8.I ngjan asaj

2.7K 179 79
                                    

E nervozuar dhe e lodhur nga gjithe ajo dite e ngarkuar u nis drejte dhomes. Pasi hodhi celularin mbi shtrat, terhoqi nje peshqire prej dollapit te vogel ngjyre druri dhe u nis drejte banjes per nje dush relaksues. Dushi ishte ajo çfare i nevojitej me shume se çdo gje ne ato çaste.

Hapi rubinetin nga shenja blu qe tregonte ujin e ftohte dhe pasi u zhvesh nga ai fustan qe po i dukej me i rende se te ishte prej guri, u zhyte ne ujin e ftohte. Ne fillim kontakti i akullt i ujit me lekuren e nxehte i futi te dridhurat dhe ishte gati te uleriste, por pas pak sekondash u mesua. Lekura e saj u ambientua me ate ftohtesire ashtu si zemra e saj do te ambjentohej qe sot e tutje me boshllekun.

Nuk kishte me dashuri, rrahje zemre dhe Erik. Nga sot do te kishte vetem zbrazeti dhe Kristjan. Ishte pothuajse e bindur se Kristjani nuk do te hiqte dore nga fejesa. Ai per nje arsye apo per nje tjeter e kishte pranuar kete budallallek te krijuar nga nenat e tyre. Edhe Kristjani ashtu si ajo e kishte nje qellim per te vazhduar kete fejese, perndryshe perse do ngulmonte kaq shume.
Nje djale simpatik dhe serioz si ai nuk kishte nevoje per nje vajze te papjekur dhe te varfer si Klea kur mund te kishte cilendo femer qe zgjidhte.

Keto ishin mendimet e shumta qe pushtuan koken e Kleas teksa qendronte mbledhur skrupull nen ujin e akullt qe godiste pa meshire trupin e saj te brishte. Mendimet dhe disa lote te paftuar i benin shoqeri ndersa mendja e saj shetiste sa tek Eriku sa tek Kristjani.

Eriku qe disa ore me pare ne tarracen e hotelit te shokut te tij sillej embel tani nuk ishte kujtuar fare per te. Asnje telefonate apo mesazh, asnje interesim sado i vockel per problemin qe i kishte kthyer me aq urgjence. Djalit qe i kishte dorezuar zemren per vite te tera, nuk interesohej nese ajo ishte gjalle apo jo.

Nga ana tjeter Kristjani me ato syte e çilter kafe qe i kujtonin aq shume te atin. A mund te ishte ai ashtu si i ati i embel, i dashur dhe keshillues, apo do te ishte i ftohte dhe mendjemadh. Ai nuk dukej ashtu ne fakt. Kristjani te jepte pershtypjen e nje njeriu te dhimbsur e te dashur, te embel e mirkuptues. Shpresonte me gjithe shpirt qe te gjente tek ai mbeshtetjen qe e kishte humbur me vdekjen e te atit. Shpresonte megjithe shpirt qe Kristjani ta trajtonte mire dhe bashke te krijonin nje mardhenie te ngrohte dhe mirkuptuese.

Çfare dreqin... po mendonte per Kristjanin, per nje mashkull qe e kishte njohur vetem disa minuta me pare. Nje mashkull jo dosido do te thoshte, por mashkullin me te cilin do te kalonte pjesen tjeter te jetes.

Doli prej dushit pasi kishte ndenjur rreth nje ore nen ujin e akullt duke mbledhur rreth vetes peshqirin e stermadh. Thau floket me nje tjeter peshqire te vogel dhe pasi veshi rrobat e gjumit u shtri ne shtratin e saj gati per nje raund te gjate gjumi.

Po, gati sepse nuk mund ta merrte gjumi pa kontrolluar per here te fundit celularin per nje mesazh te Erikut. Mesazh qe nuk erdhi kurre. Mesa duket ai ishte i merzitur me te, por per çfare? Se mos ishte faji i saj qe u largua ne ate menyre? Ai duhej ta mirkuptonte dhe ti dergonte te pakten nje mesazh interesimi. Por jo... Eriku nuk e kishte bere kete gje duke e zhgenjyer paksa Klean.

Ashtu e zhgenjyer dhe e ngarkuar me gjithe stresin e akumuluar nga dita qe po linte pas, e rrembeu gjumi per ta lene ne mengjes.
Ishte ora 10 kur degjoi zerin acarues te se emes ti prishte gjumin.

-Klea, akoma nuk je zgjuar moj vajze?-therriste dhe çirrej e ema.

-siç e shikon, jo.-ju pergjigje Klea me pertese duke zhytur koken nen jastekun e bute.

-Kristjani ka 10 minuta qe te pret ne sallon. Ti me the se do çoheshe para 1 ore kur ika ne supermarket.-e kritikoj Erisa.

I kishte thene se do te çohej, por kur? Ajo nuk mbante mend qe ti kishte thene diçka te tille. Mesa dukej kishte qene ne nje gjume te thelle.

-thuaj te me presi edhe dhjete te tjera, mam, sa te behem gati.-ju pergjigje teksa çohej ngadale prej shtratit.

Erisa ishte zhdukur matan dhomes tashme dhe gjendej ne sallon, aty ku e priste Kristjani. Ne fakt ai nuk priste ate, por te bijen.

-tani vjen Kristjan. Mundohu ta kuptosh sado pak, bir. Klea nuk bene pothuajse fare pushime ne pune dhe kur e ka punen pasdite si sot, fle pak me teper se zakonisht.-u mundua te tregohej e sjellshme ne syte e Kristjanit.

Ky i fundit ja ktheu me nje "s'ka problem" dhe i dhuroi nje buzeqeshje. Ktheu edhe nje gllenjke nga lengu qe i kishte servirur pak me pare "vjehrra" e ardheshme dhe i hodhi nje veshtrim murit ne te majten e tij.

Ne te ndodheshin shume korniza me fotot e familjes. Midis tyre syte i shquan nje kornize roze brenda te ciles qendronte nje foto e Kleas. Ajo ndryshe nga nje dite me pare me floket kaçurrela, ne foto kishte dale me floke te drejta. "Duket akoma me bukur keshtu"- mendoi me vete. Fustani i kuq qe mbante veshur binte ne kontrast te bukur me syte e saj jeshil te çelur. Sy qe tregojne gjalleri, jete do te thoshte ai.
Vazhdoi duke veshtruar me vemendje dhembet e saj te rregullt e te drejte qe kishin dale ne pah nga nje buzeqeshje rrezellitese e saj. "Buzeqeshje engjelli"-mendoi Kristjani.

Klea me ate fytyren e saj te vogel e te imte, me syte jeshil te smeraldt, me hunden e vockel dhe qerpiket e gjate, me buzet e trasha e me forme formonin nje fytyre engjellore. Fytyre qe shtuar trupin e saj te rregullt perbenin nje femer perfekte per syte e tij. Ate femer qe ai nje dite me pare kishte kerkuar me patjeter qe ta njihte dhe pse jo te behej e tija.

Femra qe i ngjante aq shume asaj, por nuk ishte ajo. Jo, perveç kaçurrelave nuk kishin asgje te perbashket. Ishin mijra kilometra larg njera-tjetres si nga pamja ashtu edhe nga realiteti.

-mirmengjes!-degjoi zerin e ndrojtur te Kleas.

Ja, Klea ishte e ndrojtur ndersa ajo jo. Ajo ishte e hedhur, e qeshur dhe çapkene. Syte e saj nuk mbuloheshin nga trishtimi ashtu si ata te Kleas. Ajo ishte e lumtur ndersa Klea dukej me qindra metra larg qe jo.

-mirmengjes!-e pershendeti teksa hidhte veshtrimin mbi te.

Ajo kishte veshur nje pale xhinse te thjeshta te zeza dhe nje bluze te bardhe me nje mbishkrim me shkronja te zeza "I'm happy". Mbishkrim qe binte ne kontrast me gjendjen e saj shpirterore.

Klea nuk ishte e lumtur edhe mundohej e stermundohej te dukej si e tille. Syte e saj e tradhetonin. Ata nuk tregonin nje vajze te gezuar qe po dilte me te, por nen shkelqimin e tyre te veçante fshehnin nje mister. Mister per te cilin betohej se ishte shkaktari i trishtimit te saj.

Ndoshta familja e kishte detyruar te fejohej me te, ndoshta nje dashuri e humbur ose dikush qe e kishte lene per nje jete me te mire. Jete qe mund t'ja ofronte vetem pasuria e tij.

Ai e dinte. Kristjani ishte mesuar me femrat qe i afroheshin per makinen e tij te shtrenjte, per apartamentin lluksoz apo per karten e kreditit qe jua jepte "borxh". Pasuria dhe ndonjehere fytyra e tij e bukur ishin magneti qe terhiqte femrat e shumta bukuroshe. Edhe Klea nuk perbente ndryshim nga ato. Dukej ne syte e saj te bukur dhe te painteresuar per te.

E megjithate ai kishte vendosur ta vazhdonte kete njohje me te. Ndoshta me kalimin e kohes ajo do te ndjente per te. Ndoshta ato çfare ai mund ti ofronte do te ndryshonin ndjenjat e saj. Perse e bente ai kete? Epo sepse ishte e para femer ne keto 26 vite jete qe e kishte bere per vete qe heren e pare qe e shihte. Sepse donte te ndryshonte dhe te harronte. Te harronte te shkuaren per te cilen vetem Klea mund ta ndihmonte. Klea, qe sapo e pa i ngjau me nje engjell shpetimtar te derguar nga zoti posaçerisht per te.
Kjo tregonte se zoti ekzistonte dhe ishte kujtuar per te dhe lumturine e tij...

Ps: Çfare mendoni per Kristjanin?

Ju falenderoj per mbeshtetjen. Se keni idene sa ma beni qejfin me komentet dhe votat e tuaja.😍😘😚

FejesaWhere stories live. Discover now