20. Ndarja

2.8K 175 138
                                    

Kishte gdhire gjithe naten me celular ne dore. Biseda qe kishte nisur me nje mesazh te thjeshte pas ores dy te mengjesit, kishte vazhduar per rreth pese ore. Asnjeri nga te dy nuk kishte deshire ta mbyllte ate bisede qe po behej gjithmone e me interesante deri kur alarmi ne dhomen e tij prishi qetesine qe kishte rene duke e kujtuar qe pas nje ore duhej te paraqitej ne pune.

I vinte keq, me shume se keq ishte ajo çka ndjente. Ndjente nje terheqje ndaj Kleas sa nuk donte te ndahej kurre nga ajo. Nga ana tjeter edhe puna ishte e rendesishme. Nuk mund te mungonte sot qe kishte nje nga fushatat me te medhaja. Fushate qe bashkuar disa te tjerave do ti jepnin fame si fotograf.

Kris kishte 8 vite qe punonte si fotograf. Ai qe kishte nisur si nje pasion ne vitet e para te adoleshences, ishte zhvilluar edhe me tej me shkolla e kurse profesionale derisa kishte arritur ta kthente ne profesion. Profesion i nderthurur me nje nga pasionet e tij me te medhaja, te fotografuarit e gjithçkaje qe per syrin e tij konsiderohej e bukur.

Kishte mbyllur biseden me Klean dhe ishte futur ne dush. I nevoitej me shume se kurre nje dush me uje te ftohte qe ta kthjellonte. E pas tij kishte pire nje kafe shqeto dhe ishte nisur per ne pune.

Puna e tij ndodhej ne nje ndertese pese kateshe ne zonen e bllokut, as 10 minuta larg shtepise se tij. Pasi parkoi makinen ne parkingun e nendheshem, mori ashensorin per ne katin e dyte te nderteses. Duhej te dorezonte setin fotografik te realizuar disa dite me pare.

Ne te shumten e rasteve, Kris fotografonte modele qe reklamonin aksesor dhe veshje te ndryshme. Fotot botoheshin ne revista, nga te cilat klientet perzgjidhnin produktet.

-mirmengjes!-pershendeti sekretaren, qe ne kete rast ishte Nikola.

Po, po Nikola me te cilen ndante shtratin dhe per disa vite kishte ndare edhe shtepine. Nikola e embel dhe e dashur qe kurre nuk ankohej per asgje.

-pse nuk erdhe mbreme ne shtepi?-ja ktheu qete ajo.

-isha i zene duke rregulluar setin per sot.-e genjeu aty per aty.

-si duket vajza?-e pyeti duke ju referuar Kleas.-ka filluar te te perziej ndjenjat me duket? Nje çast je i lumtur, nje tjeter jo.

-vajza si eshte?-kaloi temen e bisedes tjetri.

-mire, pyet per ty. Mbreme nuk flinte sepse po te priste ty.-i rrefeu ajo.

-mire, Nikol. Sonte do mundohem te vij.-dhe u largua.

Hyri ne zyren e pergjegjesit per te dorezuar setin e fotove dhe per te marre udhezimet per tjetrin. Pasi mbaroi pune, pershendeti Nikolen dhe u largua per ne shtepi. Nje gjume i thelle disa oresh ishte ajo çfare i duhej.

***
-Nuk do te iki sot ne pune, por me lere te fle.-protestonte Klea, ndersa nena e saj mundohej ta zgjonte per ne pune.

-si nuk do shkosh ne pune? E ke harruar qe pas nje jave duhet te paguajme qerane?-e pyeste e ema e merzitur.

-do te gjej pune tjeter. Me sakt, Kris me ka gjetur nje.-i tregoi teksa zhyste koken nen jastek.

Kaq mjaftoi qe e ema te fluturonte nga lumturia. I hoqi jastekun rrufeshem dhe e puthi e lumtur per ato çka kishte degjuar nga goja e te bijes.

-shpirti i mamit, me trego çdo gje? Hajde mjaft fjete, gjumashe.-i kerkoi teksa i perkedhelte koken si bebe.

-mam, s'kam as 2 ore qe fle. Me lere tani.-ju lute.

-pse? Çfare ke bere gjithe naten?-e pyeti e ema kurioze.

-fola me Krisin dhe nga ora 7:00 e mbyllem sepse ai ishte ne pune. Do dale me Erikun me vone qe te sqarojme gjerat dhe ta le punen.-rrefeu tashme e kthjellet.

FejesaWhere stories live. Discover now