33. E verteta

2.3K 162 85
                                    

-Kris.-ishte zeri i Erikut teksa i zgjaste doren si nje kusheri i devotshem.-Si ke qene?

-Faleminderit, vella. Po ti si shkon me punen dhe shkollen?-e pyeti sinqerisht, Kris ndersa i dhuronte nje perqafim vllazeror.

Eriku per te ishte si nje vella i vogel dhe tekanjoz. Kur ishin me te vegjel takoheshin fundjavave dhe argetoheshin sebashku me kusherinjte e tjere te fisit. Shpesh here Eriku kopjonte modelin e flokeve apo stilin e veshjes nga Kris si me i vogel qe ishte. I pelqente dhe e kishte si idhull dhe vella te madh Krisin. Ata, gjithashtu ishin dy niperit e preferuar te gjyshes se tyre.

Eriku dhe Kris ishin shume te ngjashem dhe te dashur kur ishin te vegjel, por me largimin e Krisit per studime ne Angli gjithçka kishte ndryshuar. Bashke me çdo gje tjeter edhe karakteri i Erikut. Nga djali i urte, i sjellshem dhe zemergjere ai ishte kthyer ne nje egoist, arrogant dhe perfitues te pashoq. Sa here qe komunikonte kohet e fundit me Krisin i kerkonte ndonje gje te re te cilat ai ja dergonte me poste. Edhe pse Kris e shihte ndryshimin e tij, mundohej ta justifikonte me gjendjen jo te mire ekonomike qe kishin se fundmi familja e kusheririt te tij.

Pasi perfunduan pershendetjen e tyre vllazerore, Kris u drejtua nga Klea dhe  e ktheu ate perballe Erikut.

-Kjo eshte e fejuara ime, Klea.-prezantoi krenar, ai.- Ndersa ky kusheriri im, Eriku.-ju drejtua asaj.

Priti. Priti nje shtrengim duarsh i cili nuk erdhi kurre. Priti nje "gezohem ose eshte kenaqesi qe njihemi", por as keto nuk u than kurre. Klea nuk levizi as nje muskul te trupit te saj dhe as Eriku. Te dy qendronin perballe njeri-tjetrit duke u pare ne sy me shume urrejtje derisa Eriku theu heshtjen:

-Thone se ju emigrantet jeni shume budallenj. Merrni per nuse plehrat qe lene te tjeret. Dhe sapo e vertetova qe eshte e vertete.-Rrefeu ai dhe ne ate çast terhoqi vemendjen e gjithe te pranishmeve.
Kokat dhe vemendja e te gjitheve ishin kthyer nga ata te tre. Kris po shihte i habitur ndersa Klea ishte e lenduar dhe e trishtuar, gjithashtu.

E dinte. E kishte ndjere sapo kishte pare nenen e Erikut se gjithçka do te merrte fund aty. "Enderrat e bukura nuk jane per ty"-i kishte thene vetes.-"Dhe kjo ishte e tille, enderr"- kishte menduar. Veç ketyre mendimeve kishte bluar ne mendje edhe shume ide se si do te dilte nga e gjithe kjo mesele qe e kishte futur veten. Dhe do te ishte njera nga keto ide qe e vuri ne zbatim ne keto çaste.

Zgjati doren drejte Erikut sikur te ishte duke e takuar me te tijen dhe ne çast e beri njesh me faqen e tij duke lene te habitur vjehrren dhe familjen e saj, familjen e Erikut dhe Krisin. Krisi qe ne çast e kuptoi perse kusheriri i tij kishte folur ne ate menyre. E kuptoi qe Eriku i "Kleas" ishte Kusheriri i tij, ai te cilin e kishte mbajtur prane si nje vella.

-Moj k*rve, kujt i qellon ti?-Eriku kapi per krahu forte Klean.-Me ke qelluar nje here ne mes te lokalit dhe mendon se mund ta besh prape?-ju hakerrye, ai.

-Sapo e bera... perseri dhe do ta bej prape dhe prape derisa ti te mesosh te flasesh ne menyren e duhur me njerezit e duhur.-i foli qete, Klea ndersa e shihte ne sy.

Kris e largoi me force doren e Erikut nga krahu i Kleas ku ishte formuar nje shenje e kuqe nga shtrengimi. E terhoqi kete te fundit menjane dhe u be gati ti kthehej Erikut, por ai u tregua me i shpejte duke folur i pari.

-Kete k*rven qe kam pasur une dhe shoket e mi me radhe gjete ti per grua?-ju hakerrye tanime, Krisit.

-Çfare?-u degjua zeri gati ne ulerime i Rozes.

-Erik çfare jane keto qe thua more bir.-ju drejtua e ema.-Mati fjalet perpara se ti flasesh se lendon shume njerez.-u mundua ta qetesonte, ajo.

Nderkohe qe e motra mundohej te qetesonte te birin, Roza kishte mberthyer Klean nga krahu dhe ta ofendonte nga familja.

FejesaWhere stories live. Discover now