50. E falur

2.8K 165 76
                                    

-E di, je shume hileqare ti.-ankohej, Kris.

-Une, pse?-bente te pafajshmen, Klea.

-Po, ti. Ke fjetur disa ore dhe tani me le mua zgjuar gjithe naten.-vazhdoi ankesat qesharake, ai.

Ne te vertete, kishin arritur oret e para te mengjesit dhe asnjeri nga te dy nuk denjonte te prishte ate magji mes tyre per disa ore gjume. Gjumi qe per muaj te tera ju kishte munguar po aq sa edhe ato puthje, ledhatime apo biseda te ngrohta. Gjumi qe e flaken tutje edhe sot e kushedi do e benin perseri per sa e sa nete te tjera si kjo e sotmja.

Dashuria valvitej si nje flamur fitoreje ne ajrin e ngrohte te dhomes, ne peshperimat e tyre teksa tregonin per mungesen e njeri-tjetrit gjate ketyre muajve, ne puthjet e vockla mbi fytyre, pak me te egra dhe kerkuese mbi buze dhe ledhatimet apo shkuljet e flokut si pasoje e ndonje mospelqimi per ato qe rrefente tjetri.

Ishin duart e Kleas ato qe terhiqnin lehte floket e Krisit sa here qe ai hidhte ndonje fjale komplimentuese per Erlen apo ndonje femer tjeter. Xhelozia ishte aty, e pandashme nga dashuria, shoqeruesja e saj e nderit.

E si do te kishte kuptim dashuria pa xhelozine. Eshte kjo e fundit ajo qe i jep kuptim te pares. Jane xhestet, idet qe ai tjetri eshte i yti dhe i askujt tjeter, qe askush nuk mund te preki ate qe eshte "vetem e jotja", posesiviteti dhe hedhja poshte ose zhberja e vlerave te dikujt tjeter perpara asaj qe konsiderohet "dashuri e jotja".

Pas ankesave qesharake te Krisit, Klea u shtri e pergjumur ndersa ai i ledhatonte koken. Kishte qene ai qe ishte ankuar ne nje fare menyre dhe ishte po ai qe nuk vuri gjume ne sy per asnje çast. E veshtronte ndersa ajo flinte dhe nuk mund ta besonte qe e kishte perseri prane, perseri te tijen. Dhe tani qe e kishte rigjetur nuk do ta leshonte me kurre per asnje gje, qofte kjo edhe nena e tij.

E ema, ajo ishte shqetesimi i tij me i madh. Bluante ne mendje ide nga me te ndryshmet per nje perballje sa me pak konfrontuese te saj me Klean.

"Edhe nese ajo kundershton, nuk do ta le Klean. Jo,kete here nuk do ta le per asgje ne bote", i perseriste vetes.

"Eshte detyra e saj si nene te pranoj ate qe bene te birin te lumtur",mendonte, serish.

Kishte kaluar mbi dy ore ashtu i perhumbur ne mendime, duke imagjinuar lloj-lloj menyrash se si te tregonte perpara familjes per rikthimin me Klean. Kishte shume ide, por asnjera prej tyre nuk i siguronte se do te pranohej nga e ema.

E ema, ajo gruaja e forte, per te cilen ishte ndjere krenar shume here. Dhe ishte pikerisht ajo fortesia e saj qe e trembte me shume. Per here te pare gjate 26 viteve jete, deshironte qe e ema te ishte nje femer e bute, e qete dhe jo aq krenare dhe kokeforte sa te mos pranonte idet, mendimet apo deshirat e pjestareve te tjere te familjes.

Jo, nuk ishte nje nga ata "djemte e mamit". Nuk ju trembej kundershtimeve apo ideve te saj absurde per jeten e tij, jo. I trembej asaj se si do ta perballonte Klea perballjen me te. Gjeja e fundit qe deshironte, ishte ta merziste ate me tekat e se emes.

U çua nga shtrati me kujdes dhe hyri ne tualet. Nje dush i mire ishte ajo çfare i duhej per tu kthjelluar nga gjithe ato mendime dhe ajo nate e pagjume. Sapo hapi rubinetin, uji i ftohte i ngriu çdo qelize sa ishte gati te ulerinte si ato vajzat tekanjoze kur ju thyhet nje thua apo ju bien qerpiket fallco. Rrotulloi menjehere rubinetin ne anen tjeter dhe ndjeu ujin e vaket ti pershkonte gjithe trupin.

E la veten te lire pa levizur asnje muskul, ndersa mendjen ja pushtuan mendimet per ate krijesen e pafajshme, e cila flinte e qete pak metra larg tij. Dreqin, si nuk i kishte dhene nje puthje perpara se te futej ne dush. Jo se puthjet kishin munguar gjithe naten, por se si ndihej, sikur ajo do te ikte tashme qe ai ishte larg saj. Ne fakt, nje mur i ndante, por ishte shume per te qe kishte pritur per muaj te tere ta kishte edhe njehere ne krahet e tij.

FejesaWhere stories live. Discover now