Shoqeria e Hajdit ishte mbledhur ne shtepine e saj bashke me Xhorxhin.Ky i fundit ishte ne oborr me djemte duke pire nga nje kafe dhe cigare.Po bisedonin per gjera tipike djemsh,mbi ndeshjet a motorat e fundit qe kishin dale.Ne nje moment Xhorxh e nderpreu biseden duke e kaluar tek nje teme me e rendesishme.
"Sa mire qe eshte prane nesh tani"-u shpreh Xhorxhi.Djemte po shihnin njeri-tjetrin.Me pas mendja iu shkoi tek Hajdi e sigurisht e kuptuan se c'donte te thoshte Xhorxh.
"Po e vertet"-dhe nga dritarja e dhomes se saj u degjuan ca te qeshura.
"Eshte dicka vertet e bukur te degjosh te qeshurat e saj,zerin...ta shohesh.."-e Xhorxh vazhdonte te fliste per Hajdin.
"E dashuron ende?"-pyeti Kevi e Xhorxh u kthye nga ai me nje shikim.Me pas buzeqeshi.
"Mund te them fare mire,qe e dua me shume se me pare.Frika se mos do e humbisja me beri te perjetoj nje gjendje teper te keqe emocionale dhe dukej sikur gjithcka ishte kot pa te..ndihesha i paplote"-u shpreh Xhorxh,por ajo c'ka i bere me shume pershtypje djemve ishte fjalia me te cilen e mbylli biseden : "Thjesht ndihem ne faj...s'dua ta lendoj serisht" Nje moment qetesie mbizoteroi ne oborr per te trazuar me shume mendjen e djemve.Nderkohe nga dera po dilte Hajdi e cila e degjoi kete fjali,por s'mundi te kuptonte asgje.Gjithsesi,shkoi te djemte, e qeshur dhe sikur s'kishte ndodhur asgje.
"Djem!"-tha e lumtur.E veshur me nje fustan te bardhe Hajdi dukej si nje kukull barbi.Buzeqeshja ne fytyre ishte nje aksesor qe i shkonte shume.
"Vajze!"-tha Kevi dhe u cua ta perqafonte fort sic bejne dy shoke te ngushte.
"Zemer je bere shume e bukur!"-i tha Leo,njeri nga djemte e grupit e nje nder shoket me te mire te Hajdit.
"Faleminderit zoteria xhentil!"-ia ktheu ajo.Me pas shikimi i saj u perplas me te Xhorxhit.Ky i fundit e shihte me shume dashuri e ndersa Hajdi s'dinte si te reagonte.Beri si beri nuk e hoqi buzeqeshjen nga fytyre e pamjen prej nje femije te lumtur per te mos rene ne sy te pjesa tjeter.
"Kam nje lajm per ju"-u hodh Hajdi e nderkohe edhe vajzat erdhen ne oborr.
"Me besoni qe eshte fantastik!"-tha Nina.
"E di Nina para meje?"-tha Kevi me nje fytyre engjellore.Ai dhe Nina ziheshin gjithmone ne menyre miqesore dhe pelqenin shume ta ngacmonin njeri-tjetrin.
"Po sigurisht "-tha Nina me nje qendrim krenar.Te gjithe qeshen.
"Po thoja...ju kalamaj trazovac!"-iu drejtua Hajdi Nines dhe Kevit,"Qe sot ne mbremje do te organizoj nje ditelindje te dyte.Keshtu qe cuna dhe goca kemi feste sot"-u hodh Hajdi.
"Do pime sot apo jo?"-u hodh Nina me nje ton tifozerie,por ovacionet si gjithmone i prishi Kevi.
"Jo!Jo!Jo!"-e me pas qeshi,"S'ka pije per ju zonjusha! Se beni marrezira pastaj"-tha Kevi.
"Po,babi"-tha ajo.E sigurisht zenkat nuk perfunduan derisa erdhi ora e drekes.Porositen pizza dhe pije energjike shoqeruar me ca biseda te kendshme shoqerore.
Pasditja ishte e tera e Hajdit,ku kjo e fundit kishte per te marre vendimin me te veshtire te jetes se nje vajze."Cfare te vesh!"
Ne nje moment i erdhi nje ide.Duke qene se sot ishte festa e saj e do te ftonte te gjithe shoqerine me te afert,mendoi te ftonte edhe Aidenin me Lidian.I shkroi nje mesazh ,pasi te folurat ne telefon s'kishin shkuar mire kohet e fundit.
"Hey Aiden! Sot do organizoj ditelindjen,fatmiresisht kete here jo nen shoqerine e mafias.Do me behej shume qejfi nese do ishe prane meje sot.Uroj te ma besh kete dhurate per ditelindje.Nuk po te kerkoj gje materiale jo,mos me keqkupto.Prania jote do me gezonte vertet shume.Mbase hatermbetjet mes nesh do i fshime me nje kercim...Merre edhe Lidian.Te pres!"-shkroi ai dhe e dergoi.Telefonin e la te karikohej nderkohe zgjodhi nje nga shume fustane qe kishte.
Zbriti ne kuzhine ku i tha prinderve qe sot do festonte.Sigurisht ata nuk ia prishen dhe vendosen te darkonin jashte ne mbremje.Ishin te lumtur qe me ne fund vajza e tyre po gezonte diten e saj te lindjes pa patur frike nga askush.
Mbremja erdhi shume shpejt e te gjithe po benin pergatitjet e fundit.Djemte po rregullonin muziken,pijet ne oborr,embelsirat e ndersa vajzat po ndihmonin Hajdin me veshjen.
Aiden nderkohe kishte gjetur nje kemishe te zeze me nje pale xhinsa.Lidia po e ndihmonte me parfumin,rregullimin e jakes dhe me kepucet.Moter e vella i dhane nje buzeqeshje njeri-tjetrit dhe u nisen per te festa.
Hajdi zbriti ne oborr e veshur me nje fustan ngjyre roze e hapur,me floket kacurrela e me nje makeup te lehte.Shkelqente.Dallohej qe ishte ajo vajza e mbremjes me bukurine e saj rrezellitese.
Muzika nisi dhe kamarjere te ndryshem nisen te sherbenin pije.Hajdi u bashkua te grupi i saj i preferuar.Nderkohe Aiden dhe Lidia hyne ne oborr.Kerkuan per Hajdin dhe teksa e gjeten syte iu mahniten nga bukuria.
"Vella mbahu! Do rrezohesh do leme nam"-u tall Lidia teksa vuri re te vellane qe u hutua nga Hajdi.Nderkohe kjo e fundit i pa dhe u afrua tek ata.
"Mire se erdhet!"-tha e qeshur.Lidia e takoi e ndersa Hajdi u hodh ne krahet e Aidenit ne nje perqafim te ngrohte.
"Me behet qejfi qe erdhe"-iu drejtua e qeshur.E vec buzet i qeshnin e syte,si asaj si Aidenit.
"Kenaquni! Do vi per pak sa..."-tha Hajdi nderkohe ne oborr hyn Xhorxhi,"Me falni!"-shtoi dhe shkoi drejt Xhorxhit.Shikimet e Aidenit dhe te Lidias ishin nga Hajdi e tek personi qe ajo shkoi.
Nje re e madhe e zeze pushtoi shpirtin e Aidenit si te kishte pare nje fatkeqesi.Imazhi iu err dhe buzeqeshja u shua,por...perse?
YOU ARE READING
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️