6.Surprize!

800 54 80
                                    

Erresira i kishte mbuluar gjithe pamjen.Dukej sikur po te leviznin do humbnin orientimin.Duart dhe kembet i kishin te lidhura ne nje karrige e syte te mbyllur me ca litare te zinj.Ndonese perpiqeshin te zgjidheshin serisht nuk ia dilnin dot.Hajdi levizte gjithe kohes e ndersa Aiden nuk bente asnje reagim.

Ne nje moment prane tyre u degjuan ca hapa.Nuk mund t'i shihnin,derisa ndjene ca duar qe po hiqnin litaret nga syte.Aiden dhe Hajdi u gjenden ne nje vend te mbyllur.Ne fillim ai vend te mbyste,por nese e analizoje me vemendje ishte teper i kendshem.Ishte nje hapesire e madhe e mbuluar nga ca bime te larta.Ne fund te njeres nga faqet e murit ishin ca shkalle.Te krijonte pamjen e nje vendi perrallash.Hajdi dhe Aiden,te hutuar nga gjithcka kishin perreth,nuk arriten te flisnin.Nuk munden te shprehin as edhe nje fjale.Gjithashtu ne nje cep te hapesires kishte edhe ca trendafili.Pamja dukej sa e bukur aq edhe...

"Pra erdhen mysafiret tane?"-foli nje ze kuturu.Nuk dihej se nga cila bime do te kacavirrej por personi ne fjale nuk po bente asnje hap.

"Kush dreqin jeni? Cfare doni? Ndihmeeeee!!"-filloi Hajdi te bertiste.

"Shhh Hajd! Se dija qe bertet kaq shume"-foli zeri i tij si ta njihte Hajdin prej kohesh.Zeri ishte i modifikuar,disi i trashe per te mos u prezantuar qe ne fillim.Mendohej qe zoteria i mafias ta conte deri ne fund surprizen sipas menyres se tij.

"Ti djalosh.."-i foli Aidenit.Ky i fundit ishte sa i inatosur aq edhe i lodhur.Ishte i inatosur me veten se si dreqin e bindi veten te afrohej me shume me vajzen qe e perndjek mafia.E ne te njejten kohe i lodhur nga kjo situate,nga vajza pasanike a problemet e saj,pjese e te cileve ishte bere edhe ai tanime.

"Nuk e dija qe kishe vella..."-iu drejtua zeri Hajdit.

"Kush dreqin je ti qe dinke dhe nuk dinke shume gjera per mua?"-Hajdi vazhdonte kundershtonte e te ngrinte zerin.Ashtu sic ishin te lidhur ne dy karrige,ne nje moment Aiden levizi per t'u afruar te ajo.

"Une e kam humbur babane.Nuk dua te humbas nenen dhe motren per fajin tend"-i tha ashper Hajdit.Hajdi e pa ne sy e ishte gati te shperthente ne lot.Nuk e kishte kuptuar qe ishte vertet ne telashe dhe po rrezikonte edhe Aidenin.U spostua nga ai me karrige dhe ktheu koken.Filloi te mendonte gjerat qe kishte kaluar deri me tani.Aiden e kishte ndihmuar dhe nuk e meritonte kete gje.

Kaloi pak kohe dhe tek ata te dy erdhen 2 burra me te zeza.I liruan nga karriget,por nuk i lane te benin asnje hap.Aiden dhe Hajdi mbeten ende te mbyllur ne ate 'xhunglen'.

"Po tani idiot?"-thirri Hajdi.

"Surprizen do ta tregoj me vone,bukuroshe"-tha ai,"Do ju sjellim per te ngrene e per te pire,mjafton te rrini urte"-u shpreh dhe per 30 minuta me radhe zeri nuk u degjua me.Hajdi levizte sa ne nje ane ne tjeter e dukej sikur nga momenti ne moment do cmendej. Aiden po ruante qetesine,por kjo e fundit po ia soste durimin.Shfryu sa shfryu,mori fryme thelle dhe e kapi Hajdin nga krahu.

"Me degjo!"-i tha me te njejtin ton te ashper duke e afruar afer vetes.Nuk ndjente me ate miresine e afrimitetin e ngrohte mes tyre.Per pak ore gjithcka ndryshoi.

"Nuk jam i detyruar te merrej me te tilla gjera per fajin tend.Te ndihmova dhe nuk e meritoj kete"-iu drejtua Hajdit.

"As une nuk e kam me qejf zoti kufome"-e mesa dukej biseda e tyre po ashpersohej.Inati ne syte e te dyve tregohej qarte.Hajdi leshoi krahun dhe filloi te ngrinte zerin.

"Aiden a nuk te thashe? Nuk me pelqen te me perndjeke mafia e te jetoje nje jete te tille qe duhet te jem e arratisur.."-Hajdit i dolen lot dhe u perkul ne toke duke u mbajtur te kembet e Aidenit.Edhe ky i fundit u ndje keq,por situata ishte e tille qe te ngaterronte emocionet.Aiden u ul prane saj dhe e afroi afer vetes.I fshiu lotet dhe e perqafoi.Ndonese Hajdi ende qante,Aiden e shtrengonte edhe me fort ne krahet e tij.

"Hajdi te kuptoj..po c'faj kam dhe une?"-tha Aiden duke e pare ne sy.Lotet ne syte e Hajdit vazhdonin te binin.Aiden dhe Hajdi u ulen te dy,here te perqafuar ku emocionet nuk ndaleshin dot e here te ndare duke u munduar te mesoheshin me kete situate.

"Shiko c'mafia! Na ka blere dhe trendafila idioti"-foli Hajdi e ne ate moment zeri u rikthye serisht.

"Me thirre bukuroshe?"-iu drejtua ai Hajdit.

"Kush dreqin je? A kaq mafia e di veten sa s'ke as guxim te flasesh me zerin tend?"

"Mesa di une e dashur,mafia-t nuk e tregojne identitetin e tyre"-qeshi me ze te trashe,"Pastaj une te thashe te presesh surpriza ende s'ka filluar"

Aiden nderkohe po kerrciste kepucet nga acarimi.

"Thuaji vellait te qetesohet Hajdi"-tha zeri i mafias.

"Ai nuk eshte vellai im..."-tha Hajdi e me pas pa nga Aiden,"Liroje ate! Ai s'ka faj.As qe e njeh kush eshte"-foli serisht ajo.

"Po cfare e ke pra?"

Ngaterrese Mafiozesh✔️Donde viven las historias. Descúbrelo ahora