38. E semure

2.4K 163 45
                                    

Hapi syte e renduar per tu ndeshur me nje bardhesi te skajshme. Kudo çdo paisje, mur dhome apo edhe veshje ishte e bardhe. E bardhe si lekura e saj e zbehte. E bardhe pa gjalleri ashtu si ajo, e rraskapitur dhe e pafuqishme.Semundja e kishte vene perfund. Ajo semundje e mallkuar qe i kishte marre te atin, tani po e merrte dhe ate dale ngadale.

Zemra ai organi i vogel, por shume jetik per mbijetesen e saj. Ai organi qe kishte dy muaj pa rrahur si me pare, tani rrezikonte te ndalte pergjithmone.

Me zerin e zbehte thirri njeren nga infermieret qe verdalliseshin neper sallen e reanimacionit e mbushur plote me paciente ashtu si ajo, ne rrezik per jeten.

-Hej mund ta therrasesh pak mamin tim?- pyeti kur infermierja rreth te pesedhjetave i erdhi prane.

-Vajze nuk ka ardhur orari i vizitave. Ne oren shtate vjen jote eme.-ju pergjigje e bezdisur, infermierja perpara se te largohej drejt nje tjeter pacienti, qe mesa dukej ishte ne koma.

"Sikur ta di une sa eshte ora"-belbezoi me vete. Nuk i vinte faj infermieres. Fundja, kur te gjithe te afermit e pacienteve i mbushnin xhepin me kartmonedha dhjeteshe a me shume, e ema e saj mundohej ti prekte ne zemer me fjale te embla. Fjale qe asnjeres prej tyre nuk i interesonin. Aty ishte si nje gare mes infermieresh dhe mjekesh qe kush e kush te perfitonte me shume nga pacientet pasanik. E ndersa per ata si puna e Kleas, as qe interesohej njeri.

Shfryu e trishtuar dhe mbylli syte duke imagjinuar imazhin e fytyres se Krisit. Sa here qe mendonte ate, nje paqe dhe lumturi e pushtonte te gjithen. Ai, edhe pse larg arrinte ti dhuronte pak nga qetesia e tij.

"Sa me mungon, Kris se ke idene." -peshperiti ndersa ndjente lotet e nxehte ti rreshkisnin neper faqet e ftohta. "Sa nevoje kam per ty tani. Sikur te mos kisha ikur ate dite..."

Ishte penduar... Sa shume ishte penduar per ato qe kishte bere, por tani s'kish me kthim pas. Tani kishte vetem nje rruge nje drejtimshe, te luftonte me semundjen dhe t'ja dilte.

Ndenji ashtu e perhumbur ne endrra derisa ndjeu te emen ti ledhatonte koken. Sapo hapi syte u ndesh me 2 sy te embel te mbushur me lote. Nena e saj qe mbahej per e forte, po qante. Zgjati doren duke i fshire disa lote me gishtin e madh dhe deshiroj te mos kishte lindur kurre.

-Mam, te dua shume.-i tha per here te pare ne jeten e saj.- Nuk te shoh dot keshtu. Je zverdhur komplet dhe syte te jane nxire. Ik ne shtepi. Edhe Aleksa ka nevoje per ty.-i kerkoi.

-Jo zemer, do te ikim bashke. Pas pak do te nxjerrin nga spitali.-i rrefeu e ema.

Çdokush  ne vendin e saj do te ishte gezuar pamase nga ky lajm, por ajo jo. Ajo e dinte perse po e nxirrnin. E dinte se nuk kishte me shpresa per te. Pamundesia per te kryer nderhyrjen kirurgjikale ne zemer po e çonte drejte te pashmangshmes, vdekjes. Ashtu si i ati, edhe ajo do te harrohej pas disa kohesh.
***
Ishte mbremje tashme dhe ajo qendronte ngrohte nen batanijen e bute portokalli qe e ema e kishte mbeshtjelle me kujdes. Erisa po gatuante ne cepin tjeter te kuzhines, ndersa ajo e veshtronte me dashuri nga divani ku qendronte. Perballe saj, ne divanin tjeter ndodhej daja dhe djali i tij moshatar me Klean. Ky i fundit e kishte marre me makinen e tij nga spitali.

-Po vonohet shume Aleksa sonte.-foli daja.

-Eh kushedi ka dale me ndonje shoqe.- genjeu, Erisa.

Po, genjeu sepse ne te vertete as qe e kishte idene se ku ndodhej e bija. Muajin e fundit Aleksa ishte shendrruar totalisht ne nje njeri tjeter. Jo vetem nga pamja, por edhe sjellja me te emen dhe te motren ishte skandaloze. Mjafton te permendet fakti qe Klea kishte perfunduar ne spital pas nje zenke me te.

Ajo kishte ardhur si çdo dite kohet e fundit vone. Klea e kishte pyetur per arsyen e voneses dhe ajo i ishte sulur me ofendime dhe goditje. Debati kishte arritur kulmin kur Aleksa i kishte rrefyer me krenari Kleas se unazen e saj me diamant e kishte vjedhur dhe shitur per 100 mije leke te vjetra.

Shume bizhu dhe gjera me vlere mungonin ne shtepi kohet e fundit. Mesa dukej nga sjelljet e saj, Aleksa kishte filluar te konsumonte droge ashtu si i dashuri i saj. Nuk kishte shpjegim tjeter sjellja e saj prej te çmendure qe çohej çdo mengjes me nerva dhe e bezdisur nga gjithçka. Nuk duronte dot Klean dhe faktin qe kjo e fundit ishte ndare me nje pasanik si Krisi.
Madje, ne nje rast, Klea e kishte degjuar teksa debatonte me te emen se perse kjo e fundit nuk kishte ngulmuar per fejesen e saj me Krisin, por ishte hedhur direkt tek Klea. Sipas saj, nese ajo do te ishte fejuar me Krisin tanime çdo gje do te ishte ne rregull dhe te gjithe do te benin jete te mire. Perseri sipas saj, Klea ishte nje budallaqe qe nuk dinte te bente zgjedhje per jeten.

Po ne fakt, ishte ajo budallaqja ne kete mes. Ajo nuk kishte ditur te zgjidhte duke rene pre e mashtrimeve te te dashurit te saj dhe tashme edhe pre e veseve te tij. Alkooli, droga dhe sjelljet e tij prej rrugaçi ishin percjell tek Aleksa me se miri. Ajo ishte kthyer ne nje femer te ulet qe shiste oriendite e shtepise per te siguruar dozat e saj dhe te dashurit, kur mund te ishte nje vajze shembull me nje pune te mire dhe qe ndihmonte familjen e saj.

-Nuk me duket normale qe nje vajze te verdalliset rrugeve ne kete ore dhe pa lajmeruar familjen.-guxoi te shprehte mendimin e tij, daja.

-Ka lajmeruar, Toni. -genjeu serish Erisa.

-Kur, se une kam gjithe pasditen ketu.-ja ktheu, Toni.- Merre njehere ne telefon ti Klea se do t'ja them nja dy fjale.-kerkoi, ai.

-Lere vajzen se eshte pa qejf.-u justifikua, Erisa.

Ne te vertet donte te shmangte çdo kontakt te te vellait me Aleksen, perndryshe ai do ta kuptonte qe ajo merrte droge. Nga ana tjeter, edhe Klea nuk fliste me te motren dhe daja nuk e dinte kete e as per ndarjen e saj nga Krisi. Krisit qe i kishte derguar nje mesazh disa ore me pare. Mesazh qe ishte kthyer ne nje bisede, te cilen e kishte lene pezull sepse nuk deshironte ti jepte me informacion rreth vetes dhe gjendjes shendetesore.

Pas pak minutash Erisa shtroi darken dhe te gjithe po hanin qetesisht. Daja e kishte nuhatur pak situaten e veshtire te Alekses dhe nuk ishte ndjere me. Nese e motra do te kishte nevoje per ndihme mund t'ja kerkonte vete.

Ishin gati ne perfundim kur degjuan zilen e deres te binte. Klea hodhi syte nga e ema dhe ajo beri te njejten gje. Qendruan te ngrira duke pare njera-tjetren derisa zeri i kusheririt te Kleas i solli ne vete. Ai tregoi se po shkonte te hapte deren ku pas saj, me siguri ishte Aleksa. Tashme e verteta do te merrej vesh keshtu qe te dyja ruajten qetesine dhe priten.

Dera u hap dhe zeri i ngjirrur i Alekses kumboi ne gjithe shtepine. Dukej se ishte e dehur dhe aspak ne vete. Erisa u çua nga tavolina ndersa i vellai e ndiqte pas drejte deres. Pas pak Aleksa e shoqeruar nga Krisi hyne brenda.

Syte e Krisit gjeten menjehere ata te Kleas. Kleas se zverdhur dhe te mbeshtjell me batanije sikur te ishte ne mes te bores. Kleas me syte e bukur qe tashme ishin te lodhur dhe me disa rrathe poshte tyre.

-Kristjan, bir, si je?-e shkeputi ate shikim dora e Tonit ne supin e tij.

-Faleminderit, mire. Ju?-beri te sjellshmin edhe pse shendeti i tij apo çdo gje tjeter rreth tij ishin ato qe i interesonin me pak ne ato çaste.

Kishte nevoje te bente ate per te cilen kishte ardhur, te shihte dashurine e tij. Ate dashuri qe fytyra buçko e Tonit s'po e lihte ta shihte.

-Me behet qejfi qe je mire. Ky eshte djali im, Roberti.-prezantoi te birin.
Ishte ai djali brun i paradites. Ai i cili kishte marre ne krahe Klean nga makina drejte shkalleve.
Sa u lumtura ate çast. "Te pakten nuk qenka fejuar",mendoi.

-Eshte kenaqesi te njoh.-i zgjati doren i lumtur, djalit ndersa ai bente te njejten gje.

Po, ishte me shume se i gezuar ne ato çaste. Gati po fluturonte nga lumturia. Te pakten, gjithe ai stermundim me Aleksen ja kishte vlejtur per diçka. Kishte zbuluar te verteten.

-Ne po ikim, Erisa.-tha, Toni.-Tani qe te erdhi dhenderri, kujdeset ai per Klean. Me telefono nese ke nevoje per gje.-perfundoi perpara se ti pershendeste me nje "naten e mire" dhe te dilte  jashte.
Edhe i biri beri te njejten gje, por nuk iku pa puthur forte Klean ne balle. Dukej se te dy kishin mardhenie te mira sepse ajo u lumturua dhe buzeqeshi nga ky xhest.

Toni me te birin kishin ikur duke e lene te motren te zhytur ne halle. Mesa duket genjeshtrat e kesaj te fundit per Aleksen  nuk i kishin pelqyer te vellait, qe e shperfilli dukshem gjendjen e te mbeses. Fundja kush deshiron te prishi qetesine e tij me gjera te tilla...

FejesaWhere stories live. Discover now