Anila i buzëqeshi vetes së reflektuar në murin e xhamtë të barit, para se të hynte brenda dhe me optimizmin në shkallën më të lartë hyri në lokal. Blerimi u ngrit menjëherë në këmbë nga tavolina, ku kishte qene duke e pritur, sapo e vuri re t'i afrohej dhe vendosi maskën e ndjesisë së lumturisë, ngaqë po takoheshin.
- Kam dyshimin, se roza është ngjyra jote e preferuar, - iu referua ai fustanit të saj të shkurtër veror me pala në ngjyrë trëndafili të egër të kombiuar atë ditë me atlete të bardha.
- Si e gjete? - bëri të habiturën Anila dhe të dy buzëqeshën. - Erdha sa më shpejt, që munda. - tha, ndërsa e puthte në faqe, para se të ulej përballë tij dhe kalonte flokët e lëshuar nga supi i djathtë pas shpine. - Do tregoj një super histori, çfarë më ndodhi sot! - premtoi një rrëfim të pazakontë ajo dhe Blerimi përdori të gjjthë forcën e stabilitetit të qetësisë, për të mos shfryrë i bezdisur dhe nga dëshira, që të zhdukej nga sytë këmbët prej saj, mbështeti shpinën në karrige dhe kryqëzoi krahët përpara.
Ishte kaq e vështirë, t'i përmbahej planit, kur ekzistenca e Anilës i kujtonte vetëm faktin, që Xhuliana nuk ishte më dhe Blerimi donte, që edhe shkaktari për humbjen e saj të kishte të njëjtin fund, pasi të vuante fillimisht deri në tentativë për vetëvrasje.
Kishte menduar se nuk do ishte dhe aq e vështirë dhe do ia dilte mbanë brenda pak kohësh, por tani, që ishte përfshirë në veprim, ishte vërtet tmerrësisht agonizuese, ta shikonte Anilën dhe dëgjonte tek fliste, pa menduar se përballë vetes kishte motrën e Amarildo Idrizajt, çfarë i kishte bërë ky i fundit Xhulianës, si e kishte përdorur atë, sa kishte vuajtur e ëma nga humbja e të bijës, sa përmbys ishte kthyer bota e të dyve pas vdekjes së saj, sa e kishte urryer Blerimi motrën e tij, që e kishte braktisur, kur ajo kishte qenë njëzet vjeçe dhe nuk kishte menduar fare, se si do vazhdonte ai pa të dhe sa ishte helmuar nga urrejtja për Amarildon, kur kishte zbuluar se ç'fatkeqësi i kishte shkaktuar ai familjes së tij.
- Më ndodh shpesh kjo, - qeshi Anila. - Kur jam në një autobus, apo dhe urban ndonjëherë, nuk shoh fare përreth, në mos kam njeri të njohur afër, veç drejt e te një sedilje dhe qëndroj në botën time.
Buzët e bashkuara formuan një vijë të drejtë, kur pa, që ai nuk e kishte pasur aspak vëmendjen te fjalët e saj dhe e shikoi e shqetësuar për një moment. E kishte dëgjuar ai, se ç'kishte thënë? Mos vallë e kishte tepruar në të folur dhe Blerimi ishte bezdisur?
- Po ty? Të ka ndodhur ndonjëherë kështu? - mbase po i dukej asaj dhe Blerimi e kishte vëmendjen tek ajo, por pa e vështruar në sy, jo që nuk po i pëlqente biseda.
Ai ngriti vështrimin e drejtpërdrejtë urrejtës mbi të dhe Anila shtangu me zemrën e ngrirë nga tmerri prej frikës ndaj rrezikut, që pa në sytë e tij.
- Jo, - Blerimi qeshi lehtë dhe zbuti shikimin e ashpër.
Telefoni i tij mbi tavolinë u dridh nga ardhja e një mesazhi dhe atij iu ndërpre përpjekja, që të rregullonte gabimet e sapobëra; heqjen e maskës dhe mosfshehjen e dëshirës, për të folur hapur me të.
Anila mori frymë thellë vazhdimisht me stomakun e pështjelluar dhe priti, që ai të linte telefonin edhe të kthehej në gjendjen, ku ishte i sjellshëm, i qetë, i interesuar për të dhe të flirtonte, ndërsa i shprehte ndjenjat romantike me shikim.
Pse e kishte vështruar në atë mënyrë? Mos po fshihte diçka kundër saj? Mos... mos ishte armiku, që ajo nuk e dinte, se kishte?
Jeta gjer në ato momente i ishte dukur vetëm stinë vere me diell të ngrohtë dhe fushë me lule asaj. Mos ishte e gjitha delirim ëndrre ajo ndjesi? Në të vërtetë, Anila ndodhej e rënë në dimër, aspak e përgatitur për luftë me mburojën e duhur, e veshur me ngjyrën e pafajësisë dhe në kanosje, për t'u sakrifikuar? Nuk e shikonte dot rrezikun pranë saj, ngaqë ishte në gjumë e hipnotizuar prej mirazhit të një jete perfekte dhe, po të mos zgjohej në kohë, ajo nuk do mundej kurrë, që të arratisej dhe aq lehtë prej atij dimri?
YOU ARE READING
Rrënoja prej Vjeshte
General FictionKur kërcënohet, që të heqë dorë nga jeta e vet spontane për shkak të një sekreti të pazbuluar në kohën e duhur, Anilës nuk i mbetet rrugë tjetër, veçse të luftojë edhe në mënyrë të padrejtë, për të mbrojtur atë zonë rehatie të të jetuarit. Versione...