18. Nje shetitje

2.7K 184 86
                                    

Ndjente krahet gjigand te Krisit ta perqafonin dhe aromen e tij ta mbushte me jete. Nuk donte asgje ne ato çaste perveçse te ndalte kohen. Te ndalte çdo levizje te botes dhe te rrinte pergjithmone aty. Ndihej kaq e sigurte nen perqafimet e tij. Pse i falte kaq siguri ai valle, perse? Ndoshta sepse ishte aty edhe pas budalliqeve te panumerta qe ajo kishte bere. Ndoshta.

Tendosi çdo muskul duke e lene trupin te lire nen krahet e tij te cilet qendronin te shtrenguar forte pas trupit te saj. Bashke me muskujt leshoi dhe lotet. Lote qe binin furishem mbi bluzen e bardhe te pambukte qe Kris mbante veshur. Nuk u shqetesua per te dhe nese i kishte bezdi lotet qe po i lagnin bluzen firme kushedi sa te shtrenjte. Nuk shqetesohej per asgje perveç mendimit qe ai kishte krijuar per te. Nuk ja falte vetes nese ai mendonte se ajo ishte nje e perdale qe shkonte sa tek njeri sa tek tjetri.

-Klea, pse qan?-degjoj zerin e tij ta pyeste.

"Klea", jo vogelushe? Ai nuk i thirri vogelushe siç i kishte thene çdo here qe ishin takuar. Kris i thirri ne emer dhe kjo tregonte se ishte serioz dhe ndoshta i merzitur me te. Sapo i çoi ne mend keto gjera, lotet e rriten intesitetin e tyre. Tani nuk po lotonte me ne heshtje, por po qante me ngasherima.

Nga ana tjeter, Kris ishte i shqetesuar. Ngasherimat e saj dhe mermeritjet mes lotesh ja rriten me shume shqetesimin. Çfare ta kishte lenduar kaq shume, valle? Çfare i kishte bere ai Eriku i urryeshem qe e shqetesoi kaq shume. Ai nuk e dinte se lotet e saj ishin per te dhe jo per Erikun. Ishin per opinionin qe Klea kishte krijuar tek ai.

-hej, vogelushe...-i peshperiti embel.

E shkeputi nga trupi i tij dhe nje dore ja vendosi tek mjekrra. E ngriti fytyren e saj dhe me doren tjeter nisi ti fshinte lotet. Nuk mund ta shikonte ashtu. E pikellonte tejmase ajo pamje e saj. Ajo ishte teper e brishte per te qare ne ate menyre.

-ti... ti me urren...-mezi shqiptoi fjalet ajo perpara se te qante edhe me teper.

-çfare thua? Kush te urren ty? Une te kam xhan.-i tha ai.

-une e di...-foli perseri ajo, mes lotesh.

-çfare di ti? Une te kam xhan, qaramane. Mos mu sill si bebushe.-e llastoi Kris.

Sa mire qe u ndje. Ai i thirri vogelushe, e kishte xhan dhe po e llastonte. Vetem kaq donte. Te ishte prane tij dhe te ndihej si nje kotele e perkedhelur. Sa gabim kishte bere. I kishte kushtuar vitet me te bukura nje personi qe nuk dinte qe ti falte as nje pike ndjenje. E ndersa nje tjeter person e kishte bere per 3 dite.

Sa ndryshe qe ishin Kristjani me Erikun. Kishte jashtezakonisht shume diference mes tyre. Eriku ishte i ftohte, mendjemadh dhe serioz, ndersa Kris ishte i qete, i dashur, i kuptueshem dhe shume i thjeshte.

Njerezit thone se te pasurit jane pa ndjenja. Gabohen. Gabohen shume sepse rasti qe e hidhte poshte kete shprehje ishte Kris. Ai nuk ishte si ata pasaniket barkederre qe shetisin me makina qindramilioneshe dhe shtypin ndjenjat e njerezve. Kris ishte njeriu me i ndjeshem qe kishte njohur.

-vertete? Nuk me urren?-e pyeti teksa kryqezonte shikimet.

-perse te te urrej?-ju pergjigje konfuz.

-kam bere nje gabim, Kris. Nuk dua te krijosh nje mendim te keq per mua.-i rrefeu me sy te perlotur.

Kris qe nuk po e shihte dot me ashtu te perlotur, nisi duke i pastruar fytyren nga lotet. Lekura e saj ishte e bute dhe e lemuar si e nje bebeje. Ajo kishte dale natyrale, ndryshe nga çdo femer tjeter qe kishte hasur me pare. Nuk gjeje asnje perberes jonatyrale apo makiazhi mbi lekuren, syte apo buzet e saj. I pelqente kaq shume kjo gje.

Natyraliteti shtuar sinqeritetin ishin perberesit perfekt per te adhuruar dike. Dhe ai kete po bente, po adhuronte ate edhe pse nuk duhej. E si te mos e adhuronte dhe mbeshteste kur ajo i kishte zgjuar ndjenja e vdekura, i kishte treguar se zemra e tij funksiononte perseri edhe pas atij apokalipsi qe kishte kaluar.

-te gjithe bejme gabime. Ne si qenie njerezore nuk do te kishim kuptim nese nuk gabonim.-e ngushelloi ai.

Zot, perse ishte kaq... njerezor dhe i kuptueshem ky njeri? Ishte tejmase e lumtur dhe falenderuese ndaj zotit qe i kishte sjelle ne jeten e saj nje njeri te tille. Ishte kaq mirnjohese ndaj nenes dhe dajes qe kishin ngulmuar per kete fejes. Ai ishte gjithçka çfare i duhej ne jeten e saj. Kristjan ishte si ato tingujt shplodhes te nje melodie ne nje nate te zymte dhe te pagjume.

-faleminderit qe je kaq... i duruar dhe i mire me mua.-e falenderoj teksa afronte edhe njehere tjeter buzet ne faqen e tij.

Nuk vazhdoi me tej. Nuk donte te hapte temen e ngjarjeve te paradites me Erikun. Jo, nuk ishte çasti dhe vendi. Do te gjente nje kohe dhe vend te pershtatshem per te hapur zemren me te. Me mikun dhe mbeshtetesin e saj me te madh. Do ta bente, por nje here tjeter ne nje çast tjeter, jo sonte.

-hmmm.-mermeriti dhe beri nje shprehje prej te merzituri ai.

-çfare?-e pyeti me nje fytyre dyshuese.

-dy puthje, per nje nate, ne nje faqe?- tregoi me nje fytyre qenushi te llastuar.

-prit...-i tha pasi qeshi e lumtur dhe i dhuroi dy puthje te tjera ne faqen tjeter.
Ndersa Kris i perkedheli koken dhe me pas i la disa puthje te njepasnjeshme aty.

Nese dikush do te shihte ato imazhe te tyre do te mendonte se ata ishin çifti me perfekt qe ekzistonin,por ata nuk ishin çift dhe aq me pak perfekt. Te pakten per momentin. Ata ishin miq me ndjenja me shume se miqesore.

-per krepa, akullore apo darke?-sugjeroi pas pak Kris.

Ai dinte si ti menaxhonte situatat. Nuk ishte nga ata meshkujt posesiv dhe imponues. Gjithçka çfare donte ishte nje miqesi me te e cila do te behej me pas nje vater besimi ku ajo do ti rrefente çdo gje dhe ne fund nje i fejuar i dashur dhe mirekuptues. Ai e dinte se tashme nuk ishte çasti per pyetje dhe kerkesa llogarie. Çastin do ta krijonte vete ne kohen e duhur. Tanime i mbetej vetem ta mbante prane vetes me kujdes dhe pse jo ti falte fragmente lumturie.
Fragmente qe do te ktheheshin ne momente te paharrueshme ne te ardhmen. Sepse ai e dinte...nje dite ajo do te hapte zemren me te dhe do ta donte ashtu me gjithe forcen e dashurise qe ajo posedonte.

-hmm.-beri ajo sikur po mendohej per formulen e lumturise dhe jo per nje zgjedhje te thjeshte. -per krepa, akullore dhe... shetitje pa kete gjene me kater rrota.-kerkoi me ne fund.

Gjithçka qe ai i dha ishte nje miratim "dakord" dhe doli nga makina. Hapi deren ne anen e saj dhe i zgjati doren duke e terhequr jashte ne ajrin e paster e te fresket.

Ishte nate e bukur me nje qiell te kthjellet e te tejmbushur me yje. Hena e plote qendronte krenare ne nje cep te qiellit dhe ju bente shoqeri me driten e saj te argjendte.

Ecen per disa çaste ne rruget e zbrazura te kryeqytetit deri kur Kris u kujtua te gjente doren e saj. Ndoshta ishte kujtuar sapo dolen nga makina, por nuk donte te behej i bezdisshem. Vetem ne ate çast qe ju duke i pershtatshem, mori doren e saj ne te tijen dhe vazhdoi i qete rrugen per ne kreperine e vogel ku kishin vendosur te shkonin si fillim e me pas per akullore.

Asnje kundershtim nuk erdhi prej saj. Asnje terheqje dore apo vetulla te ngrysura. Edhe ajo ashtu si Kris, e kishte ndjere ate gershetim gishtash aq domethenes. Ai po e mbante prej dore ashtu siç kishte enderruar per kushedi sa here kur haste çifte te lumtura ne rruge.

"Dua te jem edhe une keshtu nje dite". -kishte deshiruar kur haste ate xhest aq domethenes mes nje cifti. Po, per te nje bashkim duaresh ishte shume domethenes per dashurine e nje çifti. Ajo tregonte dashuri dhe perkujdesje. Ti mbash doren partneres dhe pas disa vitesh lidhje, tregon se dashuria vazhdon dhe eshte e pashtershme ne kohe.
*
Bene gjithçka qe kishin planifikuar per disa ore te mira. Ore qe per te dy dukej se kishin kaluar sikur te ishin sekonda. Kjo ndodhte sepse shoqeria e njeri-tjetrit ishte perplotesuese. Kris kishte nevoje per nje folese te sinqerte, ndersa Klea per nje degjues dhe keshillues po ashtu te sinqerte. Kjo i bente gjysma perplotesuese te njeri-tjetrit...

Ps: Si ju duket libri deri tani?
Pas nja dy pjesesh fillon behet me interesante historia...

FejesaWhere stories live. Discover now