1.Hyrje

7.9K 252 94
                                    

Dielli u ngrit paqesisht ne qiellin e kthjellet blu duke shenuar nje dite te re verore. Rrezet e tij te forta depertuan permes perdes se holle shumengjyreshe duke i krijuar bezdi. U çua e sikletosur prej vapes perveluese te asaj te diele korriku edhe pse do te donte te flinte per ore te tera. Te flinte ashtu siç bente vite me pare kur ishte ende femije.

Por tani nuk ishte me nje femije e vogel dhe e llastuar te ciles i plotesohej çdo teke.Per me teper nuk e kishte me as "xhindin" e deshirave te saj. Ai kishte ikur bashke me deshirat, llastimet, tekat dhe madje edhe buzeqeshjet e saj. I kishte rrembyer ate pjese te bukur te personalitetit te saj dhe ishte zhdukur bashke me te si hajduti me i persosur ne profesionin e tij.

Hodhi tutje ne cepin e krevatit çarçafin ngjyre roze me disa kukulla te pikturuara ne te. Edhe pse ishte 20 vjeçe perseri nuk kishte pranuar ta nderronte ate çarçaf disa vjeçar. Ishte i vjeteruar dhe femijenor, por edhe deshmitar i lumturise. Ishte si nje trofe qe qendronte madheshtor mbi krevatin e saj duke deklaruar me pranine e tij femijerine e lumtur.

Po, kishte qene e lumtur. E lumtur dhe e veshur me petkun e pafajsise femijenore. Ashtu si çdo femije do te thoshte ajo. Por, jo. Jo te gjithe femijet jane te lumtur ashtu siç kishte qene ajo. Jo te gjithe kane fatin te kene çdo gje qe kishte pasur ajo. Dhe jo te gjithe kane fatin te kene nje familje te ngrohte si ajo.

Te ngrohte nga dashuria dhe kujdesi qe ushqenin per njeri-tjetrin. Te ngrohte nga mardheniet perfekte bashkeshortore mes prinderve te saj dhe te tyre me femijet.

Prinderit e saj kishin fatin e te pasurit tre vajza, tre engjej, tre drita lumturie qe shkelqenin me buzeqeshejt e tyre edhe ditet me te erreta nga trishtimi.
Klea ishte vajza me e vogel prej te trejave dhe me e perkedhelura e babait. Ela ishte e madhja dhe Aleksa e dyta. Te dyja te preferuarat e nenes.

E di, nuk duhet te ndahen femijet kur vjen puna tek dashuria dhe perkedheljet, por prinderit e saj e kishin bere kete mekat dhe e gjitha fale nenes se saj.
Ajo kishte deshiruar gjithmone nje djale dhe kur nuk e kishte arritur qellimin me dy lindjet e para kishte ngelur shpresa tek e treta. Gjate shtatezanis se trete me kerkesen e bashkeshortit nuk kishte bere asnje kontroll per te pare gjinine e femijes.
"Nuk do te ndryshoje asgje, vetem sa do i shtosh streset vetes sepse nuk do te lejoj ta abortosh"-i kishte thene ai nje nate teksa diskutonin per gjinine e bebes.

E kishte lene ne doren e zotit edhe pse mundohej te nderhynte ne vullnetin e tij çdo nate me lutje. "Zot te lutem me jep nje djale qe te me mbaj kur te plakem"- ishte lutja qe e kishte perseritur nente muaj rresht per çdo nate. Madje nente muaj e dhjete dite sepse e kishte kaluar daten e lindjes te percaktuar nga mjeku dhe nuk i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Thone se bebet arrijne te degjojne qe ne barkun e nenes dhe ndoshta Klea i kishte degjuar lutjet e nenes se saj qe kerkonte nje djale. I kishte degjuar dhe refuzonte te dilte ne kete Bote te poshter qe e kishte diskriminuar akoma pa dale ne jete. Kishte refuzuar dhe atehere kur kishte pershendetur kete bote me heshtje. Ndonese te gjithe femijet duhet te qajne ne sekondat e para te jetes per te pershendetur boten e re ne menyren qe ata dine, ajo nuk e kishte bere. Nuk kishte qare as ne çastet e para dhe as me pas kur nena e saj refuzonte ta mbante ne krahe sepse ishte femer.

"Eshte femer si ti, mos e mallko, por merre dhe jepi ngrohtesi"- i kishte kerkuar nje nga mamiet qe kishte asistuar ne lindje. "vajzat jane te embla dhe te dashura, ja une kam 3 dhe nuk do ti nderroja as me djemte me te mire ne bote"- i kishte thene me pas qe ta bindte per ta marre ne krahet e saj,por ajo refuzonte vazhdimisht.

Keshte refuzuar ta merte ne krahe dhe ta ushqente me gji deri ne çastin kur Fredi, i shoqi kishte hyre ne dhomen e maternitetit i lumtur me nje buqete lulesh ne duar. E kishte perqafuar forte dhe e kishte falenderuar per bijen e trete qe i kishte dhuruar.
"Jam shume krenar qe kam tre vajza,kjo eshte dhurata me e bukur qe me ka bere zoti".-kishte deklaruar ai teksa merte ne krahet e tij vogelushen e sapo ardhur ne jete.
"Klea, keshtu do te quhet. Klea qe me ka bere babain me krenar te botes"- kishte thene me pas ndersa i puthte koken.

Klea kishte qene perhere "vajza e vogel e babit". Ajo qe per syte e tij ishte si ajo pamja shplodhese e nje lendine me lule qe te kenaq shpirtin ne nje dite pranverore. Ajo, hareja dhe gazi i shtepise.

Ishte per babain, por jo per nenen, ate grua te hekurt. Ate, qe qendronte perpara saj si nje gure i çmuar, por serish me ate emrin para "gur" e padepertueshme. E gurte ne shpirt dhe ne sjellje. E eger sikur te ishte nje njerke ose edukatore e keqe. E ftohte si ajo era ngrirese ne mesin e Janarit. Ajo, nena e saj qe kurre nuk i ishte dukur si e tille. Vetem nene qe nuk kishte qene per Klean, por perseri ajo e donte.

E donte per forcen dhe vullnetin e hekurt qe kishte per te kaluar gjerat. Ate force qe ja kishte trasheguar edhe asaj. Sepse ajo ishte shume e forte.
Kishte qene gjithmone ashtu edhe ne situatat me te veshtira, edhe ne dhimbjet qe i kishte falur jeta.
Dhimbje si ajo kur ishte perballur me humbjen me te madhe te saj.

Kishte qene nje dite e zakonshme para dy vjetesh. Sapo kishte nisur universitetin dhe po kthehej e lumtur sepse kishte bere shoqeri te re. Kishte vene kufjet me muzike ne vesh dhe nen tingujt e hareshem bente rrugen per ne shtepi e lumtur. E lumtur qe kishte arritur te fitonte univeritetin e aq shume deshiruar per prinderit e saj e sidomos per idhullin e saj, babain.

Ai ishte idhulli, i adhurueshmi, i embli, dashuria siç e quante ajo, por mbi te gjitha ishte shoku i saj me i mire dhe ditari ku shfrynte gjithe ndjenjat pozitive ose negative qofshin ato.

Ishte afruar prane lagjes se saj dhe ishte drejtuar drejt lokalit, prone e prinderve te saj. Ndryshe nga çdo dite qe ne ate orar ishte nje qetesi e jashtezakonshme, ate dite lokali ishte mbushur plote. Aq plote sa dukej si ato tregjet me gjera te lira qe terheqin aq shume njerez.

Nuk ishte normale. Asgje nuk ishte normale. Lokali i prinderve te saj nuk dukej me si i tille, por si nje skene krimi.

Kishte hequr me shpejtesi kufjet dhe i kishte hedhur kushedi se ku ne rrugen e asfaltuar. Kishte kalur mes per mes saj duke shperfillur makinat e shumta qe kishin frenuar rrembimthi kur ajo ishte shfaqur perpara tyre papritur.
Asgje, asgje nuk i kishte interesuar ne ato momente perveç zemres se trembur qe po i rrihte si e marre. Ishte trembur, do te thoja se ishte pak per gjendjen ne te cilen ndodhej, ishte e tmerruar.
Po, po e tmerruar dhe me shume kur kishte arritur te çante permes turmes se dendur te njerezve dhe kishte arritur te dilte perballe tij. Babai i saj, ai te cilin e shikonte çdo dite nga pertej rruges dhe vraponte si femije i vogel per ta perqafuar, qendronte i shtrire ne dyshemene e ftohte me koken mbi gjunjet e nje te panjohure. Dukej se ishte mjeke perderisa e pyeste per gjendjen dhe i maste pulsin.

-babush...-kishte klithur perpara se t'ja rrembente koken e tij mjekes trupevogel per ta puthur ne balle. Balle qe ishte i akullt ndryshe nga heret e tjera kur i falte kenaqesi me ngrohtesine e tij.

-princeshe... e babit... behu e forte.
Kujdesu per veten... me bej krenar-ishin fjalet qe mezi kishte peshperitur perpara se çdo gje te zhbehej.

Njerezit papritur ishin zhdukur. Nuk kishte degjuar me peshperima mbi koke, nuk kishte ndjere me pulsin e tij, shtrengimin e dores nga gishtat e tij dhe kur kishte vene doren mbi zemer ajo nuk pulsonte me. Kishte ikur bashke me nje klithme prej saj.

Ishte zgjuar pas disa oresh ne spital ku dhe kishte marre lajmin me te hidhur te jetes se saj. Ai kishte vdekur nga nje semundje ne zemer. Semundje per te cilen kishte zbuluar pas disa ditesh se ai kishte vite qe e mbante te fshehur. Babai i saj kishte bashkejetuar me semundjen vdekjeprurese per 15 vite dhe nuk kishte mundur dot te operohej apo te kurohej. Nuk kishte pasur mundesi ekonomike.

Ajo kurre pergjate 15 viteve nuk e kishte ditur. As ajo dhe asnjera nga dy motrat e saj. E vetmja qe ishte ne dijeni te semundjes se tij kishte qene nena e saj. Ajo gruaja e gurte qe tani ja kishte gjetur shkakun e gurtesise se saj. Ajo qe kishte qare per çdo nate bashke me te shoqin per fatin e tyre, per fatin e tre vajzave.

Dhe pak, i duhej edhe pak kohe jete per te rregulluar Klean dhe te motren 4 vite me te madhe. Edhe pak vite sa ato te martoheshin ashtu si motra e tyre e madhe, por vdekja nuk e kishte pyetur. E kishte nderprere aty rrugetimin e jetes se tij duke i lene vajzat jetime dhe me shume halle mbi koke...

Hi!
Siç e lexuat kjo ishte pjesa e pare e librit tim te trete. Shpresoj t'ju pelqeje edhe me shume se dy te paret.
Ju falenderoj pafund qe me keni mbeshtetur ne shkrimet e mia.
KleaZenelak siç te premtova je personazhja kryesore ne liber.


FejesaWhere stories live. Discover now