9.Nje kafe

2.6K 170 125
                                    

Zbriste shkallet e pallatit te saj krahe Kristjanit. I dukej paksa e çuditshme vetja sepse gjithmone i kishte zbritur e vetme ose e shoqeruar nga babai i saj. Qe pas vdekjes se tij askush nuk i kishte zbritur apo ngjitur shkallet me te. Nena dhe e motra preferonin ashensorin. Madje edhe ne rastet qe ishte me difekt mallkonin per ore te tera mirmbajtesin e tij.

E ndersa ajo i zbriste çdo mengjes kur shkonte per ne pune ose shkolle. Ne shumicen e rasteve duke rreshkitur mbi kangjellat rrethuese te tyre si nje femije i llastuar. Po, e llastuar ashtu ishte ndjere kur e kishte mesuar kete gje per here te pare ne kangjellat e shkolles nga nje shoke dhe diten tjeter ja kishte demostruar te atit. Ai kishte qeshur, e kishte pergezuar dhe i kishte kerkuar te mos e provonte me sepse perbente rrezik per te. Epo si nje femije kokeforte qe ishte e kishte perseritur mijera here te tjera kur ishte vetem. Madje edhe tani qe ishte e rritur e praktikonte kete gje sa here ishte e lumtur.

Dreqin,perse sa here ishte me Kristjanin e pushtonin mendimet per te atin? Ndoshta sepse kishin sy te ngjashem, sepse Kristjani ashtu si ai ishte i qete apo ndoshta sepse prej vdekjes se tij po detyrohej te fejohej me nje djale qe se donte? Mund te ishin te gjitha keto arsye ose asnjera.

E kishte marre malli. Dje dhe sot po ja ndjente nevojen me shume se asnjehere tjeter. Kjo ishte arsyeja. Malli per te po e grryente perbrenda. Ai ishte i vetmi qe e mbeshteste dhe qetesonte sa here ajo ndihej keq. Babai ishte "çaji i saj i kamomilit". Keshtu e quante ajo. Ishte ai "çaji" qe i nevojitej me se shumti ne keto çaste.

-me makine apo ne kembe?-i nderpreu mendimet zeri i Kristjanit kur kapercyen deren kryesore te pallatit.

-si te duash.-ja ktheu dhe u pendua ne çast.

Po sikur ai te zgjidhte te dilnin ne kembe? Po sikur Eriku ti shihte bashke?
"Budallaqe dreqit"- i tha vetes. Ai do ta shikonte nje dite. Fundja do te detyrohej ti rrefente vete per fejesen e saj sepse nuk ishte e drejte ta mbante me shpresa te kota.

-Po ikim me mire me makine.-tregoi Kristjani, -do te shkojme ne nje lokal qe eshte pak larg... apo ke ndonje te preferuar ti?-perfundoi.

-jo, ku te duash.-ju pergjigje qete.

"Ndonje te preferuar"? Kush, Klea? Ajo nuk dinte lokalet e lagjes e jo me lokalet e Tiranes. Per dy vite ishte izoluar pune-shtepi-shkolle tamam si nje e burgosur. As nuk kishte kohe te dilte per pazar e jo me per kafe. Te vetmet raste te rralla qe dilte ishin kur ndonje nga shoqet e saj organizonte diçka. Madje dhe rrobat ja blinte e ema ose kur kishte pushim ne pune nje here ne disa muaj.

Pasi Kristjani i hapi deren e makines, u pozicionua brenda saj ne sediljen e pasagjerit. Makina e tij ishte shume lluksoze. Kurre nuk kishte hipur ne nje te tille. Ishte mesuar me ate benzin e vjeter te te jatit ku dhe radioja e sistemi ngrohes nuk punonte e ndersa kjo ishte aq... e bukur dhe e rehatshme, por edhe e sofistikuar per te.

Kerkoi per rripin e sigurimit, por kur e gjeti nuk e vendoste dot. Nderkohe Kristjani qe tashme ndodhej ne vendin e shoferit krahe saj, i kerkoi ta ndihmonte.

E leshoi rripin ne duart e tij nderkohe qe shkembenin nje prekje te vockel ne duart e tyre. Teksa ai vendoste rripin e sigurimit ne vendin e duhur, fytyrat e tyre i ndanin shume pak centimetra. Frymarrja e tij me arome menteje perplasej ne fytyren e saj.
Kjo ishte frymarrja e dyte mashkullore qe ndjente brenda 24 oreve. Ajo e Erikut nje dite me pare qe nuk mbante arome menteje ishte me e deshiruara per te, por edhe kjo nuk ishte keq.

Nga afersia me te perveç aromes se mentes qe vinte prej gojes se tij ndjeu edhe aromen dehese te parfumit. Edhe pse nuk donte ta pranonte parfumi i Kristjanit ishte shume here me i mire se i Erikut. Ndoshta per shkak te shijeve te ndryshme ose ndoshta per shkak te mundesive ekonomike. Parfumi i Kristjanit kushedi sa kushtonte. Ishte e sigurt qe shume here me shume se rroga e nje muaji qe ajo merrte.

FejesaWhere stories live. Discover now