21. Darka

2.8K 186 72
                                    

Mes duarve rrotullonte filxhanin e bardhe me nje "Smile" te shkruar ne te. Pinte ngadale cokollaten e saj perzierje mes te bardhes dhe te zezes dhe mendonte. Mendonte per muajin e fundit qe kishte kaluar nen shoqerine e Krisit. Mendonte per shetitjet e tyre, darkat, lojerat femijenore dhe se fundmi per pushimet. Pushimet qe ai i kishte kerkuar te kalonin sebashku ne jug te Shqiperise.

"Do te jemi ne te dy dhe familja ime"- i kishte thene Kris para dy ditesh. Ishte pikerisht pjesa e fundit e fjalise ajo qe e shqetesonte shume, familja. Familja, pjese e se ciles ishte dhe nena e tij. Ajo qe tashme ishte zyrtarisht vjehrra e saj.

Po, kishte rreth nje jave qe njohja e tyre ishte finalizuar ne fejese. Fejese, simbolin e se ciles e mbante ne dore. Nje unaze, nje diamant i shndritshem shkelqente krenar ne gishtin e saj te parafundit.

Ishin nxituar? Jo, gjate gjithe muajit kishin qendruar pothuajse gjithe diten bashke. Si dy miq, por kishin ndare oret me te shumta bashke. Ishin njohur me anet pozitive dhe negative te njeri-tjetrit, ishin argetuar dhe kenaqur pafund.

E vetmja gje qe nuk kishin bere ishte takimi i Kleas me familjaret e Kris. Ajo nuk kishte pranuar kurresesi te shkonte ne shtepine e tij gjate ketij muaji edhe pse Kris kalonte shume ore ne shtepine e saj. Edhe pse i ishte shmangur per nje muaj ritakimin me vjehrren, nuk e bente dot pergjithmone. Pikerisht sonte ishte e ftuar te darkonte ne shtepine e saj.

Kishte qene vete Roza ajo qe e kishte telefonuar ne oret e para te mengjesit duke e ftuar per te kaluar mbremjen me ta. "Ti je nusja e tim biri tani" i kishte thene kur Klea ishte munduar te refuzonte me justifikimin se e ema ishte pa qejf. Justifikim qe nuk i kishte rezistuar kokefortesise se Rozes, e cila i kishte ftuar familjarisht. Epo gjysma e se keqes, nuk do te perballej e vetme me "zonjen e pispillosur".

La filxhanin mbi komodine dhe hapi nxitimthi dollapin e vogel ngjyre druri duke kerkuar midis rrobave te saj diçka te pershtatshme per darken e sotme. Ne sy i ra fustani i zi qe kishte veshur ne takimin e pare me Erikun. Jo, nuk do te zgjidhte ate per kete darke te rendesishme, por e mori ne duar duke sjelle ne mendje kujtimet e asaj dite.

Sa e emocionuar kishte qene...sa gjera kishte perjetuar ate dite. Ne fillim takimi qe kishte enderruar me Erikun dhe me pas njohja me Kristjanin. Kristjani qe çdo dite behej edhe me shume i mire dhe i dashur me te.

Nga ana tjeter, Eriku nuk ishte dukur qe nga dita kur kishin pasur debatin ne kafenene e lagjes. Shpesh here ishte hasur me te ne rruge, por i ishte shmangur. Per te shmangur takimin me te, nuk kishte shkuar me ne punen e vjeter.

Tashme punonte ne nje qender per femijet dhe grate e pastreha. Qender te cilen e drejtonte motra e Krisit, Ana. Me kete te fundit marrdheniet i kishte te mira edhe pse kishin shume diference moshe dhe mendimesh. Tek e fundit secila qendronte ne punen e saj dhe rralle beheshin bashke.

E la menjane fustanin e zi dhe vazhdoj kerkimin per diçka te pershtatshme. Po kalonte shume gjera neper duar, por asnjera nuk po e bindte. Kur me ne fund nuk gjeti diçka, u shtri rremujshem mbi shtratin e saj dhe mbuloi fytyren me duar.
Kur ishte gati duke e zene gjumi ashtu, degjoi deren teksa hapej. Hapi syte dhe vuri re silueten e te motres qe tashme ishte gati.

Aleksa mbante veshur nje fustan te shkurter blu dhe nje pale sandale te zeza, floket te drejta e te stiluara perfekt dhe make up poashtu perfekt. Ndodhte ndonjehere si sot ta adhuronte te motren. Ajo kishte kaq kujdes per veten sa kurohej deri ne detaje. Ishte e rregullt dhe e bukur per çdo rast.

Nuk mund te thuhej e njejta gje per Klean. Ne garderoben e saj nuk gjeje pothuajse asgje tjeter perveç rrobave sportive qe perdorte çdo dite. Per te mos permendur çanten e saj te tualeteve ne te cilen mezi gjeje nje laps, nje buzekuq dhe nje rimel pothuajse te mbaruara.

FejesaWhere stories live. Discover now