Prolog💓

2.8K 90 137
                                    

Hajdi's P.O.V

Hej milet! Sot eshte ditelindja ime.Si cdo vit kam organizuar festa te ndryshme,por kjo e ketij viti eshte disi ndryshe.Kete vit une mbush 20 vjec.Pra! Gezuar ditelindjen vetja ime! Jam shume e emocionuar saqe nuk me ka zene gjumi fare gjate gjithe nates.Ne nje perllogaritje te plot prej 1 ore nga ora 12:00 e nates deri ne 1 kam kthyer mesazhe te tera me urime.Kishte nga ato romanet qe te kenaqnin shpirtin e nga ato tipike 'edhe 100' shkurt fare.Te them te drejten s'do doja t'i kisha fare,por le te themi qe eshte si nje lloj qoke te cilen une do t'ia kthej kur ata te kene ditelindjen.

Gjithsesi sot eshte ditelindja ime.Sic po thoja emocionet me kane pushtuar cdo qelize te trupit.Fundja cdo njeri e ka nje dite te tijen personale ne te cilen behet cdo gje si thote ai.E pikerisht kjo ishte e bukura e ditelindjes.Une mund te beja c'te doja,ta festoja me ke te doja e te organizoja c'te doja.

Sigurisht cdo vit familja ime eshte siguruar qe ta festoj ne menyren me te mire te mundshme duke mos me lene asnjehere pa festa e organizime.Kete vit u kam kerkuar ta festoj vetem me shoqerine time,pasi supozohet se te 20 eshte nje pervjetor qe s'duhet harruar dhe duhet festuar ne maksimum.

Po merresha me pergatitjet e fundit te fustanit.Kisha zgjedhur nje fustan ngjyre roze e hapur me ca lule te bukura ne njeren ane.Epo duhet te dukesha me e vecanta sot.Ora ishte rreth 7 e mbremjes dhe dalengadale te ftuarit do vinin.Bera nje freskim te makeup-it dhe dola.

Oborri i shtepise sime ishte i teri i dekoruar ne detaje.Lulet shumengjyreshe neper tavolinat e larta rrethore,qirinj,drita dhe nje muzike ritmike ne sfond.Njerezit po fillonin dalengadale te vinin.Kisha thirrur rreth 50 miq te mi me te njohur.Kisha ca me te cilen kisha kaluar 9-vjecaren,ca te tjere shoke gjimnazi e ca femije te llastuar te pasanikeve te tjere.Sigurisht keta te fundit isha e detyruar ti ftoja pasi jane pjese e shoqerise sone te larte.Nuk do i kushtoja shume rendesi,pasi sot eshte dita ime.

Takova nje e nga nje te gjithe te ftuarit.Vendi u mbush plot dhe muzika u ngrit edhe me shume.Pijet vijuan te servireshin ne cdo tavoline se bashku me embelsira,fistika e kush kishte uri edhe pizza.Krahas tyre ne qender te oborrit,prane pishines ishin te rreshtuar pjatat me ushqime e lengje te ndryshme per t'u vetesherbyer ne rast se duan te pine e te hane me teper.

Shkova tek tavolina e grupit tim te preferuar.Nje shoqeri e ngushte qe ne 9-vjecare,por qe ka zgjatur edhe tani ne fillim te universitetit.Jane nje grup prej 5 vetash,3 djem dhe 2 vajza.

"Hajdii e bukura"-u hodh Nina,vajza me e embel dhe me perqafoi fort.

"Na e ler pak dhe neve,embelsire"-dhe te tre djemte me perqafuan fort.Kane qene gjithmone shume te sjellshem me mua dhe me kane mbeshtetur sa here kam pasur nevoje duke me konsideruar si pjese te familjes.

"Po unaa?"-tha Karla,vajza tjeter e grupit.Jane vertet njerez te mire me te cilet mund te kalosh bukur e ne te njejten kohe te besh shume qejf.

"Do pime ca sot apo jo?"-thashe duke u shkelur syrin gocave.Djemte me pane me inat.Nuk kane shume deshire kur ne harbohemi,por sot me falej.

"Kevii im"-iu drejtova me te madhit nga djemte,"Po une te dua shume ty ore"-fillova te perkedhelesha.

"S'kam karamele,te keqen xhaxhi!"-ma ktheu.Kjo bisede ishte gjithmone tipike kur une ngacmoja djemte e grupit.

"Kenaquni! Sot eshte feste"-thashe dhe i lashe per nje moment nen shoqerine e njeri-tjetrit nderkohe qe duhet te levizja ne te gjitha tavolinat.

Ne ditelindjen time te 20-te mungonte dikush.Nje person shume i rendesishem ne jeten time,por qe fatkeqesisht nuk e kisha me prane vetes.Ishte Xhorxhi,ish i dashuri im.Nuk u zume asnjehere,kaluam momente nga me te bukurat,por nuk premtuam pergjithmone.Thjesht u ndame.Megjithate dashuria nuk mbaroi asnjehere.Ai ze nje vend shume te rendesishem ne jeten time e ne zemren time.Flasim akoma.Ai me uroi edhe per ditelindje me ca fjale shume te bukura.Ndonjehere nuk e ndalon dot rrjedhen e fatit..ndonjehere nuk e komandon dot timonin e jetes ndonese ti je shoferi i saj.Por ai mungonte sot.

U perhumba pak ne mendime e pak muzika ishte kthyer ne nje melodi te zymte.U zgjova disi dhe buzeqesha."Do ia dal! Sot eshte dita ime"-buzeqesha dhe vazhdova te kerceja.Vendosa nje kenge te J Balvin per ta kthyer disi atmosferen me latine dhe me te ritmike.

Por e bukura e gjithe kesaj ditelindje te 20-te nuk kishte nisur ende.Kisha ende torten gjigande,per te fryre qirinjt e per te shprehur nje deshire,kisha per te luajtur ping-pong me alkool e deri tek fotot e pafundme per ne rrjete sociale.Ne fakt surpriza me e bukur erdhi para se te nisnin te gjitha keto...



P/S: Do doja shume qe te mos e gjykonit me ate fjaline tipike 'si historit me mafia ne wattpad'.Jam munduar te shkruar nje komedi-romantike brenda se ciles ka dhe pak zhaner spiritual,por pa perfshire situatat e historive me mafia te wattpadit.Pra eshte ndryshe.Shpresoj t'ju pelqeje♥Do mundohem te postoj sa me shpesh,por nuk ju siguroj pasi ende se kam shkruar permbledhjen e historise.Gjithsesi ju uroj lexim te kendshem♥


Dani.

Hajdi-Aybuke Pusat♥

Ngaterrese Mafiozesh✔️Where stories live. Discover now