"Sa e bukur je bere bije!"-i foli mami Belles teksa e pa te veshur me fustanin e nuses.
"Faleminderit mam!"-dhe perqafoi te emen.
"Por a je e sigurt qe Aleksi eshte djali i duhur? Nuk dua te zhgenjehesh.Nelson ishte nje maskara dhe dua te sigurohem per time bije..."-tha mami,por Bella e nderpreu.
"Jam e sigurt,mam.Une e dua shume Aleksin dhe ai mua.Nelson eshte histori e shkuar.Mos e mbush veten me mendime te keqija sot.Shko para se mbarova dhe une!"-i tha Bella dhe e ema doli.Sapo kjo e fundit iku,tingelloi nje telefon.Ishte i te emes.Nje mesazh nga "Kle".E hap dhe e lexon :
"Mam,si je? A je lodh? Une kam vendosur te vi tek dasma e Belles.Do vij me nje shok.Mos u shqeteso! Eshte djale shume i mire.Do rri pak e do kthehem serisht ne New York.Mos i thuaj gje Belles"-e pikerisht ishte Bella ajo qe lexoi mesazhin.
12'00 am
"Je gati,shoqe? Te vi te te marr?"-me shkroi Rajl.
"Po per 5 minuta.Eja!" E pas 10 minutash Rajl erdhi tek apartamenti im dhe u nisem te dy per ne aeroport.Fatmiresisht se kishim larg,per rreth 15 minuta ishim atje.
"Si ndihesh?"-me pyeti.Bera nje mimike si ti thoja "vertet se di".
"Mos u shqeteso! Gjithcka do shkoj shume mire.Kthimin e kemi pas 2 ditesh.Nese merzitesh me shpejt,e ndryshojme."-tha ai dhe me buzeqeshi.
Kisha nje gjetur nje mik te vertete qe nuk me linte asnjehere te merzitesha.Ishte rastesia me e bukur ndonjehere dita kur njoha Rajl.Rruges me vendoste kenget e mia te preferuara dhe nuk me linte turivarur.
Mberritem ne aeroport,ku kaluam procedurat e valixheve,biletave,pashaportave e me pas u ulem ne gate.Avioni nisej pas 30 minutash,megjithate nisem avash avash te rreshtoheshim per te shkuar si fillim tek autobuzi e me pas te avioni.
Keto shetitje rutine perfunduan dhe ne u ulem ne avion ne pritje per t'u nisur.Avioni filloi te mbushej me njerez.Vendi prane meje mbeti bosh deri pak sekonda para se te nisej avioni.
Prane meje nga e djathta u ul nje djale i ri.Nuk e di perse pata nje ngushtim ne stomak qe ne momentin qe ai u ul.Ishte me kapele dhe syze e s'munda ta dalloj kush ishte.Por me te hequr keto aksesor,pashe nje fytyre qe kisha shume pa e pare.
"N...n...ne"-mu mor fryma aq sa s'munda te thoja asnje fjale vecse ta shihja si e hutuar."Klea je mire?"-me pyet Rajl nga e majta ime e ne ate moment e djali ktheu koken.Ishte Nelson.Kisha 3 vite pa e pare,qe kur u largova atehere.
"Klea!"-me foli.Une ende vazhdoja e hutuar.
"Je mire?"-me pyet.
"Po mire.Si je ti?"-i kthehem.
"Rajl,ky eshte Nelson."-prezantoj djemte me njeri-tjetrin.
"Nelson,ky eshte shoku im,Rajli."-dhe dhane doren.Gjate udhetimit biseduam,qeshem,kujtuam gjera shume te bukura qe kishim kaluar me njeri-tjetrin,por edhe larg.
"Ke vendosur te kthehesh me ne fund ne atdhe?"-me pyet Nelson ne nje moment.
"Jo,ne fakt s'e kam menduar ndonjehere te kthehem.Kete here me solli dicka tjeter,por do vi serisht pas 2 ditesh ne New York.."-thashe,"Po ti ke qene ne New York?"
"Kete javen e fundit erdha per nje trajnim pune.Kam gjetur nje oferte te mire ketu dhe mendoj se kam kapur mundesine e jetes.Ne atdhe ne fakt me ktheu dasma e Aleksit.."-e aty na kaploi heshtja.
"Besoj dhe ty te ka ftuar Bella?"-me pyet pas pak Nelson.E pashe ne sy.S'dita t'i pergjigjem.
"Po.Per ate po kthehem..."
![](https://img.wattpad.com/cover/328132992-288-k170083.jpg)
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔