19. Nena

2.6K 184 66
                                    

Kishte kaluar nje nate te mrekullueshme nen shoqerine e Krisit dhe nuk donte te ndahej prej tij. Nuk donte te shkonte ne shtepi dhe aq me pak ne dhomen e saj te zymte. Humori dhe lumturia qe e rrethonin nen pranine e tij ishin ato per te cilat vuante shpirti i saj dhe tani qe kishte gjetur burimin e tyre nuk donte ta linte ti ikte.

-Kris, une nuk dua te iki ne shtepi.- u ankua si nje femije qe nuk do te shkoje ne kopesht.

Ndodheshin ne hyrje te pallatit te saj. Nata kishte kaluar aq perfekte. Kishin ngrene krepa si fillim dhe me pas ishin zhvendosur ne nje xhelateri ne te cilen kishin ngrene akulloret e tyre te preferuara dhe pas nje shetitjeje ne ajer te paster ishin kthyer per ne shtepine e saj. Dhe tashme ajo duhej te ngjitej ne apartamentin e saj, ndersa Kris te ikte per ne shtepine e tij.

-hahaha.-qeshi me ankesat prej femije te saj.-ku do qe te shkojme? Eshte ora 12 dhe nena jote mund te behet merak.-i kujtoj edhe pse deshironte te njejten gje si ajo.

Te ishte per Krisin e kishte rrembyer ne krahet e tij dhe bashke me te ishte arratisur ku ta çonin kembet. Nuk do te lodhej. Edhe sikur ta mbante per gjithe naten ne krahe nuk do te lodhej aspak. Lumturin qe i falte prania e saj nuk zhbehej as nga lodhja e gjithe botes.

-kudo qe te jete, vetem ne shtepi jo. E di, e urrej shtepine time.-i tregoi sinqerisht, Klea.

Qe prej vdekjes se te atit kishte nisur kjo urrejtje. Kur ai jetonte, oret me te bukura te dites i kalonte ne shtepi me te. I tregonte per diten qe kishte kaluar, per shoqerine, madje edhe per ndonje propozim alla adoleshentor qe kishte marre. I ati, nga ana tjeter, e keshillonte, e mesonte dhe me kryesorja, e kuptonte per çdo gje.

Atehere familja ishte ndryshe nga tani. Tani ajo nuk mund te fliste dhe shprehej per asgje me askend. Kjo ishte nje nga arsyet perse e urrente ate shtepi.

Jetonte me dy njerez qe me shume kujdeseshin per deshirat e tyre dhe te njera-tjetres, ndersa per te nuk kujtohej kurre asnjera. Ajo ishte si nje makineri a objekte pajete qe punonte dhe ju siguronte te ardhura per te kaluar muajin. Asgje me shume.

-do te te kisha marre ne shtepine time, por nuk me pelqen qe nena jote te krijoi ndonje mendim te paqene.-i tha Kris.

Ishte treguar i sinqerte. Mbi te gjitha, deshironte ta merrte ne shtepine e tij, ne dhomen e tij. Te flinte me te dhe te zgjohej po me te ne krahe, ti ledhatonte fytyren e bute, ti ndjente aromen prej bebusheje qe mbanin floket e saj dhe ta shtrengonte ne krahet e tij. Deshironte me shume se çdo gje te flinte me ate krijesen e vogel tekanjoze dhe te zgjohej me s tingujve te zemres dhe frymarrjeve te saj.

-ne shtepine tende? Roza do te me varroste te gjalle.-foli shpejt dhe pa menduar.

Kristjan, qe po e shikonte me vemendje, qeshi me fytyren prej te tmerruare qe beri. Mesa dukej ajo, ashtu si nena e tij, nuk e kishin qejf njera-tjetren. Kjo gje nuk eshte se i beri pershtypje me shume sesa fytyra e saj e skuqur nga turpi. Dukej kaq e embel ashtu.

-upss, me fal!-peshperiti pas pak ajo.

E kishte kuptuar me vonese gabimin qe beri. Ende pa u bere pjese e familjes se tij i kishte ofenduar te emen. E vetmja gje qe nuk pelqente ne lidhje me Krisin, ishte nena e tij. Asnjehere nuk e kishte pelqyer ate "femer te pispillosur" siç e konsideronte ajo.

-s'te pelqen nena ime, apo jo?- e pyeti Kris i buzeqeshur edhe pse e dinte fare mire qe pergjigja do te ishte po.

-jo se s'me pelqen, por...-nisi ti rrefente, por kur pa syte e tij kerkues, pohoi.-dreqin, nuk me pelqen fare. Eshte shume e rafinuar dhe mendjemadhe.-perfundoi duke mbuluar fytyren me duar.

Ishin keto xheste te vogla dhe kaq kuptimplote qe e marrosnin pas saj. Ishin keto skuqjet si spec, mbulimi i fytyres me duar apo llastimet si femije qe e benin ta pelqente kaq shume.

-tregohu e sinqerte me mua. Une e di si eshte ajo. -rrefeu Kris.- Nuk te detyroi ta pelqesh ate, por nese do te fejohemi bashke, nuk dua qe ajo te behet penges mes nesh. Eshte nena ime dhe do te te respektoj ashtu si ti ate.-perfundoi dhe u afrua prane saj duke e perqafuar.

-hajde te te shoqeroj per ne shtepi sepse je ne pune neser.-shtoi pas pak.

Dreqin, perse duhej t'ja kujtonte punen, te nesermen dhe rrjedhimisht Erikun? Nuk donte te shkonte ne pune, te takonte Erikun apo te duronte tekat e tij. Nuk donte. Donte te rrinte me Krisin dhe lumturine qe i falte prania e tij.

Pohoi duke mbajtur per vete gjithe trishtimin qe e kaploj. Ngjiten shkallet dhe kur ishin prane deres se apartamentit, u pershendeten. Nje "naten e mire" e thjeshte u shoqerua me nje perqafim. Perqafim qe Klea vendosi t'ja dhuronte Krisit, ndersa ky i fundit ja ktheu me te njejten menyre.

U fut ne "alergjine" e saj, siç e konsideronte shtepine dhe vuri re te emen qe e veshtronte me syte e skuqur e te pergjumur.

-mam, pse zgjuar?-e pyeti.

Zakonisht e ema ne kete ore ishte ne gjumin e shtate. Pasi pinte ilaçet e saj te perditshme rreth ores 10 te mbremjes, ajo shtrihej e pergjumur prej tyre. Ishin te rralla rastet kur luftonte me pergjumjen dhe e priste pas pune.

-shpirt i mamit, si ja kalove?-e pyeti embelsisht e ema.

-shume mire...-nisi ti rrefente per gjithe çastet qe kishte kaluar ne shoqerine e Kristjanit dhe nena vetem buzeqeshte e lumtur. I rrefeu edhe per paktin mes tyre.

Biseduan si kurre me pare, si dy mike, si bashkemoshatare,por mbi te gjitha,  si nene e bije. Gje qe nuk e kishin bere kurre me pare.

Bisedat per Krisin nuk ishin te vetmet qe diskutuan. Eriku dhe puthja qe kishin shkembyer ishte tema tjeter. E ema u tregua e kujdesshme dhe keshilluese si kurre me pare. E keshilloi te tregohej e zgjuar dhe e matur. Gjerat zgjidhen me qetesi dhe kete duhej te bente ajo ne lidhje me Erikun. Duhet ti rrefente me qetesi qe nuk ndjente per te. Ne kete menyre vazhdonte e qete njohjen me Krisin.

E lumtur dhe e rraskapitur, pas bisedes u drejtua drejte dhomes se saj qe e ndante me Aleksen. Kjo e fundit nuk ndodhej aty. Me siguri duhej te ishte nga apartamenti i Dionit. Nuk ishte rasti i pare ky qe ndodhte. Shpesh here Aleksa kalonte naten me te dhe kthehej e lenduar dhe e perdorur ne shtepi.

Shkundi koken si per te flakur tutje mendimet per te motren. Me shume se asgje tjeter, tanime duhej ta perdorte trurin per problemet e saj. Fundja e motra ishte mesuar me kete rutine disavjeçare.

Pasi ishte nderruar ne pizhamat e gjumit, u shtri mbi dyshekun e bute te krevatit te saj. U rrotullua e lumtur ne anen tjeter dhe mendja i shkoj tek ai, Krisi. Fytyra e tij e bukur nuk i zhdukej nga syte. Terhoqi celularin nga komodina ku e kishte vendosur disa çaste me pare dhe vendosi ti shkruante. Pavarsisht se ora shenonte 2 e mengjesit, donte ti percillte ose me sakt, te ndante ndjesite e mira me te.

"Faleminderit per mbremjen e mrekullueshme. Te kam shume xhan.
E di, eshte shume vone dhe tingulli i mesazhit mund te te prishi gjumin. Mund edhe te me ofendosh ne njemije lloj menyrash, une s'te degjoj" -shkroi ne ekranin e celularit te saj dhe e nisi.

Mbylli syte e lumtur dhe priti derisa gjumi ta merrte, por nuk ishte e thene. Sonte nuk do te kishte gjume per te dhe as per nje person tjeter...

Ps: Ja dhe update i dyte, m.q.s e kisha gati deri diku. Ju falenderoj pafuuund per votat dhe komentet. Me behet shuume qejfi kur shikoj ato dhjetra njoftimet sapo postoj pjeset e reja.
Flm shume shume 😘😚😙

FejesaWhere stories live. Discover now