24.

96 12 0
                                    

3 vite me vone...

"Thank you.Have a nice day!"-tha zonjusha bukuroshe dhe doli nga dyqani.

Ora ishte rreth 3 e drekes,ne nje mesdite korriku,ku dielli pervelonte.Une isha ne dyqanin tim te luleve ne nje province te NewYork-ut dhe puna ishte ne fluks.

E kisha hapur kete dyqani qe prej 1 viti dhe isha shume e kenaqur.Mendova se nje dyqan lulesh do me bente te ndihesha mire te hiqja pak mendjen e te ndryshoja dicka ne jeten time.Hera-heres ndryshimet rezultojne te mira.

Ortaku im ishte nje djale qe takova ne kafenen e zakonshme ku ulesha per nje double espresso.Me pa teksa po kerkoja per pune ne laptop dhe me dha kartviziten e tij.Ai ne fakt,punon ne zyren e avokatise ngjitur,por me ndihmoi per hyrjen dhe dyqanin me ane te nje mikut te tij.

Ne nje permbledhje,djaloshi i rastesishem i lokalit u be heroi i nje jete timen te re.Rregulloi dokumentet,me ndihmoi me nje shume parash te cilat pas shume kembenguljesh me bindi t'ia marr e ne fund u be nje shok shume i mire.

E quajne Rajl.Ne fillim m'u duk pak i cuditshem,por eshte vertet nje djale i mire.Nuk eshte perfitues apo ndonje arrogant,perkundrazi historite e tij te dashurise me ndryshojne teresisht humorin.Te pakten ndryshe nga te miat,ka dicka per te treguar...te lumtur te pakten.

Nga ana tjeter,kisha nisur te marr fryme lirisht.Isha shkeputur nga familja ime,ndonese mamase i shkruaja ndonje mesazh tek-tuk.Fundja,ajo eshte e vetmja qe nuk ka faj.Nuk me tregon asgje qe te mos me merzis.As nuk e kam pyetur.

Per Bellen s'di asgje.S'me ka telefonuar pas letres qe i lashe para 3 vitesh.Me siguri po jeton e lumtur me Aleksin.Fundja,nga pusulla e fundit nga Nelson,kuptova se ja del ta transformoje historine si ti leverdis.Do i kete bindur te gjithe qe Aleks eshte i pafajshem dhe Nelson...ah as qe dua t'ia di c'ka bere.

Eshte ime moter..ishte.I uroj me te mirat,por ate kapitull e kam mbyllur tashme.

Vazhdova te merresha me nje buqete me tulipane te bardhe,te verdhe,roze e portokalli.Nje tufe shumengjyreshe lulesh per nje rast te vecante.Me pelqente ta merrja punen aq seriozisht sa me dukej sikur do mi dhuronin mua.

"Kleaaa!!"-thirri Rajl teksa hyri ne dyqan.

"Zoti avokat! Cila erë ju solli ne kete ore?"-ia ktheva.

"Do doja shume te me sillte era.Kjo vape nuk durohet.Te solla nje pije energjike,besoj se je lodhur dhe ti..."

"Ooo shpetimtari im!! Si do ja beja pa ty!"-dhe e kthej gjysmen e kanaces nga etja.

"Kam dhe dicka tjeter per te dhene."-me tha duke nxjerre nga canta nje zarf.

"C'eshte kjo?"-e pyes.

"Shkruante emrin tend.Njoh nje mik ne poste dhe ngaqe e di se konsiderohesh klientja ime,me mori ne telefon.E kishin sjell ne posten qendrore per ty.Hape shihe!"

E mar zarfin e bardhe ne dore dhe e hap.Brenda ishte nje leter katrore ne material kartoni e shkruar me shkronjq te arta.

Bella & Aleks Weeding

"Hah!"-qesha me ironi.

"Cfare eshte? Vezë surprize?"-me pyet Rajl.Lexoi emrin dhe qeshem te dy.

"Po qenka fiks nje vezë surprize. U martoka per 2 jave..qesharake!"

"Se kam ndermend te shkoj."-i them.

"Por nje deshire brenda e ke." Rajl me pa ne sy dhe u ul prane meje.E lashe per nje moment buqeten dhe u ula dhe une.

"Je e sigurt? Nuk do doje ta shihje motren nuse? Dua te them,nuse me djalin qe ajo do vertet."-nisi te flas ai.

"Se di.Ndihem cuditshem.Heren e fundit qe e pashe si nuse,hengra veten me dhembe.E nuk e di ne kam forcen ta shoh serisht.Aq me teper tani qe kemi shume kohe larg njera-tjetres.Tani qe nuk ka pyetur per mua.."

"Mendon se e ka derguar vertet ajo? E kam fjalen,mos e ka derguar Aleksi pa i thene asaj per t'ia bere surprize?"

"Jo,se besoj.Aleks do jepte jeten per Bellen e s'do bente kurre gjera pa dijenine e saj.Ndoshta ime moter u kujtua diten me te lumtur te jetes se saj qe une jam gjalle."

"Po mami? Pse se pyet?"-me tha Rajl.

"Jo.Me mamin s'kemi biseduar asnjehere per keto ngjarjet e ndodhura.As kam dashur te di informacione e as me ka treguar."

"Ne rregull pra.Po te pyes serisht...je e sigurt qe nuk do te shkosh?"




Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora