54. Epilog

3.9K 216 152
                                    

Nese do te me duhej ta krahasoja jeten me diçka, do te ishte me ate lojen labirinth, ku ne hyrje te tij ndodhet nje miush dhe ne dalje nje cope djathi. Ashtu si miushit do ti duhet te provoje shume rruge per te arritur tek djathi, ashtu dhe neve ne jete bejme shume zgjedhje, qe ne disa raste jane te gabuara dhe ne vend qe te na çojne para, na kthejne shume hapa pas. Ashtu si miushit i duhet te sterlodhet duke u kthyer pas shume here dhe duke nisur perseri nje rruge te re, ashtu dhe ne kalojme shume sprova nder vite, te cilat ne shumicen e rasteve na sfilitin, lendojne, por kur arrijme synimin themi se ja ka vlejtur.

Kur loja perfundon, miushi ka ngordhur urie dhe shume rralle mberrin ne destinacion. Ashtu eshte dhe jeta jone, sprovuese, torturuese qe me sfidat e saj te fale copeza te vockla lumturie, por ne te vertete na torturon aq shume sa nuk i shijojme dot as keto mini copeza. E ne fund ashtu si tek loja e labirinthit, jane shume te paket ata qe arrijne deri tek "copeza e djathit", ate lumturine e vertete. Jane shume pak ata qe kane pasur vullnet te hekurt per te vazhduar perpara,  duke provuar çdo rruge te mundeshme edhe pse kane bere me miliona here hapa pas, te cilet arrijne ne destinacion.
Jane shume te pakte ne numer ata qe e "kryejne lojen" ne kohe rekord aq sa mund te shijojne ate "copezen e djathit" per pjesen tjeter te jetes.

Nje prej atyre te pakteve ishin dhe Klea me Krisin. Nje nga ata qe diten se si ta kthenin dhimbjen ne force duke luftuar per ate daljen e labirinthit. Ata e arriten destinacionin e tyre, "copezen e djathit" dhe tani po e shijojne per pjesen tjeter te jetes.

Nje fejese e padeshiruar, nje familje qe e deshironte me çdo kusht kete fejese, fati qe i rrotulloi gjerat nga kendi i Alekses ne ate te Kleas dhe ne fund, ngulmimi i Krisit per ta kthyer kete rastesi ne fatin e jetes se tyre. Te gjitha keto krijuan ate çiftin e bukur me te ardhmen e lumtur. Ate te ardhme qe ata po e shijonin ne menyren me te mire te mundshme.
***
Ishte nje nga ato ditet e zakonshme qe ata dinin si ta kthenin ne te jashtezakonshme. Tashme, jo Krisi apo Klea, ishte Aleksa ajo qe kishte vendosur t'i befasonte te gjithe me nje surprize. Kishte organizuar nje feste ne shtepine e saj, qe tashme e ndante me Enon, me rastin e ditelindjes se vajzes se tyre.

Po, Eno shoku me i mire i Krisit ishin njohur me teper me Aleksen ne dasmen e Kleas dhe Krisit. Prej asaj dite kishin dale me shpesh te katert, e me pas vetem te dy.

Ajo Aleksa e çmendur dhe çapkene qe veset e keqija e kishin "detyruar" te dilte nga vetja, ishte zhdukur pas kurimit ne Itali per t'ja lene vendin asaj te butes, te sjellshmes dhe femres se perkushtuar ne familje.

Nuk thone kot qe nje femer mund te arrije te ndryshoje edhe burrin me te forte, por ndodh edhe e kunderta. Nje mashkull te shnderroj nje femer. Edhe Dioni kete kishte bere me Aleksen. E kishte shnderruar ne nje egoiste te pashoqe, ne nje loder personale te tij.

Epo heret a vone, çdo njeri merr ate qe i takon. Edhe Dioni kishte perfunduar ne burg. Me akuzat e nje shperndaresi do ti duhej te kalonte ca vite te mira ne ate vend "vetreflektimi". Ne ate vend qe do ta ndante me "shokun" e tij, Erikun.

Asgje qe Krisi apo familja e tij mund te benin nuk e shpetoi dot Erikun nga burgu. Familja e pronareve te restorantit ku ai punonte ishte edhe me e pasur dhe e fuqishme se ajo e tyre. Inati qe ata ushqenin per pabesine qe Eriku ju kishte bere, i kalonte kufijte e normales. Ata i kishin dhene çfare kishte dashur, nje pozite te mire, nje pune enderrash, mirebesim dhe ai jua kishte shperblyer me nje xhest te ulte si vjedhja. Kurre nuk do ta falnin dhe perkundrazi, bene gjithçka qe te denohej sa me shume. Tani edhe per pese vite te tjera, ai do te vetereflektonte dhe pendohej per mekatet qe kishte bere ne te shkuaren.
***
-Kris, mos i jep kaq shpejte makines se me perzihet.-zeri i Kleas vinte i zbehte.

-Nuk jam shpejte, vogelushe. Me 80 ne ore jam.-ja ktheu, Kris, perpara se te ndalonte ne nje cep te autostrades.

Klea ishte zbehur e gjitha dhe mezi sa qendronte ulur ne sediljen e pare. Sapo Kris ndaloj makinen, doli me te shpejte jashte saj dhe filloi te villte. Erisa doli nga dera e pasme e makines dhe ju afrua asaj dhe Krisit qe e ndihmonte te qetesohej.

FejesaWhere stories live. Discover now