49. Puthje pajtimi

3K 176 146
                                    

Teksa perpiqej te levizte me syte akoma te mbyllur, ndjeu nje trup te rende ta shtrengonte nga pjesa e djathte e trupit te saj. Nje dore qe levizte qetesisht mbi floket e saj dhe ne fund... nje fytyre, fytyra me e bukur ne bote. Ishte Kris qe e perkedhelte butesisht ne koke ndersa syte e tij te medhenj kaf e veshtronin si te ishte nga nje planet tjeter.

-Hej... ku jam ketu?-pyeti sapo hapi plotesisht syte.

-Pa shih njehere rrotull.-e udhezoi, ai.

U ngrit paksa nga vendi ku qendronte shtrire dhe hodhi syte rreth e rrotull. Menjehere e njohi vendin ne te cilin ndodhej. E si te mos e njihte kur ai ishte vendi ne te cilin kishte marre shume lumturi. Ishte dhoma sekrete e Krisit.

-Po une çfare dua ketu?-pyeti, edhe pse nje lumturi i pushtoi zemren.
Por nuk do ta leshonte veten. Jo, duhej te qendronte e gurte dhe e padepertueshme per syte e Krisit. Ai nuk duhej ta kuptonte lumturine e saj, ne te kundert do te perfitonte nga situata. Jo ne kuptimin e keq te perfitimit, por do ti perkedhelej krenaria.

-Te solla une. Te zuri gjumi ne makine dhe une te solla ketu.-shpjegoi, Kris.

-Pse ketu? Po mami...sa eshte ora? Ajo duhet te jete bere merak?-u kthjellua totalisht.

-E njoftova qe do te flesh ketej sonte.-tregoi, tjetri qetesisht.

-Si ketej? Une... nuk mund te me shohi  mami yt ketu. Nuk duhej te me kishe sjell.-filloi te belbezonte.

-Sa frike qe e ke Rozen?-talli, Kris.-Nuk ha njerez dhe aq me pak ty...  i vetmi person qe mund te te haj jam une.-perfundoi, teksa qeshte me fytyren e saj si domate e kuqe.

-Po e frikshme eshte ajo. Nuk do ishte çudi te me piqte te gjalle po te me shihte ketu.-vazhdoi lojen, ajo, si per te dale nga sikleti qe e kishte kapluar prej fjaleve te tij.

Krisi, i cili po shihte fytyren e saj qesharake, qeshi me te madhe. I kishte munguar ajo, vogelushja e tij dhe shakate e saj femijnore. Edhe pse kjo nuk ishte shaka. Nese Roza do te zbulonte se i biri e kishte sjelle serish Klean ne shtepi do te bente diçka. Jo ta piqte te gjalle, por te uleriste dhe ofendonte si e marre. Prandaj e kishte futur Klean nga dera e pasme e shtepise, per te shmangur nje perballje te padeshiruar me te emen.

-Perse kishe dale vetem ne mes te shiut?-pyetja e Krisit e ktheu situaten ne serioze.
Klea uli syte nga sikleti ndersa vuri re se mbante veshur jo me rrobat e saj te lagura prej shiut, por nje bluze pambuku te Krisit. Me siguri ai e kishte nderruar ndersa ajo flinte. I pelqeu ky xhest aq sa e vuri ne siklet. Kishte qene aq e pergjumur prej qetesuesve sa nuk kishte ndjere asgje.

-Ti... me ke... nderruar?-mermeriti.

-Ishe e lagur dhe nuk doja te ftoheshe. Tani me kthe pergjigjen e pyetjes qe te bera?-insistoi, Kris.

-Ishte tre vjetori i babit dhe shkova ne varreza. Nuk doja ta lija sepse binte shi... nuk kam munguar asnje vit dhe nuk doja te mungoja as sot. Shiu kishte pushuar dhe filloi serish ndersa ikja per ne shtepi. Po shkonte shume vone prandaj nuk mund te prisja ne ndonje strehe...-Kishte nisur shpjegimet ndersa Kris e veshtronte embelsisht dhe me keqardhje.

-Me kishe thene mua. Kishim shkuar bashke. Keshtu nuk mund te dalesh, aq me pak ne shi dhe vetem.- e keshilloi.

-Kemi nje jave qe nuk flasim. Ti merr vetem mamin ne telefon.-i vuri ne dukje, ajo.-Nuk doja te te shqetesoja.-plotesoi.

-Ti nuk me shqeteson asnjehere. Mund te me kerkosh çfare te duash dhe kur te duash. Une nuk e kam bezdi.-i tregoi, ai.

-Ndoshta ti jo, por e dashura jote po.-ky ishte ai çasti kur priste informacion me shume se sa te justifikohej.
Deshironte me çdo kusht te dinte si shkonin punet mes tij dhe Erle bjondines. Nuk do te çuditej aspak nese ai do ti tregonte se mardhenia e tyre ishte ne kufijte e seriozes dhe se shpejti do te fejoheshin, nese nuk e kishin bere deri me tani. Jo,nuk do te ishte aspak habi. Fakti qe ai e kishte ftuar ne kafe me te, afersia e tyre, puthja dhe qershia mbi torte,ajo  "ne jemi miq" qe ai i kishte thene pas fjaleve te dua, tregonin se nuk ishte me ajo ne piedestalin me te lart ne syte e tij, por ajo bjondina fallco.

FejesaWhere stories live. Discover now