52. Nje darke romantike

2.8K 163 147
                                    

Ndezja e qirinjve te kuq ishin e fundit gje qe beri ne ate ambient te krijuar si nje foleze te vogel romantike. I hodhi nje veshtrim te fundit gjithe dhomes dhe pamja qe ju servir i pelqeu jashtezakonisht shume. Domosdo ishte bere çdo gje me detaje nga duart e tij, per vogelushen e tij. Me siguri ajo do te mahnitej apo... jo?
"Po ajo duhet te qaj nga gezimi ose te ulerasi e lumtur. A nuk bejne keshtu gjithe vajzat?"- mendoi.
"Jo, ajo eshte ndryshe nga te tjerat, eshte unikja ime e vogel dhe do te kete nje reagim tjeter qe une s'mund ta imagjinoj dot tani me gjithe kete lemsh qe me eshte krijuar ne stomak"-perseriste me vete.

Ne fund te shkalleve u degjuan nje pale taka dhe zeri i saj i embel:
-Kris, aty larte je? Mami me tha...

-Je bere e mrekullueshme... jo, jo ti je gjithmone e mrekullueshme, por sonte qenke bere si engjell.-e komplimentoj ai, i cili ndodhej ne fillim te shkalleve.

Kris kishte gjithe diten qe pergatiste nje surprize per te ne dhomen e tij sekrete. I ishin dashur mbi dy jave kohe per te gjetur materialet e duhura dhe tashme mund te thuhej se ja kishte vlejtur gjithe lodhja dhe stermundimi. Ja kishte vlejtur çdo gje per ta kthyer ne nje romantik te vertete, ashtu si nuk kishte qene kurre ne jeten e tij, pavaresisht se kishte dashuruar. Dashuri qe nuk kishin arritur kurre permasat e kesaj qe ndjente per Klean. Te emblen, te sinqerten dhe te voglen Klea, Klean e tij.

Zbriti shkallet me te shpejte duke u gjendur per pak sekonda ne fund te tyre. I shkoi prane dhe nuk i rezistoi dot pa i dhene nje puthje ne balle. E veshtroi nga koka tek kembet dhe ne çast u dashurua edhe njehere me ate krijese te brishte e te embel.

Klea mbante veshur nje fustan te zi e te ngushte, diku siper gjurit, kepuce blu te kombinuara me nje xhakete te holle fine, po ashtu blu. Floket i kishte drejtuar, ndersa njeren ane te tyre e kishte kaluar pas veshit. Nje make up i lehte pershtatur me nje buzekuq nude i jepnin fytyres se saj nje pamje sa te embel aq edhe te hijshme.

Nga ana tjeter, Kris mbante veshur nje kostum blu pershtatur me nje kemishe te bardhe. Ishte pikerisht veshja e tij serioze ajo qe e la Klean gojehapur. Kurre nuk e kishte pare kaq mahnites, madje as diten qe supozohej te ishte fejesa e tyre.

Pasi e perqafoj edhe nje here forte, Kris i mori doren mes te tijave dhe e drejtoj per nga shkallet. Sapo mberriti prane deres, e hapi lehtesisht dhe me nje perkulje prej zoterinjsh te rafinuar, e lejoi ate te futej brenda e para.

Klea buzeqeshi me veprimet e tij dhe hyri brenda "folezes se tyre". Gjithçka ishte edhe me e bukur se ata filmat romantik qe ajo kishte pare per kushedi sa here me te motren. Nuk mund ta besonte se ishin duart e Krisit ato qe kishin krijuar ate mrekulli.

Dhoma ndriçohej vetem nga dy llampa te vogla te kuqerremta dhe nga nje rruge e krijuar me qirinje te kuq dhe petale te bardha trendafilash. Ne vendin e divanit te ngushte qe kishin ndenjur shume here sebashku, ishte nje dyshek (me siguri ai i shtratit te Krisit) i rregulluar me dy jasteke dhe mbulese te kuqe. Nga ana tjeter e dhomes gjendej nje tavoline e vogel e rrumbullaket shtruar per dy veta dhe nje qiri ne mes te saj. Gjithe pjesa tjeter e dhomes ishte e mbushur me petale te bardha perzier me te kuqe dhe disa trendafila te shperndare.

Kishte ngelur e befasuar dhe e hutuar. E hutuar aq sa zeri i ngrohte i Krisit e solli ne vete. Ai qendronte pas saj, ndersa me nje levizje e mbeshtolli me krahet e tij ne nje perqafim.

-Te pelqen, vogelushe?-e pyeti,nderkohe qe e puthte ne qafen e zbuluar.

-Edhe me pyet...-ju pergjigje dhe u kthye perballe tij.

I vendosi te dyja duart mbi fytyre dhe e pa me nje buzeqeshje sa te lumtur aq edhe te hutuar. Po, ishte hutuar nga gjithe ajo surprize qe as ne enderra nuk e kishte imagjinuar aq te bukur. E puthi forte ne buze si per ti treguar sa shume emocione i kishte dhuruar. Por, jo, nuk mund t'ja tregonte me vepra dhe as me fjale ate çka ndjente ne ato çaste. Nuk ishte efekti i surprizes me shume se sa ideja qe ai e kishte bere te gjithen per te. Per te qe kurre ne jeten e saj, askush nuk ishte preukopuar ti falte qofte edhe nje buzeqeshje.

-Nuk di se si te ta shpreh sa te lumtur me ke bere... nuk e di...jam kaq e emocionuar.-belbezoi ndersa lotet e kishin gjetur rrugen e tyre permes faqeve.

-Nuk eshte e rendesishme qe te ma shprehesh mua, me mjafton qe te ndihesh mire. Kjo nuk eshte asgje...-mori fryme thelle dhe vazhdoi,-dua qe çdo çast i jetes tende te jete i mbushur me emocione te tilla,dua qe ne çdo çast te jetes te jem une shkaktari i lumturise tende. Dua qe çdo çast i jetes tende te jete edhe i imi, te jemi nje... Dua te jesh muza ime e perjetshme, gruaja ime, ajo qe do te mbaj ne barkun e saj femijet e mi... Do te martohesh me mua?-nje kuti e kuqe ne formen e nje gonxheje trendafili gjendej perballe fytyres se saj.

Kris e hapi me kujdes dhe brenda saj ndriçonte nje unaze me gure edhe me e bukur se e para. U ule ne gjunje dhe priti per pergjigjen e saj. Priti per nje "po", qe nuk erdhi kurre me fjale, por me vepra. Klea u ule ne gjunje perballe tij me lotet qe nuk i pushonin per asnje çast, dhe i zgjati gishtin e unazes.

-Hej, ti duhet te qendrosh ne kembe qe te duket sa me romantike. Pastaj princeshat nuk duhet te ulen.-udhezoi, Kris.

-Vendi i princeshes eshte prane princit te saj.-ja ktheu, ajo, ndersa qeshte mes loteve.

-Ngrihu qe ta bejme si duhet qe mos te na shajne femijet kur te shohin fotot.-i kerkoi, ai i buzeqeshur.

-Cilat foto? Ku eshte fotografi?-pyeti, duke rrotulluar syte neper dhome.

-E kam rregjistruar aparatin qe te beje foto çdo tre sekonda.-tregoi me gisht nga aparati.

Ajo u ngrit e lumtur me çmendurite e tij dhe Kris i vendosi unazen. Pasi shkembyen nje puthje me njeri-tjetrin, u ulen ne tavolinen e vogel gati per te shijuar darken e pergatitur nga Kris. Po, po çdo gje ishte pergatitur nga duar e tij, perfshire edhe embelsiren, per te cilen ja kishte marre formulen Erises.

Kris mbushi gotat me vere te kuqe duke ja zgjatur njeren asaj. Pa sesi ajo shtremberoj fytyren sapo piu gllenjken e pare. Domosdo, ishte hera e pare per te qe provonte pije alkoolike. Asnjehere nuk e kishin terhequr pije te tilla edhe pse kishte punuar ne vende ku konsumoheshin.

-S'te pelqen?-e pyeti, ai me nje buzeqeshje rrezellitese.

-S'kam pire kurre.-pranoi, ajo.

-Eshte e mire dhe te lejohet te pish deri ne nje gote.-i rrefeu, ai.

-Mire pra, do ta pije nje gote per ty sonte.-konfirmoi, ajo.

-Te dua...-ai i puthi doren e me pas bashkoi buzet ne nje puthje te gjate. Nje puthje qe vazhdoi aq gjate sa kishin harruar se duhej te konsumonin ate darken me ushqimet e çuditshme qe ndodhej mbi tryeze.

-Duhet te hame tani se mund te na duhen ca energji per me vone.-e ngacmoi, Kris, ndersa ajo u perflake ne fytyre nga turpi.

-Nese nuk do ti harxhojme energjit duke u marre me nenen tende, qe meqe ra fjala, ishte me nerva.-doli nga situata, ajo.

-Nese ja bene te birin te lumtur, zbutet ajo.-e talli perseri, Kris.

-Sigurisht, prandaj jam ketu, per t'ja bere te birin te lumtur.-ja ktheu nderkohe qe i buzeqeshte flirtueshem.

Buzeqeshje te tilla, fjale ngacmuese drejtuar njeri-tjetrit dhe puthje njera-pas tjetres shoqeruan ate mbremje qe vulosi dashurine e tyre...
__________________________________
Ps: Kjo eshte pjesa e parafundit dhe m.q.s kisha kohe sot, do te publikoj edhe pjesen e fundit me vone. Ndersa epilogun neser ose pasneser.

Kjo pjese eshte per: SuadaVeshti, radiantique, _mikaeka_28, angela_angel1, _The_Dolan_Girl_, LauritHyseni dhe Elssa_Prenga.
Shpresoj t'ju pelqej vajza dhe ju falenderoj pafund per mbeshtetjen qe me keni dhene.😘😘

FejesaWhere stories live. Discover now