- E zbulova fillimin e historisë time, kur dëgjova rastësisht njerkën time, Zanën, ndërsa diskutonte me motrën e saj, Anxhelinën. Zana dhe babai im kishin qenë në të njëjtën shkollë dhe nuk kishin shkuar mirë me njëri-tjetrin, por ishin detyruar prej familjeve të tyre, që të martoheshin bashkë, kur kishin qenë të dy njëzet vjeçë. Një anëtar i familjes time shumë vite më parë kishte marrë në mënyrë të padrejtë një pjesë toke nga familja e Zanës me anë të një betimi të rremë. Ai kishte qenë fëmija i dytë midis vëllezërve dhe motrave të tij, edhe kur i vdiq fëmija i vet i dytë, mendoi se po dënohej për tokën e marrë padrejtësisht dhe ua ktheu atë pronarëve të vërtetë. Si nëpër filma kjo situatë; mallkime, shpagime... - Leonora detyroi buzët, që të harkoheshin në të qeshur tallëse. - Zona, ku kam jetuar unë në Pukë, e ka pasur ligj rregullin, që të mos bëheshin betime të rreme, ndryshe ata, që e thyenin një ligj të tillë, e pësonin me fat shumë të keq në jetë dhe sot akoma zbatohet ky rregull. Megjithatë atij familjari, që bëri betimin e rremë i vdiq edhe mbesa e dytë. Ai u fiksua, që kthimi i tokës nuk ishte duke mjaftuar dhe, për të ndaluar fatkeqësitë, që parashikoi të ndodhnin për fajin e tij, i erdhi ideja e martesës; një fëmijë, që do i lidhte të dyja familjet, do t'i shpëtonte përfundimisht. Kështu gjyshi im përgatiti një marrëveshje; babai im të martohej me vajzën e parë të shtëpisë, që kishte vërtet në pronësi tokën, Zanën, dhe si shpagim, vëllai i saj, i cili ndodhej në burg për çështje politike, do lirohej, pasi gjyshi kishte aq njohje, sa ta bënte diçka të tillë. Babai i Zanës pranoi dhe një vit më vonë Graniti erdhi në jetë. Zana pëlqente dikë tjetër në atë kohë dhe babai im një vajzë tjetër.
- Nuk e deshën asnjëherë njëri-tjetrin?
- Zana po, ai jo. Plani i gjyshit funksioni, megjithëse ne morëm pasoja mbi shpinë, edhe pa pasur faj. Ardiani e tradhtoi Zanën me mamanë time, Teutën, kur ai ishte njëzet e nëntë vjeç dhe kjo e fundit njëzet e pesë. Unë isha totalisht e paplanifikuar, merret me mend. - heshti pak, që të luftonte ndaj goditjes depresionuese prej atij fakti. - Mamaja ime deshi të më abortonte, por mjekët i thanë se ishte me shumë rrezik dhe nuk e merrnin dot përsipër, edhe ajo u detyrua të më lindte. Pastaj më la në duart e Ardianit dhe hoqi dorë prej çdo të drejte dhe përgjegjësie ndaj meje. Kishte vdekur dy vite më vonë nga epilepsia. Zana ishte shtatzënë, kur linda unë. Ra në depresion të thellë, kur zbuloi tradhtinë e babait dhe ekzistencën time, edhe... - ajo mori frymë thellë, që të kontrollonte lotët. - ... e abortoi fëmijën. - Leonora mbuloi fytyrën dhe uli kokën, të qante. E kishte humbur luftën, që kur kishte lindur.
- Jo për fajin tënd, - Blerimi shkoi dorën nëpër flokët e saj, i sigurt se do ta kishte shumë të vështirë, ta bindte, pasi të tjerët do ia kishin fiksuar asaj, që ajo e kishte pasur fajin, vetëm sepse kishte qenë vajza e Teutës, siç kishte fajësuar ai Anila Idrizajn, ngaqë kishte qenë motra e Amarildos.
Dënimi po vazhdonte dhe tortura shtesë ishte se ai nuk kishte asnjë lloj mundësie, për t'i ndryshuar gjërat dhe po vuante me anë të vuajtjeve, që kishte kaluar Leonora.
- Aspak për fajin tënd, Nora.
Ajo pohoi me kokë.
- Nuk të mbrojti fare Graniti?
Leonora shkundi kokën dhe fshiu lotët.
- Jo, ka qenë përherë kundër meje. Ai më martoi me zor me Albionin. Babai as që interesohej fare për jetën time. Graniti ndërhynte më tepër, seç duhej. Tani, pasi ka bërë tërë atë kaos, vjen edhe kërkon falje. Sikur nuk e di unë, se do ketë ndonjë plan negativ dhe do bie në kurth aq lehtë. - shfryu hidhur ajo.
- Ndoshta ka ndryshuar vërtet.
Hipoteza e tij e bëri Leonorën, që të ngrinte menjëherë kokën dhe ta sulmonte me vështrim të përlotur e zhgënjyer nga qëndrimi i tij.
BINABASA MO ANG
Rrënoja prej Vjeshte
General FictionKur kërcënohet, që të heqë dorë nga jeta e vet spontane për shkak të një sekreti të pazbuluar në kohën e duhur, Anilës nuk i mbetet rrugë tjetër, veçse të luftojë edhe në mënyrë të padrejtë, për të mbrojtur atë zonë rehatie të të jetuarit. Versione...