks,"Me behet qejfi qe ke arritur te gjesh nje pune pas gjithe asaj barre studimesh qe beme atehere."-Atehere! Eshte nje fjale kyce e cila shpjegon fare mire idene e bisedes.
"Po,gjithashtu."-i thashe.Nuk fola me e derisa ai doli ne teme me ne fund.
"Po,Bella si eshte?"-me pyeti.
"Perse te duhet? Fundja s'jeni me bashke.Ku eshte pare te pyes nje ish i dashur?"-ia ktheva ftohte.
"He pra,te gjithe kane ende nje debolese per dashurine e pare!"-u shpreh ai si te kishte folur me buzet e mia.Ishin pikerisht fjalet qe perdora pak me pare ne biseden me Bellen.
"Jo,kur kjo eshte motra ime.Fol hapur cfare do?"-i thashe vrazhde e u ngrita per te ikur.
"Nuk e di c'te ka treguar ajo,por une nuk flas me te qe para disa muajsh.Qe kur nje dite ajo s'me hapi me telefonin,me bllokoi ne cdo rrjet social e nuk munda te kem me kontakt me te."-tha ai.
"Ndoshta e ke merituar.Nuk mendon? Apo fundja ju meshkujt jeni gjithmone te pafajshmit?"
"Kle,as policia nuk e vendos fajtorin vetem me nje deshmi.Po ti a e di anen time te historise?Ose te pakten me trego c'te ka thene ajo.Une nuk e di c'bera realisht"-disa nga fjalet qe thoshte me benin konfuze,por nuk e di perse nuk doja t'ia dija.Fundja edhe kur Nelson donte te shpjegohej per faktin se si nje dite krejt papritur u martua me motren time,as atehere nuk doja ta dija.
"Aleks,shiko.Nese ajo te ka thene se s'do te flisni me,atehere mbaroi.A s'mendon se duhet ta vazhdosh jeten pa te?"-ia ktheva biseden me te qete e serisht bera te ike.
"Po te ndodhte ty kjo?"-e aty shtanga.Se di perse sot te gjithe kishin vendosur te me merrnin shembull ne dhimbjet e tyre ne dashuri.Nuk isha nje shembull i mire per t'u marre.E aq me teper kur asnjeri se dinte qe keto trillime ishin te verteta.Ishin dhimbja e dashurise qe po perjetoja prej muajsh.
"Po sikur Nelson nje dite te bukur te mos te ta hapte telefonin?Mos te ishit me bashke pa asnje arsye? A nuk do doje ta dije cfare e gjeti?"-mora fryme thelle e po mbaja lotet nga fjalet e tij qe me kalonin perpara syve si plumba.
"Une kam muaj e muaj te tere qe e kerkoj Bellen.E di ku eshte,por njehere munda vetem ta shoh."-me tha ai.Me friken se ky i fundit do e kishte kuptuar per Nelsonin,pyeta per me shume informacion.
"Ku?Si e pe?"-i them.
"Ishte me ty ne nje dyqan dekoresh para 3 muajsh,pak dite pasi kisha humbur cdo kontakt me te.Nuk munda te afrohem,as ta tremb,as nuk iu ndoqa.Nuk jam manjak,por deshira per t'ju ardhur nga pas e per ta pyetur per shume gjera ishte e madhe.Nuk erdha me.U dorezova ndonese lutesha cdo dite qe nje shenje te ma sillte prap ne jete kujtimin e saj.Ose te pakten te merrja nje sinjal qe duhet ta shoh.E tani qe te pashe ty..."-Bella dhe Aleks me kishin konfuzuar aq shume ate dite sa mendja me kish fluturuar.Ende me regjistrohej ne koke fjali "po sikur Nelson...?" e pjesa tjeter me tingellonte thjesht si zhurme ne vesh.
"Kle..."-me tha me pas,"Une nuk kam ndaluar per asnje moment se dashuri Bellen.Ende e dua.Nuk kam askend tjeter ne jeten time.A mund te me takosh me te? Te lutem! Beje si nje nder per nje shok fakulteti qe ke pasur dikur.."
"Do flasim,Aleks."-dhe dola nga zyra e tij.Eca tek tavolina ime dhe ktheva nje gllenke uje.Isha mes nje stuhi mendimesh qe po me perpinin te teren.Fal Zotit per 5 minuta mbyllja punen dhe nisa te behem gati.Ajland me telefonoi ne momentin qe po mblidhja sendet.Me priste aty jashte.
Dolem thuajse te gjithe njeheresh.Perqafova Ajlandin dhe s'doja asgje tjeter.Teksa bej te hipi ne makinen e tij,Aleks hedh veshtrimin nga une e Ajland.Kete te fundit po e shihte me me vemendje,pasi dielli i kishte zene pamjen.Kur Ajland hyri ne makine,imazhi i tij iu pasqyrua i teri.U habit.Pa qe djali qe po me shoqeronte mua ne shtepi nuk ishte Nelson.
Te kete menduar per ndonje kusheri timin? Se besoj.Ajo puzzle e madhe dukej se s'do plotesohej kurre me aq formuese sa shtoheshin ne cdo moment.Kete here do me duhej t'i shmangesha Aleksit per shpjegimet rreth Nelsonit.Po per sa kohe?
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
Literatura KobiecaGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔