48. Ne urgjence

2.7K 183 91
                                    

Nuk kishte nate qe mund ta zinte gjumi pa imazhin e saj ne mendje. Edhe kete nate ishte duke menduar per te, per ate "te dua kaq shume" qe ajo ja kishte thene papritur, per jeten e tij pa te.
Jeten e tij pa te ? Jo, ai nuk kishte jete pa te. Ajo qe bente ne mungese te saj ishte thjeshte thithje oksigjeni kot. Pa te bota ishte si ajo shkretetira njengjyreshe dhe e pajetueshme. Ai kishte nevoje per ngjyra qe te jetonte. Ngjyra qe vetem ajo ja falte me zemren e saj te bute, fytyren femijnore, buzeqeshjen perrallore dhe zerin e embel si nje melodi pianoje ne nje nate te erret pa yje. Ajo ishte melodia dhe refreni i kenges se jetes se tij.

Ishte perhumbur i teri ne mendime teksa veshtronte pikturen ne murin perballe tij. Ishte zilja e celularit ajo qe e shperqendroi. Pasi i hodhi nje  sy te fundit buzeqeshjes se saj pikturuar me dashuri ne nje leter dhe vendosur ne nje kornize, zgjati doren ne cepin e shtratit per tu perballur me emrin e Enos dhe nje foto te tyren qesharake mbi ekran.

-He shoku, nuk te zinte gjumi pa me thene naten e mire mua?-zeri i tij entuziast buçiti ne gjithe dhomen.

-Kris kam nje lajm te keq...-zeri i Enos perzihej me zhurma makinash dhe njerezish. Duhej te ishte ne rruge.

-Çfare... lajmi?-toni i zerit shkoi ne ekstremin tjeter, nga shume i lumtur ne te deshperuar.

-Sa dite ke pa e takuar Klean?-pyeti, Eno.

-Çfare lidhje ka Klea me lajmin e keq? Çfare lidhje ka.... dreqin... nje jave.-zeri i tij doli i çjerre sikur te kishte uleritur per ore te tera.

Brofi ne kembe sapo degjoi emrin e saj dhe zemra po i godiste pa meshire zgavren e kraharorit. Gjunjet filluan ti dridheshin dhe mezi mbanin ekuilibrin.

Anen tjeter te telefonit e kishte pushtuar nje heshtje dhe vetem zerat e kalimtareve degjoheshin, ose jo... Eno nuk ndodhej ne rruge, por ne spital. Me siguri, duhej te ishte atje meqe degjoheshin sirenat e nje ambulance.

-Enooo! Perse nuk pergjigjesh tr*p i dreqit? Çfare ka Klea?-ulerima e tij u degjua ne gjithe shtepine  duke prishur qetesine.
Pas pak sekondash e ema u gjend ne hyrje te dhomes se tij. E alarmuar, me fustanin e gjumit te zhubravitur dhe floket e hallakatur si nje e cmendur. Pamje jo e denje per nje zonje te rafinuar dhe perfekte ne çdo kohe.

-Kris, cfare ka ndodhur, biri?-pyeti te birin, ajo.

-Qepe!-e urdheroi, Kris ndersa i drejtonte njeren dore nga goja si shenje ndalese.

Hera e pare qe ai i fliste ne ate menyre te emes. Hera e pare qe ajo e mbyllte gojen si me buton ndersa shtrengonte forte fustanin e holle si per tu ngrohur pak ne ate nate te akullt nentori. Rralle i ndodhte ta shihte te birin ne kete gjendje, per te mos thene se ishte hera e pare. Kurre nuk i kishte pare syte e Krisit aq te tmerruar dhe gati ti fusnin tmerrin edhe asaj.

-Eno, po flas une. Fol, dreqin, fol!-Kris ishte i alarmuar aq sa i kishte dale vetja jashte kontrollit. Bente levizje te pakontrolluara ne gjithe dhomen ndersa perplaste kembet sa nga dollapi sa nga komodina.

-He se kisha nje paciente ne dore...- u justifikua,Eno.

-Po ç'me plas mua per ato pacientet e tua. Me trego per Klean.-e nderpreu, Kris.

Ishte emri i saj, ai qe shkaktoi nje acarim tek Roza. Mesa dukej ajo femer nuk do te zhdukej nga jeta e te birit aq lehte sa e kishte menduar. Shqetesimi ne syte e tij, menyra se si ju drejtua asaj, ankthi qe i shkaktonte levizje te pa kontrolluara, ishin tregues i ndjenjave te tij. Ndjenja qe nuk ishin larguar ashtu siç ai i kishte premtuar disa dite me pare. Ndjenja qe as ajo kusherira krenare e Elones nuk kishte arritur ti zhdukte ashtu siç kishte premtuar. Jo, ato ishin aty ne zemren e tij me te forta se kurre. Dukeshin ne fytyren e tij te zbehte e te shqetesuar, ne syte e egersuar, ne nofullat e shtrenguara dhe ne duart e mbledhura grusht qe dridheshin.

FejesaWhere stories live. Discover now