32. Tezja

2.4K 177 78
                                    

-Kris, ti po me le vetem? Çfare te beje une nderkohe qe ti s'je ketu?

-vogelushe, per nje ore jam ketu. Me duhet ti dorezoj keto fotot patjeter. Ti vishu nderkohe.-e udhezoi, Ai.

Kishte kaluar rreth nje jave nga dreka qe Kris kishte kaluar ne shtepine e Kleas. Ajo dreke pothuajse ishte harruar edhe pse bemat e Alekses jo.
Sot ishte dita e festes qe Roza kishte organizuar me rastin e fejeses. Kris po largohej per te dorezuar disa foto ne pune ndersa Klea po behej gati per festen ne dhomen e tij.

Kishte kaluar keshtu rreth gjysme ore qe nga largimi i Krisit kur ndjeu disa te trokitura ne dere. I tha te futej kushdo qe ishte dhe perpara saj u shfaq kunata,nusja e Erit. U çudit ne fakt sepse mardheniet mes tyre nuk e kishin kaluar cakun e pershendetjeve dhe falenderimeve. Nje mirmengjes, mirupafshim apo shume e mire gjella, ishin gjithçka çfare ato kishin thene mes tyre.

-Po behesh gati?-pyeti, ajo ndonese e shikonte qe Klea ishte gati dhe po aplikonte gjene e fundit, buzekuqin.

Kishte veshur nje fustan te gjate ngjyre vjollce dhe kepuce te zeza. Floket i kishte drejtuar dhe kishte aplikuar nje make-up te lehte. I pelqente kaq shume vetja kur i merrte vete ne dore pergatitjet.

-Po.-ja ktheu qetesisht dhe u ule ne cep te shtratit prane saj.

-Uroj qe kete here te shkoj mbare çdo gje.-uroj ne nje menyre sikur po mallkonte.
Ishte kjo menyra me te cilen ja tha gjerat kunata, ajo qe e nxiti me teper Klean ta pyeste.

-"Kete here"?-perseriti nje pjesez te fjalise se saj.-Çfare do te thuash me kete?-perfundoi pyetjen dhe u perqendrua mbi buzet e saj te holla qe po beheshin gati te nxirrnin disa fjale.

-E kam fjalen per fejesen e pare te Krisit me Anxhin qe perfundoi ne tragjedi. Besoj se ta ka treguar historine Krisi?-pyeti, nderkohe qe syte e jeshilte te Kleas ishin zgurdulluar nga habia.

"Zot, çfare ishte kjo?", mendonte ndersa degjonte kunaten te rrefente. Zemra pershpejtoi tik-tak-et e saj dhe te drithurat i pushtuan trupin sikur te ishte e zhveshur ne mes te akujve.

Nuk arrinte tu besonte vesheve per ato qe po degjonte. Kush ishte Anxhi? Çfare fejese kishte ndodhur me pare dhe perse Kris nuk i kishte rrefyer asgje? Perse? Çfare kishte kaq te rendesishme qe ai ja kishte fshehur?

-Pak a shume, por jo me imtesi.-u shtire.-Mund te me tregosh me shume?-e pyeti me ne fund.

"Pak a shume? Ai s'te ka treguar asgje"-mendoi tjetra. Po ndihej kaq mire teksa prishte ate dite te "veçante" sipas vjehrres se saj. "Po te vjen dita kusherire"-mendoi.

Gjithmone kishte pasur enderr qe kusherira e saj, marrezisht e dashuruar pas Krisit, te behej pjese e familjes. Por enderra e saj ishte shkaterruar nje here kur Kris ishte fejuar me te dashuren e tij disavjeçare, Anxhin dhe tani per here te dyte pasi kishte rifituar shpresat per nje fejese te mundshme te tij me kusheriren e saj. Ishte ky qellimi qe ti fuste pak konfliktet mes Krisit dhe Kleas.

-Me premton qe nuk do te tregosh gje sepse mami dhe Krisi nuk duan qe te permendet kjo teme ne shtepi. Kris vuan shume sa here permendet emri i saj.-rrefeu, ajo.

Nuk dinte per cilen pjese te shqetesohej me teper. Per faktin se kunata po i rrefente dicka qe askush nuk kishte denjuar ti rrefente, per faktin qe po ja rrefente tinezash te tjereve, per faktin qe Kris i mbante nje te fshehte edhe pse i kishte thene se mes tyre nuk duhej te ekzistonin te tilla gjera apo per faktin qe ai vuante per nje tjeter femer nderkohe qe puthte, ledhatonte apo qendronte me te. Nuk dinte cila nga keto e lendonte me teper, por e vetmja gje qe dinte mire ishte se duhej te bente nje premtim koti per te zbuluar te verteten.

-Te premtoj.-foli shkurt.

-Epo mire. Kris ka qene i dashuruar me kushuriren e Enos. Ajo ishte 4 vjeçe me e vogel se Kris dhe kur donin te fejoheshin ishte 19 vjeçe. Familja e saj nuk pranonte keshtu qe ajo u largua nga shtepia dhe shkoi te jetonte me Krisin ne apartamentin qe ai ndante me Enon. Pas disa muajsh ajo ngeli shtatezane dhe...-Rrefimi i saj u nderpre nga trokitja e deres.

Nderkohe qe Klea nuk e kishte marre ende veten nga gjithe ajo histori, ne dere hyri Kris me nje buzeqeshje qe ju shua sapo vuri re kunaten e tij ne nje cep te shtratit te tyre. Fytyra e vrenjtur e Kleas nuk i la aspak shije te mire.

-Kris, e shikon sa e bukur te eshte bere nusja.-u mundua te rregullonte situaten, kunata.

-Ajo e bukur eshte gjithmone.-ja ktheu, ai teksa afrohej prane Kleas, e cila beri nje buzeqeshje false.

-Shihemi poshte.-tha tjetra, duke u drejtuar nga dera.

-Te tha gje ajo?-pyeti, Kris menjehere sapo dera u mbyll.

-Perse ke diçka per t'me fshehur?-ju pergjigje me nje tjeter pyetje, Klea.

-Nuk te pyeta nese te tha diçka per mua, por ne pergjithesi.-ja ktheu, ai.

-Jo, folem per te ftuarit dhe fustanin tim. Gjera femrash.-genjeu, ajo.

Kris u ndje keq. I kishte mbajtur te fshehte te shkuaren e tij dhe nga çasti ne çast ajo mund ta zbulonte. Duhej t'ja tregonte vete perpara se dikush tjeter ta bente. Dikush qe me shume mundesi mund te ishte kunata e tij. I dinte fare mire qellimet e saj per ta bashkuar me kushuriren, por ndihej me fat qe kishte arritur ne kohe perpara se ajo ti tregonte Kleas per Anxhin. Te pakten keshtu mendonte ai kur ne te vertete Klea e kishte zbuluar nje pjese te se shkuares dhe po pergatitej te mesonte pjesen tjeter sapo ti jepej mundesia.

-Perse nuk me le asnjehere vetem ne shtepine tende? Ke diçka per te me fshehur?-pyeti pas pak ajo, teksa rregullonte disa fije floku perpara pasqyres.

Kris ishte duke rregulluar floket ne pasqyren e vogel te tualetit ndersa pyetja e saj e shtangu. Nuk dinte se si ti pergjigjej, nuk dinte nese ishte momenti i duhur per ti rrefyer diçka nga e kaluara apo ta linte per nje here tjeter. Nuk dinte si te vepronte tani qe ajo e kishte zene mat me ate pyetje te befasishme.

Mbylli kapakun e xhelit stilues, lau duart dhe doli menjehere ne dhome. I hodhi nje shikim Kleas dhe u kapercye me fytin e thate. Pasi mori fryme thelle vendosi ti tregonte gjithçka.

-Klea...-nisi ti rrefente, por e trokitura ne dere e me pas zeri i te emes e nderpreu.

-Kris ejani poshte. Ka ardhur tezja.-thirri, ajo.
Kris pohoi dhe u kthye perseri nga Klea.

-Dua te te tregoj diçka pastaj. Eshte shume e rendesishme.-i tregoi perpara se te nderthurte gishtat e tij me te sajet dhe te hapte deren per tu gjendur me pas ne hollin e madh te shtepise se tyre.

Mesa dukej tezja e Krisit kishte zgjedhur te vinte shume perpara te ftuarve te tjere. Ajo ishte nje zonje rreth te pesedhjetave, bjonde dhe me sy blu. Quhej Natasha dhe ishte shume e njohur per Klean.

-Klea kjo eshte Natasha, tezja ime dhe ky burri i saj.-i prezantoi Kris.

Ajo zgjati doren mekanikisht per ta takuar me doren e saj edhe pse gjaku i kishte ngrire. Jo, nuk kishte pare nje fantazem, por tezja e Kris ishte shume e njohur per te. Natasha ishte vjehrra e saj e enderrave, nena e Erikut. Erikut qe tashme ndodhej perballe saj me nje nenqeshje ironike.

Dreqin, sa e vogel dhe e padrejte eshte bota...
___________________________________
Ps: Mbaruan pjeset e bukura😈
Çfare mendoni se do te ndodhi ne pjesen tjeter?
A e prisnit qe Eriku te ishte kusheriri i Krisit?

Shume shume shume flm per +6K reads😘😙😚

FejesaWhere stories live. Discover now