27. Ami

2.5K 176 68
                                    

Nje telefonate. Tingulli acarues qe buronte nga celulari i Krisit, kishte prishur ate çast magjik ndjenjash. Ai tingull qe Kris kishte deshiruar ta zhdukte bashke me personin qe nuk ndalonte se mari serish e serish me ngulm.

-kush dreqin...
Kishte nisur te belbezonte, por emri mbi ekran e stepi. Nikola, ajo qe kurre nuk telefononte dhe aq me pak vend e pa vend, sonte kishte zgjedhur te ndryshonte zakon. Ajo qe, perveç ndonje mesazhi rreth punes apo dickaje te rendesishme per Krisin, nuk e bezdiste kurre, sonte kishte vendosur ti prishte çastin me te bukur.

Pasi kishin vazhduar me puthje dhe ledhatime per pak çaste, Klea kishte ndaluar çdo gje me justifikimin se po e tepronin. "Ndjenjat nuk jane teprim"-i kishte thene Krisi. E ndersa ajo ja kishte kthyer me nje "deri ne momentin qe te dy ndajne te njejtat ndjenja". Kjo e kishte thyer paksa entuziasmin e tij, por perseri e kishte mbeshtjell ne krahe teksa i ledhatonte koken dhe bisedonin per gjera te ndryshme. Here pas here shkembenin edhe ndonje puthje.

Kishte qene, pikerisht momenti i njeres prej ketyre puthjeve kur tingulli i celularit i kishte shqetesuar. Kris kishte refuzuar ta mirepriste telefonaten me shpresen se telefonuesi do ta mbyllte pas pak, por ishte gabuar. Jo vetem qe su  mbylle me nje telefonate, por vazhdoi me te dyten, te treten dhe do kishte vazhduar me tej me te katerten nese ai nuk do ta hapte.

-çfare ka, Nikol?-ishte pergjigjur tere mllef.
Nga ana tjeter e telefonit priste zerin e saj te embel e melodioz ti therriste, por ne vend te kesaj degjoi disa psheretima dhe renkime sikur personi te ishte duke u mbytur nga lotet. U shqetesua shume aq sa nisi te bertiste pa marre parasysh qe jo me teper se disa centimetra me larg qendronte, Klea edhe me e habitur se ai.

-Nikol, çfare keee? -uleriti serish.
Nga ana tjeter, tashme pas nje tingulli te forte sikur te qe thyer diçka, kishte rene qetesi. Qetesi qe po e tmerronte Krisin per vdekje. Qetesi qe e beri te harronte Klean dhe çdo gje perreth tij dhe te vraponte si i çmendur drejte shkalleve.

Mendja i punonte me shpejtesi marramendese duke krijuar skenare te ndryshme. Imagjinata dhe presupozimet per lloj-lloj gjerash i fusnin te dridhurat. Dreqin, shpresonte me shpirt qe te mos ishte diçka nga shkuara. Te mos ishte ajo qe po mendonte.

**Rreth 2 vite me pare (Londer)**

E kishte vendosur, nuk do pinte me si ata pijanecet e gjore qe endeshin rrugeve me shishe alkooli nder duar ose flinin neper stacionet e populluara te metrove. Nuk do te mbante me ate eren e felliqur te alkoolit perzier me ate te duhanit. Fundja as alkooli dhe as duhani qe i coptonte mushkerite nuk do ti kthenin me ato.

I vendosur per te mos kthyer me qofte edhe nje gllenjke te vockel te atyre gotave e shisheve qe mbushnin tavolinen e tyre, u çua duke pershendetur me nje "naten e mire". U nis drejt daljes se lokalit qe ishte bere si shtepia e tij e dyte. Shperfilli thirrjet dhe fishkellimat e miqve qe kishin ngelur te shtangur nga veprimet e tij dhe doli me koken larte ne ajrin e paster te Londres se bukur.  Te asaj Londre qe tanime nuk i dukej me e bukur, por nje vjedhese lumturish, vjedhese endrrash dhe jete.

Nata kishte mbuluar çdo gje me mantelin e saj te zi. Kudo shikonte turma njerezish qe leviznin me shpejtesi ne drejtime te ndryshme. Hena ishte fshehur nen ate shtresen e bardhe te reve qe nen dritat e ndertesave madheshtore ngjante si gri e piset.
"Do te bjere shi"- mendoi nen ze. "Le te bjeri, t'me lagi deri ne palce se ndoshta bashke me pluhurat merr me vete edhe shpirtin tim te vrare"-belbezonte teksa bente ne kembe rrugen per ne apartamentin e tij. Apartament qe i dukej si nje humnere, i madh, i erret dhe i vetmuar.

Arriti poshte nderteses 4-kateshe dhe u ngjit neper shkalle. I urrente hapsirat e ngushta. Nje prej te cilave ishte ashensori. Arriti ne katin e trete me nje fryme dhe beri per te ngjitur shkallet e fundit qe te drejtonin drejt apartamentit te tij luksoz, por nje ze i terhoqi vemendjen. Ishte po i njejti ze qe degjonte cdo nate teksa kthehej i dehur me kembet qe i shkonin nga njeri cep i shkalleve ne tjetrin.
Ishte zeri i nje femije dhe psheretima e nenes se tij qe e perkundte ne krahe dhe i peshperiste: shhhh.

FejesaWhere stories live. Discover now