"Vertet? Aleks aty? Por si eshte e mundur?"-u shpreh Bella,kur i tregova per ish te dashurin e saj.
"Ndoshta se keni studiuar ne te njejten dege e rrjedhimisht do beje punen qe ben dhe ti?"-ia ktheva.
"Ketri,nuk e kam aty fjalen.Por si u kthye pikerisht tani?Perse?"-dukej se dramaticitetin e kishim ne gjak.Edhe ime moter ashtu sikurse une mendonim se bota rrotullohej rreth nesh.Bella dyshonte se Aleks ishte kthyer me vetedije per te ardhur tek ajo.Tipik serial dramatik turk.Hakmarrje dhe dashuri.Qesha me te madhe,por kjo gje ia shtoi nervozizmin Belles.
"Mos u tall pra,Kle! Jam shume nervoze"-ma ktheu.
"Perse duhet te jesh?Ti je me Nelsonin tani,perse duhet te mendosh per Aleksin?"-ajo pyetje ishte per Bellen,por ndjeva nje thike ne stomak.Ndonjehere keshillat qe i jepja sime motre i vuaja vete.'Ti tani je me Ajland,perse duhet te mendosh per Nelson?'-me tingelloi pyetja qe i bera Belles.
"Kle,ke pushim ne dreke? Do kaloj andej ne ndonje kafe dhe flasim"-pranova dhe mbylla telefonin per te mos u vonuar me teper ne pune.Dukej se ne gjithe kete histori,motra ime me kish kaluar ca detaje.E ndoshta kishte ardhur momenti te flisnim,te me shpjegohej.
Te nesermen,rreth ores 12 e 30 minuta,u shperndam si zakonisht per pushim.Humba nga syte-kembet ne menyre qe Aleks te mos me ndjente.Fundja,nuk shkova me larg se kafeneja afer punes,por gjithsesi.
"Kle,si te kam?"-perqafova Bellen e cila ishte e zverdhur.
"Moter,cfare ke? Je zverdhur!"-i thashe.
"Jam pak e lodhur.Si kalove ti?"-me tha.
"Ti e di qe jam ketu per te me treguar gjithcka.Ke lene shume gjera pergjysme dhe une e kam koken lemsh.Nisja!"-i drejtohem.Bella mori fryme thelle e me pas nisi :
"Une ende e kam nje dobesi per Aleksin.Fundja,e kush se ka per dashurine e pare?"-tha ajo.Po moter!Edhe une,por ti se di.
"Aleksi ishte pjese e jetes sime ne momentet me te bukura.Nese e shoh tani do dridhem,do perhumbem,s'do mundem ta perballoj dot.Ai,ai ka nje vule ne zemren time qe zor se iken.."-e degjova e u perpoqa te pertyp faktin qe ime moter ka ende ndjenja per dike tjeter nderkohe qe eshte me dashurine time.
Po pra! Dashurine time! Kete here mora fryme thelle e vendosa ta pyes per te verteten.Ate te vertete qe nuk do doja te perballesha,por e ndjeja qe do me hiqej njehere e mire si barre ne shpirt.
"Bel,perse je me Nelsonin kur ende ke ne zemer Aleksin?"-munda t'i them.
"Ohh zot! Kle,une.."-e motra ime nisi te qaje.C'duhet te beja? C'ishte ajo e vertete qe e bente ate te qante?
"Une dhe Nelson jemi bashke qe prej asaj nate qe kaluam te dy.Une e ai u njohem ne nje lokal,ku une po qaja per Aleksin.Po qaja se si ai me genjeu.Me tradhetoi,shperfytyroi besimin tim dhe e hodhi ne plehra..."-s'mund ti besoja vesheve.Ime moter e kish njohur Nelsonin si une Ajlandin.
Munda ta pertyp e ta degjoje deri ne fund,pa e ditur se c'me priste.
"Nelson ishte rastesi.Une e ftova te ulej e ne fund te mbremjes e propozova per martese.."-Bella Nelsonin? Por c'dreq loje po luan jeta me mua?
"..ai ndoshta kishte dike tjeter,por une i lutem.I lutem se do e beja me te lumtur se ajo.I lutem si te isha me e rendesishme per te se sa vajza qe mund te ishte ne zemren e tij.I them se Aleks me theu zemren.I them se ai me genjeu,me tradhetoi.Dhimbjen e tij mund ta mbushte vetem Nelson.."-fshinte lotet ndonese i bienin ende,qeshi ironikisht e me pas vazhdoi :
"Dhimbjen e Aleksit mund ta mbushte vetem dikush qe u kujdes per mua ne momentin tim me te keq.Dikush qe me kapi doren kur po qaja per dhimbjen me te madhe qe mund te perjetoje njeriu...dhimbjen e dashurise!"-me dolen ca lot tradhetare.Bella me kapi doren e me foli serisht :
"Moter,une dua t'ia dal pa Aleksin.Nese e shoh prap e di qe do me shtrengoje zemra.Mos e lejo! Dua te jem e lumtur me Nelsonin.Ne e meritojme kete lumturi.Une e meritoj.."-u ngrita,e perqafova fort e te gjithe lotet e botes u perplasen ne ate perqafim.
Nxorra mllef,inat,urrejtje,zhgenjim,dhimbje,gjithcka qe kisha perjetuar deri me tani nga kjo dreq historie.Por deri ku mund te arrinte valle kjo dhimbje qe ma beri zemren cope aq sa te hesht para sime motre per nje dashuri qe me shume se cdokush e meritoj une?
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔