17. Mbeshtetje

2.6K 179 109
                                    

Fytyra e saj e brishte qendronte si nje trofe mes duarve te tij te fuqishme. Po, ajo ishte si nje trofe per te. Do te luftonte me zemren e saj per te zene nje vend ne te dhe kur ta kishte fituar luften do merrte si shperblim trofeun e tij, fytyren dhe gjithe trupin e saj.

U afrua edhe me prane saj pa e nderprere shikimin mes tyre. Kur ishte aq prane sa mund ti ndiente frymarrjen e saj ti perplasej ne fytyre, i peshperiti:

-te kam shume xhan, vogelushe.

Syte e Kleas shkelqyen edhe me shume nen dritat e zbehta te ndertesave rrotull. Dukej kaq shume e adhurueshme, e brishte dhe e pambrojtur. "Dua te behem mbrojtesi yt. Te kujdesem per çdo teke tenden"- donte ti thoshte. Edhe ajo mesa dukej donte ti thoshte diçka sepse u be gati te fliste, por nje tingull qe vinte nga celulari i saj, e nderpreu. Nje mesazh dukej se mberriti.

-hape,-udhezoi ai edhe pse e urreu ate zile qe i la pergjysem ate çast magjik.

Ajo nuk beri asnje levizje te gjymtyreve te saj, por thjeshte mbylli syte dhe qendroi ashtu per pak caste. As fytyren e saj nuk e levizi nga duart e tij. Mesa dukej po ndihej mire ashtu. Mori fryme thelle dhe pasi e nxorri jashte, hapi syte dhe ju hodh ne perqafim.

Kris qe nuk e kishte pritur kete reagim, ne fillim ngeli i shtangur, por u kthjellua shpejte. Ja ktheu perqafimin duke e shtrenguar forte dhe i puthi koken.

-faleminderit qe ekziston, Kris.-degjoj ti fliste zeri i embel i saj.-faleminderit qe je kaq i mire.

Nje buzeqeshje! Nje buzeqeshje mbiu ne buzet e tij dhe zemra filloj te rrihte me ritem te pershpejtuar. Ritem qe kishte kohe qe nuk e arrinte. Ritem qe i shtoj gezimin dhe lumturine ne çdo qelize te trupit. Dukej se me pershpejtimin e rrahjeve te zemres edhe organizmi i tij po funksiononte me mire.

U shkepute prej perqafimit te saj per ta pyetur perse e falenderoj, por fjalet i ngecen kur ndjeu buzet e saj te beheshin njesh me faqen e tij. Ajo e kishte puthur. Ne faqe, por ishte puthje ama.

-ikim?-kerkoi ajo kur pa hutimin ne fytyren e tij.

-ok.-ishte gjithçka mundi te thoshte.

U kthye ne pozicionin e duhur gati per te ndezur makinen dhe ishte i lumtur. Ajo injoroi mesazhin qe me siguri duhej te ishte nga AI per ti dhuruar nje perqafim, nje puthje dhe disa fjale qe ja ngrohen zemren. Ajo gjithashtu, kishte kerkuar te dilnin bashke perpara ndonje daljeje me ATE. Ndihej i lumtur dhe fitimtar ne nje fare menyre. Ai po fitonte betejat me zemren e saj. Edhe pak, i duhej edhe pak te fitonte luften per tu rrenjosur brenda zemres se saj.

-per ku?-e pyeti entuziast.

-si per ku? A nuk do me çoje tek ajo gjeja qe po beje?-i kujtoj ajo me nje fytyre prej femije kurioz.

-eshte...-vone do ti kishte thene, por nje zile tjeter i nderpreu.
Nuk ishte me nje zile si e para qe sinjalizonte nje mesazh, por nje qe sinjalizonte nje telefonate. Hodhi syte nga ajo e cila qendronte e qete. E veshtroi njehere me nje fytyre qe nenkuptonte "hape, pse se hape" dhe vuri re se ajo drejtoi duart nga çanta e vogel ne sediljen e pasme te makines.

Nderkohe qe kontrollonte per celularin ne mes te sendeve te saj, ai pushoi se reni. Kishte pushuar per te filluar perseri derisa ajo e mori ne duar dhe u kthye ne pozicionin meparshem. I hodhi nje veshtrim emrit ne ekranin e ndriçuar dhe rrudhi vetullat ne shenje bezdisjeje. Pas nje gulçimi gjithe nerva, e hapi.

-çfare do?-ishte pergjigja qe dha sapo shtypi butonin jeshil.

-çfare dua une apo ti qe sapo ndahesh nga une, shetite me makina lluksoze te kush e di se kujt tr*pi pasanik?-e pyeti Eriku nervoz.
Zeri i tij theu heshtjen qe mbizoteronte ne makine dhe buçiti fuqishem aq sa edhe Kris degjoi çdo gje.

-duhet te te jap llogari?-pyeti e nervozuar, Klea.
Mundi ta dallonte fytyren e saj te skuqur nga inati ose turpi qe Kris po degjonte biseden e tyre.

-sigurisht. Jam i dashuri yt.-deklaroi akoma me i nxehur, Eriku.

-flasim, jam e zene tani. Naten e mire!-i uroi Klea dhe u be gati ta mbyllte, por zeri i tij i bute e nderpreu.

-zemra ime, perse sillesh keshtu? Mos po me tradheton?-e pyeti ai, duke theksuar pyetjen e fundit.

Dreqin, ata ishin te lidhur. Kris kishte degjuar çdo gje. Ai, Eriku i tha zemer dhe perpos kesaj e pyeti nese po e tradhetonte. Beri disa llogari te shpejta ne mendje dhe rezultati ishte qe Klea i kishte treguar per fejesen, por pa permbushur pjesen tjeter te paktit. Ajo ishte lidhur me Erikun duke vazhduar njohjen me te. Kris i kishte kerkuar te zgjidhte ndersa ajo vazhdonte me te dy.

Gjaku filloi ti qarkullonte me nje shpejtesi marramendese neper vena. Ishte i zhgenjyer dhe acaruar ne te njejten kohe. Ajo, vajza e brishte dhe e dashur e disa çasteve me pare nuk ishte gje veçse nje mashtruese. Klea po e bente si lolo duke luajtur me te dy. E pavarsisht kesaj, u mundua te ruante qetesine qe e karakterizonte. Gjerat do te rregulloheshin nese i trajtonte me qetesi, ne te kundert do te beheshin me keq.

Nga ana tjeter, Klea kishte pare fytyren e tij te shqetesuar dhe nuk dinte si ta zgjidhte kete lemsh. Nuk dinte si te shpetonte nga Eriku pa lenduar veten dhe Krisin. Kris, qe qendronte i heshtur me duart mbi timonin e makines duke pritur qe ajo te mbyllte biseden. Kur e shikonte ashtu deshironte me shume se çdo gje ta perqafonte si disa caste me pare dhe te strukej midis kraheve te tij te fuqishem.

Çuditej me veten. Çfare dreqin, i thoshte mendja e saj budallaqe? Vetem disa ore me pare deshironte me shume se çdo gje te ishte ne krahet e Erikut. Deshira qe ishin zhdukur kur ai i kishte vjedhur dhunshem puthjen e pare. Si mundej valle te zhdukej gjithe ajo dashuri e 17 viteve vetem ne nje çast? Mos kishte qene veç nje fiksim ashtu siç e kishte konsideruar mikja e saj? Patjeter qe duhej te ishte diçka e tille, perndryshe si shpjegohej gjithe ajo neveri qe ndiente papritur per te.

-Erik, nuk jam zemra jote. Te lutem, flasim neser sepse tani jam e zene.-i foli duke ruajtur qetesine.

-si nuk je zemra ime, po ajo qe ndodhi mes nesh?-bertiti Eriku nga ana tjeter e telefonit.

Zot, tani po qe po çmendej. Eriku qe bertiste dhe kerkonte llogari nga njera ane dhe Kris qe degjonte budallalliqet qe broçkulliste ai nga ana tjeter. Ky i fundit kushedi çfare mendonte se kishte ndodhur mes tyre.

"Zot, te lutem me shpeto"-peshperiti nenze. Çfare kishte bere qe te meritonte gjithe kete torture? Edhe njehere te vetme qe mendonte se do te ishte e lumtur, dilte diçka qe prishte gjithçka. Perfundimisht, ishte e destinuar per te vuajtur.

-te thash qe jam e zene. Mos me çaj koken tani.-i bertiti Erikut.

Pasi shtypi butonin e kuq te celularit e hodhi furishem ne sediljen e pasme te makines. Mbylli syte dhe pasi mori fryme thelle, i kerkoi falje Krisit. Ky i fundit nuk i foli asnje fjale. Qendronte i heshtur ashtu si pak me pare, por duke e veshtruar me imtesi.

Vazhdoi te thithte ajer me hunde dhe ta nxirrte me goje si per tu qetesuar edhe pse kjo gje ishte e pamundur. E kishte futur veten ne nje telash te madh dhe nuk shihte ndonje fije shprese per te dale prej tij. U mundua te mbante lotet qe luftonin me qepallat e mbyllura, por ishte e pamundur. Ata e fituan luften. Lotet e nxehte i mbuluan faqet e buta per te perfunduar ne gushen e saj.

Krisit qe po shikonte me vemendje fytyren e saj, nuk i shpetoj kjo skene. Ajo po qante dhe nuk dukej hiç mire ashtu. I pelqente me shume Klea energjike, e acaruar edhe Klea mashtruese, perpara kesaj Kleas se dorezuar dhe trishtuar. Lotet nuk i shkonin fytyres se saj engjellore edhe pse perseri dukej e bukur.

Luftoi me anen e tij te ndjeshme qe kerkonte ta ngushellonte. Luftoi sepse ai nuk ishte askush qe ta ngushellonte dhe aq me pak qe ai duhej te ishte i merzituri jo ajo. Luftoi trimerisht derisa ana e tij e ndjeshme fitoi. Ju afrua dhe e mori ne perqafim. E shtrengoi forte si per ti treguar qe ishte aty per te. Ishte tani dhe do te ishte gjithmone aty per ta mbeshtetur si nje mik i mire. Kaq mund te bente per te, ti ofronte shpatullen e tij qe te mbeshtetej dhe miqesine e tij te sinqerte...

FejesaWhere stories live. Discover now