Të rrezikonte humbjen e tij, që kishte të njëjtat ndjenja si ajo për të, e kuptonte aq mirë dhe përpiqej aq shumë për lumturinë e saj, duke u përpjekur ta bënte Sidorelin xheloz? Anila s'kishte rënë me pas koke akoma dhe uronte, që të mos binte kurrë.
Kishte ditë, që ajo po fiksohej të vishte fustan për në mbledhjen e radhës, në kompani, për t'i pëlqyer më tepër edhe Sidorelit. E kishte marrë malli për atë version lumturie të vetes edhe donte, që dhe ai të ndihej po aq i rëndësishëm për të, sa ç'e bënte vetë Anilën, të ndihej.
Veshja e munguar prej kohësh në gardërobën e saj i dha të njëjtën ndjesi klasi dhe elegance si dikur dhe ajo nuk mendoi aspak për arsyen se pse nuk kishte veshur më fustane, që prej gjashtë vitesh, por vetëm se sa do ta pëlqente Sidoreli.
Fakti, që nuk i kishin treguar akoma njeriu, se po dilnin bashkë dhe askush në kompani nuk e dinte konkretisht, e emociononte Anilën, kur mendonte se dilnin në fshehtësi dhe në publik duhej të silleshin formalisht me njëri-tjetrin, sikur nuk kishte asgjë midis tyre.
Ajo veshi pallton e karameltë sipër fustanit të bardhë me golf dhe gjatësi një pëllëmbë sipër gjunjëve, eci nëpër dhomën e saj, për të ditur, se sa të rehatshme do ishin çizmet e bardha me taka dhe mori çantën e zezë në kreun e krevatit, gati për të dalë.
Sidoreli e mendonte fundin e atij viti si fundin gjithashtu edhe të kohës së tij, për të bindur Anilën në lidhje me të dhe Amarildo Idrizajin. Vëllai i tij, Leonardi do të kthehej në Shqipëri dhe ai nuk do mund ta fshihte shoqërimin me Anilën më gjatë.
Ishte duke folur në telefon me motrën e tij, Alketën, kur Anila hyri vetëm në oborrin e kompanisë dhe me të ndeshur vështrimin e saj miklues, iu bë sikur e gjithë e ardhmja iu shpalos para syve, ndërsa ajo ecte drejt tij me tërë besim në vetëvete dhe krenari për shikimin, që kishte marrë nga ai.
Kjo grua ishte e rrezikshme. Posedonte një energji të tillë drite, si të ishte sinonimi i oksigjenit. Jepte gjithë atë dashuri dhe përkujdesje. Të bënte, të ndiheshe njeri shumë i rëndësishëm dhe të ndërmerrje rrezikun, për të rënë në depresion total, nëse nuk do ta kishe më në jetën tënde.
Si vegim të qartë kristal, ai pa gjithçka; nëse do vazhdonte me të, do rrezikonte të vuajturit, po ta humbiste, veç për ta pasur në jetën e tij, sado të ishte shkruar. Anila do kishte aftësinë, ta bënte, të ndihej jashtë mase i fuqishëm me zemrën, që ajo do t'i jepte dhe, kur të donte, edhe mund t'ia merrte Sidorelit atë burim force, që ta linte të rrëzuar dhe pa pikë energjie më pas.
Atij iu dëftua çdo gjë, që të mblidhte mendjen dhe të hiqte dorë prej saj, sepse një grua e tillë kishte një të kaluar, për të cilën duheshin shpatulla goxha të gjera, për ta përballuar peshën e saj dhe Sidoreli u ndie i gatshëm, të bënte çfarë t'i kërkohej, që të ishte aq i denjë për të.
Ajo dukej kaq e bukur nga pasioni për jetën, që ekspozonte në sytë e saj të shndritshëm, sa atij nuk i bëhej, t'ia ndante dot vështrimin e hipnotizuar prej asaj drite. Vetëbesimi i saj ia shtonte Anilës edhe më tepër elegancën. Ajo e dinte vlerën, që kishte dhe sfidonte haptazi pretendentët, për ta pasur pjesë të jetës së tyre me anë të të qëndruarit me klas dhe personalitetin, që kishte, se, nëse nuk e arrinin dot nivelin e saj, ishte vetëm faji i tyre, që nuk përpiqeshin mjaftueshëm, për ta merituar, por e donin sikur kishin çdo të drejtë mbi të, për ta pasur falas dhe ta merrnin për të mirëqenë pastaj, edhe çdo fjalë, që do thonin kundër saj, për t'u shfajësuar se pse nuk ia tërhiqnin dot vëmendjen, veçsa do tregonte, se sa ligësi kishin në shpirtrat e tyre.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Rrënoja prej Vjeshte
Ficção GeralKur kërcënohet, që të heqë dorë nga jeta e vet spontane për shkak të një sekreti të pazbuluar në kohën e duhur, Anilës nuk i mbetet rrugë tjetër, veçse të luftojë edhe në mënyrë të padrejtë, për të mbrojtur atë zonë rehatie të të jetuarit. Versione...