11. Pezullimi

2.6K 175 105
                                    

Ne ate kafene te vogel ne periferi te Tiranes ishte bere nje pakt i madh. Pakt qe do te bashkonte dy zemra te huaja dhe te akullta. Zemra qe nuk do te ishin me te tilla pas atij pakti qe perveçse miqesi premtonte dhe shume gjera te tjera.

Kishin biseduar si dy miq te vjeter per ore te tera. Ishin harruar ne biseda saqe kishin humbur sensin e kohes. Ne nje çast kishte qene Klea ajo qe kishte leshuar nje pasthirrme habie kur kishte pare akrepat e ores te shenonin 13:35.
Dreqin kishte harruar fare qe duhej te paraqitej ne pune para 35 minutash. Tani po qe e kishte punen pisk.

Nga ana tjeter Kristjan ishte shume i qete dhe i lumtur. Fytyren e tij e kishte mbuluar nje rreze lumturie si rrallehere. E kishte qetesuar paksa Klean dhe bashke me te ishin drejtuar nga makina e tij. Kishte siguruar Klean me rripin e sigurimit dhe kishte nisur makinen ne qetesi te plote drejt Tiranes.

-kjo eshte puna jote?-e pyeti Klean sapo mberriten perpara kompleksit llukzoz ne te cilin kjo e fundit punonte.

-po, shume faleminderit qe me solle edhe pse nuk e di nese do te me pranojne sepse kam harruar edhe uniformen.-ju pergjigje e merzitur ajo.

-mos u shqeteso, vogelushe, nese te pushojne te gjej une ndonje vend me te pershtatshem.-u mundua ta qetesonte Kristjani.

Vend te pershtatshem? "Ky eshte vendi me i pershtatshem per mua. Ketu eshte Eriku im" donte ti thoshte, por i ktheu vetem nje buzeqeshje dhe tentoi te dilte nga makina. Tentoi dhe do te kishte dale po te mos ishte per krahet e Kristjanit qe e rrethuan te gjithen duke i falur nje perqafim te ngrohte. Ishte ky ajo çfare kishte me shume nevoje ne ato çaste, nje perqafim. Perqafim qe i erdhi si me porosi. Dukej sikur Kristjani i kishte lexuar mendjen.

Pasi ja kishte kthyer perqafimin dhe kishte marre nje puthje ne doren e majte, doli nga makina e tij duke mbyllur lehte deren e saj dhe u drejtua drejt hyrjes se pasme te restorantit.

Nga ana tjeter, Kristjani nisi makinen i lumtur duke u drejtuar drejt shtepise. Sot nuk do te punonte. Ishte kujdesur nje dite me pare per ta pasur kete dite te lire.
Arriti ne oborrin e shtepise se tij private dhe pasi parkoi makinen ne garazhin e stermadh, u nis drejte hyrjes kryesore te shtepise. Vetem kur kishte kaluar pragun e saj vuri re te emen teksa lexonte nje liber ne njerin nga kolltuqet ngjyre gri te sallonit.

-erdhe, shpirt?-e pyeti ajo.

-ehe.-ju pergjigje ndersa e puthte ne balle dhe e shtrengonte forte ne nje perqafim.

Nena ishte personi me i dashur per Kristjanin. Pavarsisht karakterit te saj prej "bishe" siç e quante ai, ata kishin mardhenie perfekte. Kjo fale embelsise dhe tolerances qe i falte gjithmone asaj. Dy gjerat qe e ema vleresonte se tepermi tek ai.

Kristjani asnjehere nuk debatonte me te emen ashtu siç bente Eri, vellai i tij. Çdo ngritje zeri apo acarim te saj mundohej ta zbuste me puthje dhe perqafime. Mund te thuhet se ja kishte gjetur piken e dobet sepse ajo zbutej gjithmone dhe kerkonte falje kur e tepronte.

Çdo sekret apo dileme te tij, Kristjani e diskutonte me Rozen. Ajo, gruaja e forte dhe tekanjoze kur vinte puna tek biri i saj i "vogel" shendrrohej ne nje kotele te bute dhe tolerante. Per Kristjanin çdo keshille e saj vlente me shume se gjithe keshillat e botes te mbledhura sebashku. Nuk kishte te drejte, valle? Sigurisht qe po. Keshillat e nenes jane gjithmone me te mirat e me dashamireset sepse burojne nga zemra.

-ke nje arome ti... qe ta heq trurin.-i peshperiti teksa e nuhaste si nje qenush i vogel e i llastuar.

-e di, e di keshtu thua gjithmone.-i kujtoj ajo ndersa i shpetonte nje buzeqeshje.

Ai, Kristjani i saj i "vogel" dinte se si t'ja vidhte buzeqeshjet gjithmone. Qe nga femijeria kur ajo e kritikonte per ndonje gabim, ai sillej si nje kone e vogel e pambrojtur. Ato syte e tij te embel ishin qetesuesi ideal i te emes. Sado qe ajo mundohej te ruante autoritetin dhe ftohtesine, gjithmone deshtonte me Kristjanin.

FejesaWhere stories live. Discover now