6.Dakord

2.6K 192 100
                                    

Kishte gabuar. Ne çdo fjale dhe mendim per Kristjanin kishte gabuar. Ai nuk ishte djali "barkderre" qe ajo dhe e motra kishin perfolur per nete me radhe ne bisedat e tyre. Nuk dukej as tipi i perhumbur dhe i paafte per te njohur nje vajze vete edhe pse kjo ngelej per tu pare.

Kristjani ishte i gjate aq sa Klea i arrinte deri tek mjekrra. Kishte floke te zinj dhe te rregulluara kendshem. Syte kaf te embel ne forme bajameje rrethoheshin nga qerpiket e gjate e te zinj. Kishte buze jo shume te trasha, por me konture te theksuara, hunde te drejte dhe vetulla te trasha e te zeza.

Po e veshtronte me aq vemendje sa per nje çast kishte harruar se ku ndodhej. E ktheu ne realitet dora e tij qe leshoi butesisht te sajen dhe zeri acarues i dajes se saj.

-Klea, ulu prane Kristjanit.-i kerkoi ai me butesi.
Kurre nuk ishte sjelle kaq embel gjate dy viteve te fundit. Por sot, sot te gjithe kishin rene dakord te silleshin embelsisht me te. Edhe nena e saj qe pak ore me pare bertiste si e çmendur, tanime sillej si nje nene e perkushtuar dhe e dashur.

Beri ashtu siç i kerkoi daja duke u ulur prane Kristjanit. Ky i fundit mbante nje qendrim serioz ndryshe nga ai i disa çasteve me pare. Veshtrimin e kishte hedhur drejte nenes se tij qe dukej sikur ishte ulur ne gjemba.

E kuptonte qendrimin e saj. Ajo nuk e kishte pelqyer asnjehere Klean. Ne çdo rast qe ishin takuar, Roza e shperfillte ate. E preferuara e saj kishte qene Aleksa sepse kjo e fundit e komlimentonte vend e pavend sa here qe i jepej mundesia.

-Erisa, jemi keqkuptuar shume ate dite qe folem.-theu heshtjen Roza me zerin e saj te plote.-siç te thashe edhe pak me pare, ne e pritem per miresjellje Klean, por nuk mund ta vazhdojme me tej kete njohje. Une te kam kerkuar doren e vajzes se madhe,jo Kleas...

-te kuptoj, Roza. Ju kerkoj ndjese per kohen e harxhuar,por kohet e fundit s'jam hiç mire.-e nderpreu Erisa duke u shtirur si e mjere.

-nuk kam asgje me Klean, por eshte shume e vogel dhe nuk pershtatet me djalin tim.-u shfajsua tjetra.

"Mori fund"-mendoi Klea.
Mori fund edhe kjo fejese e shtirur. Edhe pse Kristjan ishte shume here me simpatik dhe i sjellshem se Eriku, perseri ajo preferonte kete te fundit. Kishte te drejte. Te kalosh gjithe jeten duke dashur dike dhe te dali nje i panjohur qe te prish çdo enderr nuk eshte aspak e kendshme.

Zemra po i rrihte si e marre, por kete here nga gezimi. Edhe pak çaste e ndanin nga Eriku. Sapo Kristjani dhe familja e tij te largoheshin, do te rendte drejt tij per te vazhduar ate qe kishin lene ne mes.
Jo, nuk do te ktheheshin me ne Durres ne tarracen e atij hoteli, por do ti hidhej ne qafe duke perseritur momentin kur ishin afer puthjes se saj te pare. E nese Eriku do te hezitonte per t'ja rrembyer ate puthje duke bere rolin e romantikut, do ta puthte vete. E kishte vendosur ne mendjen e saj se kjo do te ishte dita e puthjes se saj te pare.

Do guxonte te bente kete e shume te tjera per Erikun nese do te ishin gjerat ne doren e saj. Por planet nuk shkojne asnjehere ashtu siç duhet. Aq me pak planet e Kleas qe binin ne kundershtim me ato te familjes se saj.

-E vogel? -ishte Eno ai qe e shkeputi nga mendimet,-E di qe eshte mungese edukate te pyesesh nje femer per moshen, por a mund ta dime sa vjeçe je?- perfundoi pyetjen e tij duke ju drejtuar Kleas sikur te ishte nje femije kopeshti dhe jo nje vajze qe gati po fejohej.

Po gati sepse ishte e bindur qe Roza nuk do ta lejonte nje gje te tille.
Do te kujtohej nje çast per kete te fundit. Do ti duhej ta falenderonte per kete miresi te madhe qe po i bente. Edhe pse deri me sot e kishte inat dhe bezdisej nga sjellja e saj prej zonje te rende, nga ky çast e adhuronte dhe falenderonte ne heshtje per kundershtimin e kesaj fejese.

-njezete.-ju pergjigje shkurt.

"Po ketij per çfare i duhet mosha ime? Çfare dreqin do qe fut hundet ne gjera qe si takojne?"-mendoj.

E ndjente se gjerat nuk do te shkonin mire. Daja i saj nuk do te dorezohej kaq shpejte. E sikur te mos mjaftonte vendosmeria e dajes, dilte edhe ky Eno a çfare dreqin quhej qe i veshtiresonte akoma me shume gjerat.

-6 vjet diference jane normale per nje çift. Une mendoj te njiheni njehere.Si thua Kris? -ju drejtua shoku Kristjanit.

"Jo, thuaj jo, te lutem"-perseriste Klea pa pushim ne mendjen e saj.

Lutej ne heshtje me syte ne vijat e zeza vertikale te tapetit ngjyre vishnje qe zbukuronte sallonin e shtepise se saj. Nuk guxonte te ngrinte syte drejte Kristjanit apo dikujt tjeter. Nuk mundej sepse ne te kundert syte e saj te shndritshem si ai bari i mengjesit mbuluar nga vesa do te leshonin lotet qe po luftonin tanime me qepallat.

-nese zonjusha ka deshire...perse jo.-ju pergjigje Kristjani shokut teksa drejtonte syte nga Klea.
Kerkonte miratimin e saj per te vazhduar njohjen e tyre. Ate njohje qe per Klean ishte nje budallallek me brire.

Nuk donte. Nuk mundej ta vazhdonte kete njohje kur ne zemren e saj nuk kishte hapsire per te. Zemra e saj ishte e mbushur ne çdo grimce hapsire me dashurine per Erikun.

A do te mundej valle ta zevendesonte ndonjehere ate me Kristjanin? Kurre.
Kurre nuk do te mundej te shuante ate dashuri qe kishte ushqyer per shtatembedhjete vite me radhe. Kurre nuk do te mundej qe nje Kristjan te zevendesonte Erikun. Erikun e enderrave dhe deshirave te saj. Ai ishte mendimi i pare me te cilin niste diten dhe i fundit me te cilin e mbyllte.

Ajo, shpirti, dhe zemra e saj nuk mundej, por duhej te nenshtrohej. Vullneti i saj duhej ti nenshtrohej atij te familjes se saj. Atyre gjashte syve te nenes, motres dhe dajes se saj qe e shikonin kercenueshem qe te konfirmonte kerkesen e djalit te perzgjedhur prej tyre.

I kuptonte. Nenen dhe dajen e saj i kuptonte, por Aleksen jo. Ajo ishte fajtorja per te gjithe keto qe po i ndodhnin. Ajo dhe kokfortesia e saj. Nese Aleksa do te pranonte fejesen, tani  te gjithe do te ishin te lumtur.

Ngriti syte duke kerkuar per ata te Kristjanit qe ndodhej disa centimetra larg saj dhe i gjeti. Ndeshi shikimin me ato sy te shndritshem e te embel kaf dhe ndjeu mbeshtetje. Ne çast ju kujtuan syte e bukur kaf te te atit. I erdhen ne mendje kujtime te shumta kur i rrefente ndonje sekret te vogel dhe ai e shikonte ne kete menyre. Po, e shikonte keshtu si Kristjani, embel dhe paqesisht. Me pas i buzeqeshte dhe e puthte ne balle.

A do ta zinte ndonjehere vendin e tij Kristjani? A do ta mbeshteste, mirekuptonte dhe keshillonte butesisht si i ati?

Dreqin, çfare po mendonte keshtu. Ai nuk kishte asnje lidhje me babain e saj. Kristjani nuk po kerkonte nje vajze, moter apo shoqe, por nje grua. Grua, rolin e te ciles Klea nuk e luante dot. Apo e luante? Epo edhe nese nuk donte do te duhej ta luante perndryshe jeta e saj do te merrte nje kthese te keqe. Jo se nuk kishte marre me vdekjen e te jatit, por tani do te shkonte keq e me keq.

Pa vetedije i kishte dhuruar nje gjysem buzeqeshje te çilter...
Buzeqeshje qe u pasua nga nje miratim "dakord".
Dakord qe doli aq pavullnetshem nga buzet e saj. Vetem kur pa reagimin e pjestareve te tjere kuptoi rendesine e gjashte germave qe kishte shqiptuar.

Kishte rene dakord per nje njohje me nje djale qe nuk ishte Eriku i saj. Kishte vulosur me pavetedije largimin prej dashurise se saj disavjeçare. Tanime nuk kishte me Erik dhe Klea, por ne librin e jetes se saj ishte grisur nje kapitull per tu shkruajtur nje tjeter i ri ku protagonist do te ishin Kristjan dhe Klea...

Ps: Si po ju duket libri deri tani? Do t'ju falenderoja pamase nese me jepni mendimet e tuaja te sinqerta.
Gjithashtu ju falenderoj shume shume qe gjeni kohe te lexoni shkrimet e mia.

FejesaWhere stories live. Discover now