36. 2 muaj me vone

2.5K 171 62
                                    

-Hej gjumasha, çohuni tani.-ishte zeri i Nikoles qe buçiste ne gjithe dhomen.

Hapi njerin sy pastaj tjetrin per ti mbyllur serish i bezdisur nga drita e forte qe depertonte permes dritares pa perde. I hapi syte perseri ngadale si per tu mesuar me driten dhe ndjeu dy duar te vockla rreth qafes.

-Mirmengjes, babushi.-ishte zeri i holle e melodioz i Amit.

Keto dy muajt e fundit kishin qene me te veshtiret per te. Ndihej njelloj si te ishte kthyer pas ne kohe dhe po perjetonte dhimbjen e dy viteve me pare, por kete here te shumefishuar. Nikola dhe Ami ishin kujdesur per te si mos me mire, por perseri e ndjente boshllekun qe Klea kishte lene pas ne jeten e tij.

Kishte kaluar dy muaj sa ne pune sa ne shtepine e Nikoles dhe shume rralle ne shtepine e tij. Protestat e te emes per netet qe kalonte ne shtepine e Nikoles as qe i benin pershtypje. Pavarsisht se ajo nuk kishte lene fjale te lige pa perdorur per te, ai perseri vazhdonte te bente ate qe ndihej mire. Fundja, nje here qe kishte ndjekur keshillat e se emes e kishte pesuar keq.

-Mirmengjes, dashuri e vockel!-perkedheli te bijen ndersa e merrte hopa ne divanin ku flinte prej dy muajsh.

Po, Kris flinte ne njerin nga divanet e dhomes se ndenjes, ndersa ne tjetrin flinte Ami. Nikola flinte ne dhomen e saj dhe te tre bashkejetonin si nje familje e lumtur.

Qe prej dites kur Klea e kish braktisur, Nikola i kishte ofruar mbeshtetjen e saj si nje mike e vertete. Mbeshtetje qe Kris e kishte pranuar sepse e kishte te nevojshme.

Nga ana tjeter, Nikola e kishte prezantuar me Mondin, djalin qe ajo ishte duke njohur. Mondi ishte tridhjete vjeç dhe i ve. Bashkeshortja e tij e pare kishte nderruar jete ndersa i kishte lene si dhurate nje vajze ne moshen e Amit. Te dyja vajzat ishin shoqe kopeshti, ku edhe ishin njohur prinderit e tyre. Nikola ishte e lumtur qe po arrinte te krijonte serish familje dhe per kete Kris ndihej mire. Madje, kishte raste kur ai i kerkonte asaj ta ftonte Mondin me te bijen per te drekuar apo darkuar me ta. Mardhenia midis te dyve ishte nga me te mirat, gje qe e bente Nikolen shume te lumtur.

-Babushi, do ikim te lodrat sot?-e pyeti, Ami teksa luante me floket e tij te çrregullta.

-Hmmm...-beri sikur po mendohej me gishtin tregues tek temthat e kokes.

-Te lutem, te lutem...-nisi te lutej dhe llastohej vogelushja.

-sigurisht qe po, princesha ime.-thirri me te madhe aq sa Nikola filloj te qeshte nga kuzhina.

E mori Amin ne krahe dhe filloj te rrotullohej sebashku me te, ndersa ajo qeshte e lumtur. E lumtur dhe me nje buzeqeshje qe i kujtoj dike. Klea, ajo qeshte ashtu me te gjithe dhembet jashte si nje femije. Edhe sot nuk i kishte shpetuar atij boshllekut qe i krijohej sapo kujtonte ate. E si ti shpetonte kur per asnje çast se hiqte dot nga mendja.

E uli vajzen poshte dhe hapi celularin, veprim qe e bente çdo dite pasi zgjohej me shpresen se ajo do te kujtohej per te.
U zhgenjye kur ne ekran u shfaq vetem fotoja e tyre e pare duke buzeqeshur dhe asnje sinjal mesazhi apo thirrjeje. E hodhi ne nje cep te divanit dhe u be gati per ne shtepine e saj.
Po, cdo mengjes parkonte makinen prane shtepise se saj dhe e shihte fshehtas kur dilte per ne pune dhe kohet e fundit edhe per ne shkolle. Kishte raste qe e priste edhe kur kthehej prej shkolle ose pas pune.
Ajo e kishte nderruar punen ne shoqaten e se motres me nje pune te rendomte si pjatalarse ne nje restorant te bllokut. Ndihej keq teksa e shikonte te rraskapitur nga lodhja, por ajo ishte krenare dhe krenaria e kishte shtyre larg tij. Tashme i ngelej vetem te respektonte vendimin e saj dhe ta vezhgonte nga larg. Ashtu siç kishte bere çdo dite, per te mos thene disa here ne dite, gjate dy muajve te fundit.

Arriti perballe shtepise se saj shoqeruar nga Ami ne sediljen e pasme. Do te shikonte Klean teksa ikte per ne pune dhe me pas do te çonte vogelushen ne nje kend lojrash ashtu siç i kishte premtuar. Priti rreth 30 minuta, por asnje levizje nga Klea apo e ema nuk po dukeshin verdalle. Ne fakt kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte diçka e tille. Kishte tre dite qe nuk shihte asnjeren prej tyre edhe pse kishte vezhguar hyrjen e pallatit per ore te tera. Dukej sikur i kishte perpire dheu ose ndoshta kane shkuar tek ndonje i aferm, kishte ngushelluar veten. Por sot po beheshin 4 dite dhe ai e dinte qe Klea nuk mund te rrinte kaq gjate pa pune.

FejesaWhere stories live. Discover now