14.

90 11 0
                                    

"Pra,gjerat rrodhen aq shpejt sa nuk kuptova asgje.U gjenda perballe nje vajze me zemer te thyer qe me lutej te martohesha me te..."-e teksa Nelson vazhdonte ende te tregonte historine,me bie telefoni.

"Pergjigju,mund te jete me rendesi."-ishte mami qe rrallehere me merrte ne ate ore.

"Mam?"-fola.

"Bije,Ajland nuk eshte mire.Eja menjehere te lokali i tij se me duket se do i bie te fiket.Jam bashke me Bellen.Njoftoje e Nelsonin,ndoshta na ndihmon ai.."-tha mami e panikosur.Ndihesha fajtore per gjithcka qe mund ti kishte ndodhur,por nuk mundja ta mendoja se cfare vertet e kishte gjetur.

Bashke me Nelsonin u nisem per te lokali.Ketij te fundit nuk i dhashe shume shpjegime thjesht i tregova gjendjen e panikut te sime meje.
Zbritem me shpejtesi nga makina dhe vume re qe dritat e lokalit ishin te fikura.Trokita,por nuk doli askush.Nelson e hapi me force e sapo hyme brenda u degjua nje : "Surprizeee!!" Une pashe nga Nelson dhe ai nga une.

Ishin te gjithe njerezit tane,Bella,mami,babi,Ajland,shoke e shoqe.

"Gezuar ditelindjen Klea! Qofsh me shendet.Sa me fat jemi qe te kemi"-me tha mami te cilen e perqafova e ngrire nga nje gjendje shoku per gjithe atmosferen qe u krijua.

"Ketri motres,gezuar dashurii! U befsh edhe 100!"-me perqafoi dhe Bella.

"Gezuar ditelindjen!"-me tha Nelson duke me perqafuar e duke me peshperitur lehte ne vesh : "Me fal,por te siguroj qe s'do e harroja per asnje moment ne bote ditelindjen tende.Mund ta kishim kaluar ndryshe kete mbremje..."

"Dhe embelsira per ne fund...gezuar ditelindjen shpirt!"-u hodh Ajland gjithe gezim i cili me puthi ne buze.Te gjithe u gezuan pervec meje.Une ende e kisha shikimin tek Nelson dhe ai tek une.Megjithate qesh pak sa per te mos e bere situaten kaq dramatike sic ishte.

"Shpreh nje deshire!"-dhe perpara meje u gjend nje torte gjigande.Ca lot idhnak me rane ne faqe,por i fshiva sapo mbylla syte e mendova deshiren.Deshire i thençin! Urova te mbaroj ky makth qe po perjetoja dhe hapa serisht syte.

"Dhe dhurata e fundit per sot eshte imja,"-tha Ajland,por nje therje ne kraharor m'u ndje sikur ajo qe vinte pas nuk ishte dicka e kendshme,"Shiko,prinderit dhe Bella nuk krahasohen me mua,por dhuratat e tyre i sheh me vone.Jane aty mbi tavoline.Madje u kam marr leje"-buzeqeshi nga ata.

"Cfare dhurate,valle?"-pyeta Bella,ndonese ne mimike dukej se dinte gjithcka.Gelltita peshtymen si te me kishte mbytur.Mora fryme thelle dhe po prisja.

Ajland u ul ne gjunje dhe nxorri nje kuti te vogel nga xhepi.OH ZOT! Ky eshte nje ritual klishe qe te gjithe e dine vazhdimin.Por cfare i tha mendja?

"U bene kaq kohe qe ne te dy jemi bashke dhe ndoshta duke i shtuar prapashtesen 'pergjithmone' dashuria jone do te forcohej edhe me teper.."-mori fryme thelle nga sikleti i madh qe e kish kapluar edhe Ajlandin,"A do te martohesh me mua,Kle?"-me tha.Te gjithe ishin me syte nga ne.

Nderkohe syte e Nelsonit po zienin nga inati.Ndoshta kish menduar se e kisha krijuar une gjithe kete skenar.A ndoshta ne ate moment po mundohej te mbante veten per te mos e vrare Ajlandin.Nje gje ishte e sigurte.Edhe une edhe ai kuptoheshim se ne syte tane e ne zemrat tona percilleshin te njejtat ndjesi te perziera,faji,inati,emocioni,etj.

"Bije,s'do thuash gje? E di qe te frikesuam pak,por gjithcka ishte surprize.."-mu drejtua mami.

"P..po.Pranoj"-thashe me zerin e holle.Te gjithe brohoriten e duartrokiten.Ajland me rrotulloi e me puthi serisht.Ne ate moment doja nje vorbull thithese te me merrte dhe te me thithte pa meshire e pa mundesine per te dale.C'dreqin eshte kjo?

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora