40. Gati

2.6K 177 67
                                    

Po shikonte me vemendje pertej syrit magjik te deres. Akoma nuk po i besohej se ai ishte aty. Po çfare donte Kris ne kete ore ne shtepine e saj? Ndoshta kishte harruar diçka mbremjen e kaluar apo kishte ardhur vete ti merrte gjerat per te cilat ajo i kishte kerkuar ti priste pas nje ore?

Mund te kishte ardhur per gjithcka, por nje gje ishte e sigurte, po ja çonte zemren peshe. Ishte aq shume e emocionuar qe po e shihte. Po dridhej nga emocionet, por perseri s'po e hapte deren, zilja e se ciles kumbonte ne gjithe shtepine.

Mori fryme thelle, fshehu entuziasmin dhe buzeqeshjen pas nje fytyre serioze dhe uli dorezen e deres.

-Mirmengjes!-pershendeti me nje ze serioz.

Kris dukej shume i lodhur. Rrathet poshte syve tregonin pagjumsi disa ditore. Po te mos e kishte pare nje nate me pare do te mendonte se kishte te pakten nje jave pa gjume.

-Mirmengjes!-ja ktheu, ai, ndersa e shikonte i befasuar.
Edhe Kris nuk e kishte pritur qe deren ta hapte ajo. Dukej se u emocionua teper, por ashtu si ajo, fshiu çdo lloj emocioni nga fytyra.

-Çfare do ti ketu?- pyeti ndersa syte i mbante verdalle, por jo ne fytyren e tij. I shmangej asaj fytyre qe po ta ndeshte e shkrinte te tere ate keshtjelle rezistence qe kishte ngritur rreth vetes.

-Ketu eshte Erisa?-ja ktheu, tjetri pa pike emocioni.

-Po, ja ta therras...-u nis drejt dhomes se te emes, por Kris e ndoqi pas.

Nuk priti aty jashte deres si nje i panjohur. Jo, nuk kishte ndermend te rrinte si ndonje postier qe pret per personin e porosise. U ule ne divanin ku ndodhej nje batanije dhe nje jastek me duart mbi fytyre. Dukej se Klea kishte fjetur po ne ate divan sepse batanija ishte e hedhur shkujdesshem dhe fytyra e saj ishte e pergjumur.

Jo rastesisht zgjodhi ate vend per tu ulur. Ndoshta, kur te kthehej ajo do te futej serish nen batanije dhe keshtu do ta kishte prane. Kishte kaq shume nevoje per te sa do te bente çdo gje per ta pasur pak çaste prane. Dy muaj larg saj kishin qene si ferr i vertete. Mall, kujtime, portrete, vezhgime dhe faqe ditari te mbushura me dedikime per te.

-tani vjen.-degjoj zerin e saj te pergjumur.
Sa shume i kishte munguar ai ze, melodia me e embel ne bote. Tani qe e kishte prane e ndjente se sa shume boshllek kishte lene mungesa e saj ne zemren dhe jeten e tij.

Ashtu siç e kishte parashikuar pak çaste me pare, ajo u ule prane tij. Mbeshtolli batanijen rreth vetes dhe nxori vetem njeren dore jashte per te nderruar kanalet e televizorit te vjeter. Po e veshtronte me cep te syrit çdo levizje apo mimike qe bente. Dukej si nje femije e vogel dhe e llastuar.

Kur me ne fund gjeti kanalin e saj te preferuar, mori fryme thelle me nje buzeqeshje prej bebusheje. Kurioz prej fytyres se saj femijnore, hodhi syte mbi ekran per te zbuluar se çfare po e bente kaq te lumtur.
"Pinguinet e Madagaskarit" ishte filmi vizatimor qe shikonte cdo mengjes ne oren 7:00 me Amin. Ami e cila zgjohej heret posaçerisht per te.

Mesa dukej "Amat" ne jeten e tij nuk ishin vetem nje, por dy. Kjo femra njezete vjeçare prane tij ishte akoma me e brishte dhe femijnore se Ami e vertete. Ajo te pakten perpiqej te sillej si e rritur kur kritikohej per diçka, ndersa kjo i ngjante nje femije te vogel gjithmone.

-Se dija qe perveç miushave, pinguinet ishin te preferuarit e tu.-vendosi ta ngacmonte paksa.

-mmm,-peshperiti lehte, ajo. Ishte shume e perqendruar ne ate qe po shihte.
-Jane shume te lezetshem keta,-tha pas pak.-Njeri eshte shume budalla.-qeshi me fjalet e saj.

"Zot, te lutem shpetoje"-ishin lutjet qe i erdhen ne mendje. Lutje qe i shnderruan buzeqeshjen ne nje hije trishtimi. Kishte shume frike per te. Ajo duhej te jetonte. Ishte kaq e mire dhe e pafajshme sa nuk e meritonte nje fund te keq.
"Zot, mos e shuaj kete buzeqeshje te çilter. Kam nevoje per te. Mos me deno perseri. Mos ma merr kete engjell, te pergjerohem."-mermeriti nen ze deri kur degjoi emrin e tij.

FejesaWhere stories live. Discover now