35. Me la

2.4K 163 86
                                    

"Nuk ishte thjesht nje puthje mes nesh. Ai ishte i pari per mua. Nuk te dua. Ishte interesi qe na bashkoi. Interesi qe une kisha ndaj teje. Doja nje jete te rehatshme ku te plotesoja tekat e mia me pasurine tende. Nuk ndjej per ty". Ishin gjithe genjeshtrat e disa çasteve me pare qe i perseriteshin ne mendje papushim ndersa bente rrugen per ne shtepi.
Genjeshtrat qe luanin nje film drame ne mendjen e saj dhe ajo i bente shoqeri filmit te saj me lotet qe rridhnin si nje burim i pashtershem uji.

E zbathur me kepucet ne njeren dore dhe cepin e fustanit ne doren tjeter, ecte rrugeve si nje e çmendur. E çmendur ose si nuse e braktisur ne altar do te mendonin kalimtaret kurioz. Por fustani vjollce e hidhte poshte kete hipoteze per te mbeshtetur ate te paren, te çmendur.
Per te mos lene pas faktin qe kishte qene ajo nje braktisese dhe jo nje viktime e braktisjes.

Ajo, nje femer e dobet pa me te voglen fuqi per te luftuar per ndjenjat e saj, kishte braktisur te vetmin njeri qe kishte prane. Te vetmin qe e degjonte, qe e kuptonte, te vetmin mashkull per te cilin ndjente dashuri.

Por ajo nuk ishte vetem e dobet, por edhe e pameshirshme. E pameshirshme ashtu siç kishte qene disa minuta me pare kur ai i lutej me shpirt te kthehej, kur me shpirt i kerkonte te shtrengonte doren e tij dhe te vazhdonin para te dy si nje çift i dashuruar. E pameshirshme perpara loteve te tij teksa i pergjerohej mos ta braktiste ashtu siç fati kishte bere me te kushedi sa here. E pameshirshme dhe kokeforte kur ai betohej se nese dilte pertej deres se dhomes, nuk do ta falte kurre. Por kokefortesia prej budallaqeje, krenaria e tepruar dhe sedra prej femije te papjekur e kishin katandisur ne kete qe ishte tani pas disa minutash, nje femer e shkaterruar fizikisht dhe shpirterisht.

"Nuk me intereson çfare ke bere me pare ne jeten tende dhe as kush ka qene me pare pjese e saj. Nuk me intereson nese ke fjetur me kusheririn tim apo jo sepse une nuk te kam marre me kontrate virgjerie. Me intereson e ardhmja dhe ndjenjat qe kam per ty. Mos me lere, Klea. Eja, dalim te dy me duart e bashkuara si nje çift i dashuruar dhe ju vertetojme atyre gojeve te liga se me ne s'mund t'ja dalin, se dashuria jone eshte shume here me e forte se fjalet e tyre te ndyra. Te lutem, vogelushe"-i kish thene, Kris disa minuta me pare.

Por jo, krenaria e saj i kishte mbytur ato ndjenjat e mira per te. Ajo krenari budallaqe e kishte detyruar te hidhte kemben jashte deres se mallkuar te dhomes se tij, kufirit qe ai i kishte caktuar.

"Nese e kalon ate dere, nuk ka me Kris. Harroje qe ekzistoj dhe te betohem per gjithçka qe çfardo te ndodhi nuk kthehem me pas. Mos e beje, mos ik duke marre nje barre te rende turpi me vete. Qendro me mua dhe çdo gje do ta kalojme bashke."-i ishte lutur per here te fundit,Kris.

Lutje qe ishte refuzuar prej saj si gjithe te tjerat. Lutje qe ishte kthyer ne nje thirrje te eger kur ajo i kishte kerkuar falje.

"Me fal, Kris, por nuk mundem ta vazhdoj me kete. Edhe ti do ta kalosh  shume shpejt, me beso."-i kishte thene perpara se te mbyllte deren e dhomes, por jo pa degjuar zerin e tij te çjerre.
"Zhduku... Nuk kam nevoje per ngushellimet e tua sa per te lare gojen. Kisha nevoje per dashurine qe ti e mohove, por do te pendohesh. Do pendohesh per kete qe po bene, te betohem. Zhduku..."-kishin qene fjalet e tij te fundit pas deres qe kishte mbyllur lehte me zemren e coptuar.

Krenare, me koken larte dhe fytyren e akullt, kishte lene ate shtepi te mallkuar duke shperfillur ofendimet e Erikut apo thirrjet plote mllef te ish vjehrres, tashme.

E qete. Kishte qene e qete ne dukje deri ne çastin kur kishte kapercyer kufirin e asaj shtepie me boten e jashtme. Kishte ruajtur qetesine deri kur kishte kapercyer pragun e portes se zeze luksoze te viles qindramilioneshe. Deri aty lotet ishin mireruajtur brenda qepallave te pudrosura dhe zbukuruara si kurre me pare.
Po, si kurre sepse kurre me pare nuk ishte fejuar, kurre nuk ishte dashuruar vertete, kurre nuk ishte lenduar nga dashuria, kurre nuk kishte qare per dike keshtu siç po qante tani.

Aty ne rruget e pa asfaltuara mire ku takat i ngecnin neper gropezat e formuara nga pllakat e thyera, ku fustani i saj perrallor qe i fejuari ja kishte blere me dashuri fshinte pluhurin e pllakave te rruges, aty e vetme, e zhgenjyer nga gjithe dhimbjet qe jeta i kish falur, shpertheu ne ngasherima.

Qante si kurre me pare, qante ashtu si nuk kish qare per vdekjen e babait. Po, sepse atehere justifikohej me idene se ishte gjynah, se shpirti i tij nuk do te gjente paqe ne boten tjeter. Ndersa sot nuk kishte nje justifikim per te ndalur lotet, sot qante jo vetem per lojen e ndyre qe jeta po luante me te, por edhe per veten, per vetmine e saj, per boshllekun qe kishte ne zemer. Boshllek qe sdo ta mbushte dot kurre askush.

Arriti perpara deres se apartamentit dhe nxorri celesin nga çanta e vogel e dores. Hapi deren per tu ndeshur me dy pale sy te zgurdulluar nga habia.

-Klea, çfare ke?-ishte thirrja e te emes.

-Asgje.-ju pergjigje thate teksa ulej shkujdesur mbi divanin e bute.

-Si asgje? Ku ke qene qe je bere keshtu si mumje? -pyeti, Aleksa.

Te dyja, nena dhe Aleksa ishin bere gati per feste. Dukeshin aq bukur sa i vinte keq qe po ju prishte entuziasmin. Aleksa kushedi sa ore kishte harxhuar me veten. Ore qe do shkonin dem ashtu si veshjet e shtrenjta qe mbanin veshur. Veshje qe me siguri do te pluhuroseshin te pa veshura ne ndonje cep dollapi. Fundja, ku do t'ju rastiste me nje feste e tille luksoze.

-U ndava me Krisin.-rrefeu shkurt.-Eriku eshte kusheriri i tij...-mori fryme thelle dhe shtoi:-Mos me beni me pyetje per sot. Kam nevoj per nje dush dhe te fle. Mos me shqetesoni deri neser.-permbylli, perpara se te zhdukej matan deres se dhomes se saj.

Aleksa dhe e ema kishin ngelur duke pare njera-tjetren. Kjo e fundit ishte e shqetesuar per te bijen, ndersa Aleksa per festen ku do te takonte lloj-lloj pasanikesh. Merzia e te motres nuk hynte ne axhenden e saj. As qe i interesonte jeta e Kleas, aq me pak qe tani ishte e zhveshur nga "imuniteti pasuror" ,Krisi.
***
I lenduar dhe bosh, keshtu ndjehej. Ashtu si dy vite me pare, e kishin braktisur serish. Perse dreqin,  i binin per pjese femrat e dobeta? Perse jeta tregohej kaq dinake dhe mizore me te? Çfare kishte bere gabim?
Asgje. Asgje nuk kishte bere gabim. Ai ishte vete nje gabim. Nje gabim i pandreqshem qe e kishte pesuar njehere per te mesuar, por ne fakt nuk kish mesuar asgje sepse e pesoj perseri.

Dy vite me pare kishte humbur dy jete, por i kish zevendesuar disa muaj me vone me dy te tjera. Ndersa tani kishte humbur nje, te vetme, por te pazevendesueshme. Po, Anxhit i ishin dashur vite te zinte nje vend ne zemren e tij, ndersa Kleas disa dite, per te mos thene ore. Disa dite dhe ajo jo vetem qe kish zene vend ne zemren e tij, por e kishte pushtuar te teren per ta komanduar si te ishte prone e saj.

Ishte nderruar ne nje kostum sportiv dhe qendronte shtrire mbi shtrat me duart e kryqezuara poshte kokes. Shihte tavanin e dhomes se tij, por mendja i fluturonte sa ne nje vend ne tjetrin. Largimi i Kleas e kishte lenduar. E sikur te mos mjaftonte kjo, e ema po ja çante koken me trokitjet pa takt ne dere.

U çua i acaruar si kurre me pare dhe u nis drejte deres. Priti sa e ema filloj avazin e trokitjeve dhe e hapi me furi.

-Çfare dreqin ke?-ju hakrrye.

-I telefonova te gjithe dhe i lajmerova qe...-nisi fjalimin e ema, por nuk e la te perfundonte. Gjeja e fundit per te cilen interesohej tani, ishin te ftuarit.

-Nuk me intereson çfare ke bere. Mund te me lesh te qete.-ju pergjigje bute kete here teksa masazhonte me njeren dore qafen.

-Shpirt i mamit, ajo nuk ishte per ty. Te gjen mami ty nje...-filloj serish nje fjalim morali te gjate,Roza.

-...nje tjeter. Mos me thuaj?-ironizoi.-Ajo nuk ishte per mua, Nikola nuk eshte per mua, Anxhi nuk ishte per mua, po kush atehere? Sa femra do me gjesh dhe pastaj do me thuash nuk eshte per mua, sa? Me ke lodhur Roza.-thirri teksa theksonte emrin e saj qe ajo aq shume urrente.
Edhe ai e dinte qe e urrente kur e therriste ne emer, por nuk i interesonte. Nuk i interesonin tekat e te emes apo kujtedo tjetri. Tanime i interesonte vetem Klea, por edhe ajo nuk ishte me. Keshtu qe nuk i interesonte asgje.

Plasi deren forte aq sa dhe muri ishte gati te shembej nga tronditja dhe rrotulloi çelesin duke e kyçur. Ndezi televizorin duke ja ngritur volumin ne maksimum dhe doli qetesisht nga dera e ballkonit. Zbriti shkallet prapa shtepise dhe u fut ne makinen e tij.

Nikola, ajo ishte i vetmi destinacion perpara se te bente ndonje budallallik. Nikola ishte ilaçi i tij i relaksit sebashku me dozen e embelsires, Amin...

FejesaWhere stories live. Discover now