12.

90 12 0
                                    

Forca me e madhe e nje femre eshte buzekuqi qe ajo perdor!

 Nisa ate dite me nje energji krejt tjeter.Mendova se kishte ardhur momenti te zgjohesha e ta jetoja jeten sic e meritoja.Po beheshin pothuajse 6 muaj qe kur ime moter u martua me Nelsonin.Ditet kalonin,enigmat e se shkuares shtoheshin dhe une po shkaterroja edhe me teper veten per dhimbje te cilat s'do shuheshin kurre.E c'me mbetej tjeter? 

 Po behesha gati per te shkuar ne pune.Ate mengjes vendosa ne buze nje buzekuq te kuq,kombinuar me nje kostum te zi dhe takat e kuqe.Vendosa qe ate mengjes te dukesha me e bukur se zakonisht.Me e fuqishme se zakonisht.Them se e meritoja nje mundesi tjeter per ta jetuar jeten sic e meritoja.

 Nderkohe qe po dilja,me bie telefoni.E vendos tek mbajtesja siper radios ne makine dhe u nisa.Po me telefononte Nelson.Cudi ne fakt,por kisha shume pa marr nje thirrje nga ai.U ndjeva cuditshem pasi aty lexonte "BAE".Per dreq kisha harruar ta nderroj emrin e tij ne telefon.

"Miremengjes kunat"-i fola.E ndersa toni qe mu pergjigj nuk ishte ajo qe prisja.

"Leri brockullat po me thuaj ku je!"-m'u drejtua.

"Une? Po shkoj ne pune.Te duhet gje? Bellen se kam takuar sot,as kam folur me te."- thashe.

"Ne pushimin e drekes te pres ne adresen qe do te te dergoj.Me duhet te flas me ty.Dhe nuk pranoj kundershtime,kunate."-me tha.Situata dukej intensive,por nje ze i pashpirt brenda vetes me thoshte se duhet ta kaloja me te qeshur.Fundja kjo situate ishte bere qesharake.Jeta po tallej me mua e tani ishte momenti qe une te tallesha me te.

 Ne pune gjate gjithe dites u ndesha me Aleksin,por as kete te fundit nuk e perfilla.Ose le te themi qe kisha vendosur ta injoroj perballjen me te.Pushimin e drekes e kalova ne zyre duke perfunduar disa perkthime zyrtare te cilat do me merrnin kohe pas pune,gje te cilen se doja.Por dukej se Aleks e kishte kuptuar planin tim.

"Keto jane disa shenime shpjeguese te cilat duhen dorezuar te perkthyera deri neser"-tha teksa hodhi 4 dosje te medha mbi tavolinen time.

"Sapo i perfundova ato qe me kerkuat per neser.Ka ende?"-e pyeta dhe nisa ti shoh.

"Ka ende.Puna ketu nuk perfundon per 1 ore zevendesim i pushimit te drekes.Me vjen keq nese te them se ti sot do punosh e vetme jashte orarit.Pune te mbare!"-me tha me nje ton te ashper.

 Se di por njerezit ne pergjithesi,te gjithe pa vecuar askend,keto kohe ishin bere te merzitshem.Dua te them,njehere keshtu e njehere ashtu.Njehere me luteshin e diten tjeter sillen ftohte me mua.Ndoshta ka ardhur pikerisht momenti qe mendoja qe ne mengjes.Duhet ta nisja me ate qe me bente te ndihesha me mire.Me punen time.Ndoshta ky nuk eshte ndeshkim nga Aleksi,por nje shenje qe me duhet te fokusohesha me teper tek puna ime e endrrave.

 Rreth ores 9 te mbremjes,ku kompania ishte boshatisur,une isha ende e ulur ne tavolinen time.Here shtrija kembet,here u perkulja,here beja ecejake ne zyre per te mos me zene gjumi.Ndihesha realisht e lodhur,por me duhet ta perfundoja sot.Piva kafen e trete per ate dite qe te mund te procesoja me punen e mos te flija.Ne nje moment me tingellon telefoni.

"Hej,a je mire?"-me shkroi Ajland.U ula dhe e lexova me vemendje.Ai shfaqej gjithmone nga hici kur kisha nevoje me teper per dike.Shqetesohej per mua ne momentet kur isha e lodhur,e merzitur."Si je?A ke ngrene? Te duhet gje?"-te gjitha keto ishin pyetjet e tij pikerisht kur me duhej dikush per t'u mbeshtetur.Por si ndihesha vertet?

"Mire.Ne pune ende.Si je ti?"-ia ktheva.U ngrita per te pire pak uje.Kur kthehem shoh dike qe realisht nuk e prisja ne ate ambjent.

"Cfare dre..?C'eshte kjo hyrje si fantazem per ate zot Nelson?"-ulerita nga frika.Ishte si nje hije tek cepi i deres ne nje dhome te boshatisur.Pashe perreth per ndokend.

"Mos u frikeso! Jemi vetem une edhe ti..."-me tha.

"Kjo nuk me lehteson fare.Cfare kerkon ketu? A e di cfare vendi eshte? Perse erdhe?"-nisa me pyetjet e stresuar.Nese deri me tani ia kisha arritur qellimit per jetuar "jeten" qe meritoja,Nelson u shfaq serisht e si gjithmone shkaterroi gjithcka.

"Nelson cfare do? Po punoj.Po jetoj jeten time.Cfare kerkon ende?"-ia ktheva.U ula tek karrigia.Mu moren disi mendte a ndoshta me ra tensioni.Mu duk sikur per nje moment s'po arrija te merrja fryme.Piva pak uje dhe e pashe serisht ne sy.

"Do te te tregoj gjithcka,e dashur."-me tha me zerin qe i dridhej.Me kapi doren e u ul duke u mbeshtetur ne gjunjet e mi.

"Nuk mundem me pa ty.Dhe ti je personi i fundit qe e meriton kete.."-teksa te dy te perlotur u pame ne sy,ai moment u shkaterrua edhe me teper.Ne zyre hyn Aleks,i cili u habit kur na pa.E pas dere,dukej qe larg,Ajland...po tani? Si do e perballoj te gjithe kete teater?

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora