Aiden po rrinte i ulur ne dyshemene e ftohte.Disa mendime i kishin pushtuar trurin e dukej sikur do cmendej nga momenti ne moment.Ne fakt kjo gje ndodhte si pasoje e asaj hapesire te mbyllur e te zymte,qe te merrte sa fryme aq edhe nuk te lejonte te mendoje qetesisht.Ishte si nje labirint i mbyllur ne te katert anet,gje qe se kishte vene shume re me pranine e Hajdit.Tanime ajo nuk ishte prane tij.Pjese e ketyre mendimeve te shumta ishte edhe ajo.Hajdi ishte gjithe nisma e kesaj historie,qe sa vinte behej edhe me e lodhshme dhe e merzitshme.Per Aidenin,fillimet me Hajdin,te qeshurat,historite qe i kishin treguar njeri-tjetrit,koha qe kishin kaluar jashte asaj dhome te mbyllur,ishin nje periudhe e jetes se tij,nje moment,nje cast,qe nuk do e harronte asnjehere.Per te,Hajdi kishte qene nje vajze pasanike e llastuar,por me zemer te madhe dhe nje njeri shume i dashur.Ishte sa i lumtur qe e kishte njohur aq edhe i penduar.Ne cdo kohe i kujtoheshin fjalet e saj,qe i vinin si shigjeta ne zemer.
"I dua perqafimet e tua,por me shume dua lirine time..."-ishin kthyer ne refrenin e mendimeve te tij.Ca mendime qe e kishin pushtuar thelle memorien e tij e duhej nje kohe e gjate per t'i pertypur.
Nderkohe qe Aiden meditonte dhe rrinte i ulur ne dysheme,u degjuan ca hapa.Zemra therriste 'Hajdi',ndonese mendimet nuk donin ta falnin e ta shihnin me.Hapat u degjuan edhe me afer.Aiden ngriti koken dhe pa nje fytyre engjellore te nje djaloshi me nje qendrim burreror,pamja e te cilit ishte kthyer ne nje inat te vertete e mbytes.Nuk u mendua me dhe vendosi ti dilte perpara.Kete here mafiozi ne fjale qendronte perballe Aidenit,i pashoqeruar nga burrat me te zeza.
"Pra e hoqe friken dhe vendose te perballesh si burrat?"-iu drejtua Aiden,nderkohe qe mafiozi s'kishte kohe per te humbur e iu pergjigj menjehere :
"Cili eshte qellimi yt kundrejt Hajdit?"
"Te njejten pyetje doja te te beja une...Une nuk kam qellime.Jam nje njeri normal,qe thjesht zura shoqeri me vajzen qe e perndjek mafia"-ia ktheu Aiden.
"Dakord pra.Po te pyes ne nje menyre tjeter"-tha djaloshi e mori fryme lehte.Me pas iu drejtua serisht : "Cfare eshte Hajdi per ty? E do ti Hajdin?" Ne ate moment dy shikimet plot mllef te te rinjve u perplasen si ca shkendija te lehta para nje zjarri te madh.
"Hajdi eshte nje vajze e pafajshme,qe mesa duket paska patur te tille njerez si ty ne jeten e saj"
"Aiden leri lojerat e fjaleve.Ndjen dicka per Hajdin apo jo?"-e fundja c'vend zinte dashuria ne nje situate te tille? Aiden mendonte gjithmone se nese momentet e bukura do zgjasnin,atehere dashuria do ishte ne vend te pare.Eksperiencat e kishin bere te perjetonte gjithmone momente te lena pergjysme e per kete arsye s'kishte rene kurre ne dashuri.E c'pergjigje te jepte ai tani? Nuk donte kurrsesi ta lente ne balte edhe pse ajo u largua nga ai.Serisht do te mendonte per te miren e saj sepse s'dihej se c'mendonte djaloshi engjellor mbi planet e radhes.
"Ndjej"-tha shkurt duke e kaluar biseden ne ceshtjen kryesore te kesaj meseleje,"Kush je ti? Cfare eshte Hajdi per ty pervecse nje person i rendeesishem,qe ka rene ne duart e te ashtuquajturit mafia?"
"Shiko zoti Aiden!Hajdi eshte vertet shume e rendesishme per mua,por..."
"Por? Gjerat dolen jashte kontrollit e ne vend qe ta beje te lumtur e rrembeve dhe e lendove?Oh sa keq! A keshtu e pershkruan ti rendesine e njerezve ne jete?"E ne ate moment djaloshi mafioz vendosi te rrefehej.
"Po idiot! Ashtu ndodhi"-ngriti zerin ai duke iu drejtuar me nje mllef te papershkrueshem,"Ishe ti prane saj.Ti prishe gjithcka.Gjerat s'do shkonin keshtu,po te mos ishe ti"-fjalet e tij e bene Aidenin te kthjellohej.Pra e gjithe kjo ishte nje loje?Nje loje per Hajdin? A ndoshta nje...?
"Surprize pra idiot! Ti nuk duhet te guxoje te afroheshe tek ajo.Ajo...ajo...ajo eshte shume e rendesishme per mua" Aiden po merrte fryme thelle per te mbajtur veten,qe te mos e rrihte.Ai djalosh me fytyre engjellore paska qene vertet i tille qe ne fillim.Mafia,kercenimet e te tjerat...ah!
"Largohu! Do te ta jap lirine.E ndoshta do e beja edhe me pare,por ti.."-urrejtja e madhe,qe ai djalosh kishte ushqyer kundrejt Aidenit kishte arritur kulmin.Atij i ishin skuqur syte dhe po i dilnin ca lot ujevare.
"Ik!"-i tha ai Aidenit,"Ik pra!Largohu!"-bertiti e nje dere u hap nga dy burra me te zeza,qe rrinin pas saj,"Mos guxo t'i tregosh njeriu per kete histori ose perndryshe..."-iu drejtua ai.
"Ose perndryshe..."-perseriti Aiden me kurriz nga ai drejt deres.
"Perndryshe do te te duhet edhe ty te luftosh per ca njerez te rendesishem te jetes tende,qe mesa di une jane nje numer i paket"-kjo gje e preku fort Aidenin.Ishte e vertete.Nena dhe Lidia ishin personat me te rendesishem per te e ishin vetem 2 persona.Mesa duket ai i njihte dhe Aidenit do t'i duhej te zgjidhte njesoj si Hajdi.A do e bente valle?
Nderkohe Hajdi rrinte ende e ulur ne ate karrigen perballe xhamit gjigand,qe nuk pasqyronte asgje tjeter vecse karrigen rrotulluese bosh te kthyer nga ana tjeter.Ne cdo moment perseriste fjalet e regjistrimit.Dridhej,luante me duart,mbulonte fytyren dhe bente shume levizje stresuese.Ngrihej te bente ecejakje dhe ulej serisht.Ai vend ishte po aq mbytes per te sa ajo hapesira ku ishte me Aidenin.Vuri re ca libra dhe vendosi ti shfletonte per te humbur disi.Beri sic i sygjeroi mafiozi ne regjistrim.Pa qe ishin autoret e saj te preferuara,botime te te cileve i kishte lexuar mbi 2 here.Ca copeza kujtimesh i erdhen ne ato momente...njerez...vende...do donte ti kishte prane qe ta shpetonin.
P/S:Nuk keni pare asgje akoma ... *devil smile* Siper eshte Aiden if u missed our loved one <3
*Pres komentet tuaja <3
VOUS LISEZ
Ngaterrese Mafiozesh✔️
Roman d'amourHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️