12. Ironi

2.5K 170 126
                                    

Krahe tij ne njeren nga kater karriget e tavolines drejtekendore qendronte Elisa, shoqja e tyre e femijerise. Fustani ekstravagat qe mbante veshur dhe dora qe mbante shtrenguar ne muskujt e krahut te tij nuk dukeshin veprime prej shoqeje.
Elisa i njihte prej vitesh ndjenjat e Kleas karshi Erikut, por kjo nuk e kishte frenuar sjelljen e saj te pahijshme.
Aq me pak qe me ato xhesteve lendonte miken e saj disavjeçare. Por Klea e anashkaloi pamjen qe ju servire per tu ndeshur me Erikun.

-me ne fund zonjusha tekanjoze u kujtua te paraqitet ne pune.-ishte ironia e pare me te cilen i uroi mireseardhjen ai.

-kisha nje problem familjar.- u justifikua Klea dhe priti qe ta ftonte te ulej prane tyre, por nuk ndodhi keshtu.

Eriku as qe e mori mundimin ta ftonte te ulej dhe jo vetem kaq, por vazhdoi ti fliste me nje ironi te theksuar gati ne mllef.

E kuptonte. Klea e kuptonte me se miri inatin qe kishte mbjelle tek ai. E kishte prishur surprizen e tij qe kushedi sa ishte munduar per ta realizuar, kishte shkuar ne shtepi dhe nuk ishte kujtuar ti dergonte qofte edhe nje mesazh ku i kerkonte ndjese, por ne vend te kesaj kishte pritur nga ai.
E ndersa sot... sot kishte ardhur e shoqeruar nga nje pasanik me makine te shtrenjte dhe per me teper e kishte perqafuar perpara vendit te punes se saj. Eriku kishte te drejte ne njefare menyre qe te sillej keq me te.

-dhe nuk lajmeroje dot, apo shoqeruesi yt i "problemit familjar" ishte shume i uritur sa nuk te la hapsire per te derguar nje mesazh apo te beje nje telefonate?- ironizoi perseri Eriku.

Tani, jo. Tani e teproj vertete me fjalet e tij te patakta. Kush ishte ai qe i fliste ne ate menyre? Askush... Eriku ishte askushi per ta gjykuar, pavaresisht ndjenjave qe ajo ushqente per te. Ajo nuk ishte as e dashura e tij ne menyre qe ai ti kerkonte llogari.

-s'te kuptoj, ku do te dalesh? Per ke shoqerues po flet?- kerkoi te dinte.

Tashme ishte nervoze. Nervozizem qe shkaktoi disa te qeshura tek shoqja e tyre. Zeri i saj i holle dhe i perdredhur si sorre ishte gjeja e fundit qe deshironte te degjonte ne ato çaste. Nuk e kuptonte cili po e acaronte me shume, zeri i sorres apo ironia e Erikut. Ama diçka e dinte, se gjithe kjo nuk do te perfundonte mire. Kishte pasur te drejte sepse debati vazhdoi edhe me keq.

-shoqeruesi yt me porsch-in e bardhe disamilionesh qe te perqafoi perpara deres se restorantit.-i kujtoi tjetri.

Ne ate çast shoqja e saj kishte leshuar perseri nje nenqeshje. Gje qe e nervozoi me shume Klean. Mesa duket ata e kishin pare teksa zbriste nga makina e Kristjanit.

-Keto nuk jane gjera qe i interesojne menaxherit tim. Jeta private e punetoreve nuk eshte puna juaj, zoti menaxher.-ju kthye ajo tashme ironike.

-ashtu...-i dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar Eriku,-atehere je e pezulluar ne ditet ne vazhdim derisa te te njoftoj une. Eshte gjobe sepse nuk njoftove qe nuk do te paraqiteshe ne...-por Klea nuk e la te vazhdonte me biseden.

-ne rregull. Faleminderit per sqarimin.-beri moskokeçarsen.

Doli duke perplasur deren e zyres se tij pas vetes dhe ja ku ishte, ne rruge, ne mes te shiut te rrembyeshem verore qe kishte nisur papritur.

Ecte duke shfryre nga inati dhe dukej sikur nga çasti ne çast do te shperthente ne ulerima. Edhe lotet qe i kishte fshehur mire disa çaste me pare tani kishin shperthyer si lumenjte ne dite stuhie. Qante dhe mallkonte.
Po, mallkonte Erikun dhe diten e mallkuar kur e kishte njohur. Mallkonte edhe diten kur i ishte dashur te punonte ne nje pune te rendomte si nje barkethare.

"Çfare te duket vetja ty, psikopat dreqi"-shante nen dhembe.
"Perfiton nga dashuria qe kam per ty, por do ta shikosh se kam per te te shkulur nga zemra shume shpejt". "Kristjani eshte shume here me i mire se ty. Ai e meriton te duhet jo ti, psikopat". Perseriste me vete dhjetra lloje sharjesh qe i vinin ne mend per te.

Eci ashtu e lagur deri ne palce dhe e trishtuar deri ne qelizen e fundit te zemres se saj. Eriku, ai prej te cilit kishte mesuar fjalet dhimbje dhe lote, ai qe e kishte shperfillur per vite me radhe, qe i kishte shprehur dashurine dy dite me pare, sot e kishte lenduar perseri.

Perseri lote, dhimbje, inat... dhe sa do te vazhdonte keshtu? Sa?
Dreqin, duhej te merrte nje vendim. Duhej te kujdesej per jeten dhe te ardhmen e saj, te tregohej e zgjuar dhe e matur. Eriku nuk e meritonte zemren e saj te brishte. Ai dhe ajo, shoqja e saj e femijerise qe sot kishte bere rolin e nje sorre te entuziasmuar, nuk meritonin asnje ndjenje te mire te Kleas. Aq me pak dashurine.

Jo, dashuria eshte nje ndjenje e paster, e delire. Ajo eshte si nje lule e veçante, e mbjelle me delikatese dhe butesi nga duar te brishta e te sinqerta. Te brishta si zemra e Kleas dhe te sinqerta si shpirti i saj. Dashuria eshte ajo lulja e veçante qe lulezon dhe merre jete vetem nese kultivohet ne ambientin e pershtatshem.

E ndersa Klea... ajo e kishte mbjelle lulen e saj te dashurise ne terren te huaj dhe aspak te pershtatshem. Zemra e Erikut nuk ishte vendi i duhur per te. Ajo, zemra e tij, ishte si shkretetira e Saharase qe me thatesiren e saj djeg çdo bime. Ashtu dhe Eriku e kishte djegur dashurine e saj me thatesiren e zemres se tij.
Brenda shpirtit te tij nuk kishte ngjyra per te ngjyrosur realitetin bardhe e zi ashtu siç kishte brenda Kleas dhe Kristjanit.

Po, po mendonte per Kristjanin. Ate djalin e embel, te kujdesshem dhe energjik. Ate qe e kishte bere te qeshte me lote edhe per nje fije bari sepse ai po qe dinte te te dhuronte paqe dhe lumturi. Ai dinte te ngjyroste shpirtrat e vrare bardhe e zi me ngjyrat e ylberit.

Si e bente kete? Do ta zbulonte. Do te zbulonte kete e shume gjera te tjera per Kristjanin derisa ta zberthente dhe studionte ne çdo qelize te tij si ata shkencetaret qe zberthejne kaviet ne nje eksperiment. Jo se Kristjani ishte kavie per te, por ishte nje "miush" ama nga ata te lezetshmit. Nga ata qe e benin te qeshte si e çmendur me lote ne sy ne mes te shiut duke terhequr vemendjen e kalimtarve.

Eci dhe disa metra pa nje destinacion. Nuk dinte ku te shkonte, ku te perplasej pas nje shpatulle dhe te strukej ne nje perqafim ku me pas te qante e qete.
Nuk dinte ku. Nuk kishte dike, nuk kishte asnje person ne jeten e saj qe ti ofronte shpatullen e tij borxh per disa minuta sa te mbaronte qurravitjet e saj.

Babai, ai ditari dhe kamomoli i saj nuk ishte me. Nena, ajo nuk kishte qene kurre nje mbeshtetje per te. Aleksa, xhelozia e nje dite me pare nuk ishte zbutur ende. Pastaj e dinte se per gjera te tilla nuk mund te mbeshtetej tek e motra. Kristjani, ishte heret per ti hapur zemren aq shume dhe per ti kerkuar borxh shpatullen, te cilen nuk e dinte nese mund t'ja ofronte.

Ku, ku te shkonte? Ku te qante?
Iljena, shoqja e saj besnike e femijerise, i vetmi person qe mund ti gjendej prane. Ajo e kishte mbeshtetur gjithmone pa kushte.

U nis me hapa te nxituar per ne shtepine e saj qe ndodhej rreth 20 minuta larg. Sapo arriti, i ra ziles se apartamentit dhe priti. Pas pak dera u hap, por jo nga shoqja e saj. Ai qe ndodhej perballe saj ishte Andi, i fejuari i Iljenes.

-hej, Klea.-e pershendeti ai.

-And, mendova se ishe ne pune dhe...-murmuriti ne siklet.

-oh, hajde.-e ftoj ai.-sapo do ikja une.

-Zemer, sill ca rroba dhe nje peshqire per Klean se eshte bere si pule e lagur.-thirri pas pak te fejuaren ai.

-faleminderit, And.-e falenderoj Klea.

-asgje, princesh.-u tregua i embel tjetri,- te bardhe apo te zeze?-shtoi duke ju referuar çokollatave qe mbante ne dore.-po i pergatisja nje Iljenes para se te ikja ne pune. Ti e di qe ajo vdes per çokollaten qe pergatis une.-deklaroi me vetebesim.

-ti e di... te perziera.-i kujtoi ajo...

Ps: Ja ku na doli edhe nje personazh tjeter e cila do te luaj nje role te rendesishem ne liber. iljena kjo pjese eshte per ty❤.
Karakteri i Iljenes si personazh pershtatet shume me ty(te pakten sa te njoh une).😉

FejesaWhere stories live. Discover now