Anila u zgjua në një orë blu të nesërmen në mëngjes dhe nuanca e bojës së mbyllur të butë të qiellit kishte pushtuar pa zhurmë Tiranën, për t'ia lënë vendin pas disa orëve ngjyrës së florinjtë të rrezeve të diellit.
Treni i errët i mendimeve, që ndriçohej veç kur ajo kujtonte Sidorelin, vazhdonte të parashtronte vetëm një kusht, për të ndaluar: që Anila të takohej me të dhe t'i thoshte se e pranonte, që kishte gabuar në vendimin e saj; që kishte menduar se do mund të shërohej e vetme nga e kaluara pa ndihmën e askujt, por, përderisa e kishte mundësinë, për ta ndarë atë peshë me dikë, që donte ta ndihmonte, nuk ishte aspak problem, për ta përdorur atë shans; që e kishte kuptuar se nuk e kishte mbajtur premtimin e dhënë, që nuk do bënte të njëjtin gabim si Blerimi në lidhje me të fshehurit, se si ndihej vërtet, ama kishte vepruar pikë për pikë sikur ai, i cili nuk e kishte pranuar ndihmën e Anilës, për t'i rregulluar gjërat si duhet për të shkuarën dhe ajo gjithashtu kishte refuzuar Sidorelin, i cili ishte treguar i gatshëm, t'i qëndronte në krah, pavarësisht se çfarë i kishte ndodhur asaj në të kaluarën.
Do ishte duke e pritur ai, nëse ajo do binte dakord, që ta ndalonte atë tren? Po sikur të ishte vonë tashmë dhe Sidoreli kishte zgjedhur të hiqte dorë përfundimisht prej saj falë njohjes me ndonjë grua tjetër?
Nuk ishte e sigurt, nëse po të kishte informacione, se ç'bëhej me të, do ngushëllohej sapopak dhe dëshpërimi nuk do ishte duke e mbytur si deti një shpend, i cili guxon t'u afrohet më tepër, sesa duhet, stërkalave të tij të padëmshme nga larg, ama ato, në momentin kur ai nuk e pret, e gllabërojnë pa mëshirë, për të lozur me të, derisa ta vrasin.
Kishte shkruar vazhdimisht shkronjën e parë të emrit të tij në Instagram dhe ndonjëherë edhe atë të dytën, por nuk kishte mundur të vazhdonte më gjatë. Videot e kompanisë "Brus & Ashton," i kishin dalë disa herë, por Anila i kishte anashkaluar fill me kraharorin e ngrirë, se mos do shikonte Sidorelin në to.
Adresën e saj të punës në Instagram e kishte ndërruar, për ta përshtatur me kompaninë e re, ku ajo punonte dhe postimet e kompanisë së mëparshme i kishte fshirë. Me siguri as ai nuk dinte gjë për të dhe nuk i bëhej fare vonë, të dinte.
Po sikur të mos takoheshin më kurrë? Nuk e kishte menduar, se, duke prerë fijen e padukshme të kuqe, që i kishte mbajtur bashkuar ata të dy, do plagoste dhe veten, edhe nuk i kërkonte dot ndihmë Sidorelit nga frika, se mos do merrte refuzim prej tij.
Por ndoshta ai nuk do ta refuzonte?
I ktheu në heshtje faqen e djathtë qiellit të kthjellët, ngjyra blu e të cilit po shndërrohej në të kaltër të ëmbël. Një zhurmë nga dhoma e Visarës, e nxiti të mendonte për familjen e saj.
Kapitullin me Sidorelin e kishte mbyllur përfundimisht tashmë. Ishte koha, të tregohej e matur dhe të qëndronte krah vendimeve të marra. Do e linte atë, që të vazhdonte i lumtur jetën e tij, duke vijuar eshe ajo të vetën në rrugë ndryshe dhe duke mos menduar më për të.
Do përpiqej të krijonte një jetë të qetë për veten e saj, që prindërit dhe e motra të gëzoheshin për të. Do shërohej ngadalë dhe, kur të vinte ajo ditë shpëtimi, do mund të shikohej në pasqyrë, pa menduar asgjë prej gjëje.
Ajo ditë patjetër do vinte. Anila duhej vetëm të besonte.
Fillimin, mendoi ta shënonte me punën. Me adrenalinën, që sapo kishte gjetur rehat në venat e saj nga optimizimi, që ajo kishte krijuar, pa lindur akoma dielli pranveror, mori telefonin nga komodina, e ndezi të shikonte orën 06:15 dhe kontrolloi agjendën e ditës për punën.
YOU ARE READING
Rrënoja prej Vjeshte
General FictionKur kërcënohet, që të heqë dorë nga jeta e vet spontane për shkak të një sekreti të pazbuluar në kohën e duhur, Anilës nuk i mbetet rrugë tjetër, veçse të luftojë edhe në mënyrë të padrejtë, për të mbrojtur atë zonë rehatie të të jetuarit. Versione...