4.

136 15 0
                                    

"Do te pelqente nje kafe e nxehte?"-me pyeti Ajland,pasi perfundoi edhe nje kenge tjeter e repertorit tim te preferuar.

"Tani?"-pashe oren ne celular e cila shenonte rreth 2 e 30 minuta e mengjesit.Ishim te rraskapitur nga dasma dhe nuk mundesha te kerceja me.

"Shkojme"-i thashe.U nisem serisht.Ishte ende erresire dhe nuk kishte makina e njerez verdalle.

Gjithcka dukej normale perpos faktit qe isha ne makinen e nje djali qe e njoha para disa oresh.Me kishte krijuar nje besim te papershkrueshem.Ose te pakten me duhej ta besoj.

Shkuam tek lokali ku u takuam per here te pare.Ajland mbylli deren e lokalit dhe vendosi tabelen "mbyllur".Ndoshta ndonje i cmendur do donte te pinte kafe ne ate ore,por Ajland na krijoi hapsire vetem per ne te dy.

Vendosi ekspresin dhe beri nje kafe te nxehte.Ishte vone,por ndonjehere njeriu ka nevoje per pak kafeine ne cfaredo lloj ore.U ul perbri meje dhe me dha kafen time.

"Te befte mire!"-me tha dhe e falenderova.Shijova aromen e mrekullueshme te kafes e nisa te pi ca gllenka.

"Lokali eshte yti?"-pyeta per te thyer disi heshtjen ne ate situate aq te cuditshme qe prej disa oresh me pare.

"Eshte hyrja e nje shokut tim ne fakt,ma ka dhene me qira.Konsiderohet si imi"-ma ktheu,"Nuk mendoja se pije kafe ne kete ore,por e provova fatin,"-perfundoi.

"C'eshte e verteta nuk pi! Por ndjeja sikur kisha nevoje"-i thashe dhe ktheva me fund kafen.Mora fryme thelle e me pas iu drejtova :

"Ajland,kjo situate u be disi e cuditshme dhe ti realisht ke bere shume per mua.E di qe te dukem si e cmendur,qe pas dasmes te cova atje,por me beso qe kisha shume nevoje..."-i thashe.

"Mos e permend fare.Une ta thash qe ne fillim,nje vajze e bukur si ti nuk e meriton te qaj per askend,qofte edhe per te motren" Fjalet e tij ishin qetesuese per mua.Ishin ilaci i duhur i atij momenti te veshtire qe po kaloja.Por ne fakt...perse zgjodhi te me ndihmonte kur as qe me njihte? Kisha shume pyetje ne koke te cilat e shtonin dozen e stresit qe me kishte kapluar brenda atyre 24 oreve.

"Perse zgjodhe te me ndihmosh?"-e pyeta serisht per te njejten teme.

"Sepse je shume e bukur."-ma ktheu njesoj.Perse duhet ta ndihmosh nje vajze vetem se eshte e bukur? C'kuptim ka? Po ma turbullonte mendjen edhe me teper me keto pergjigjet enigme.

"Ajland,"-munda te them.

"Mos e mbaj mendjen aty.Fokusohu tek vetja.Tek gjera qe ty te bejne te lumtur ne kete moment."-me keshilloi dhe mori filxhanet per ti vendosur ne banak.

"E mira do ishte te shkoja ne shtepi.Te fle pak.Jam e rraskapitur.Pusho dhe ti"-i drejtohem dhe bej te ngrihem,por perkulem menjehere.Ajland ngrihet dhe me mban nga krahu.

"Me dhemb kemba.Me duket se e kam ndrydhur"-Ajland me ndihmon te ulem serisht.Me heq kepucen dhe nis te me masazhoje kemben.Ai djale po me befasonte ne cdo moment.Po kujdesej per mua si te kishim vite qe njiheshim.Me e keqja isha une.Isha une qe kur portreti i tij afrohej me timin,qofte duke folur,qofte duke me ndihmuar,syte e mi lexonin vetem Nelsonin.

 Me pas me ndihmoi deri tek makina per te me cuar ne shtepi.

"Nuk jam larg,mos u mundo."-i thashe.

"Nuk mund te te le keshtu"-me kapi serisht prej krahu e me percolli deri ne dhomen time pa bere zhurme e pa zgjuar askend.

"Me thuaj nese te duhet gje.Ketu eshte numri im,se fundja jemi te dashur"-tha me ze te ulet dhe te dy qeshem.Po pra ishte bere krejt papritur i dashuri im.U shtriva me ne fund ne shtrat dhe mbylla syte.Doja qe ky makth i tejzgjatur te mbaronte.Te pakten per ate 24 oresh,te kishte fund.

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora