9.Lidia..

766 50 61
                                    

"Vajza ime e gjore,"-thoshte zonja Ada nderkohe qe lotet i ridhnin ujevare.Kishte rreth 2 nete qe qendronte e ulur ne nje karrige ne ballkonin e shtepise se Aidenit.Ajo se bashku me Klajdin,shoqerine e Hajdit dhe me familjen e Aidenit nuk kishin mundur te vinin gjume ne sy.Ishin teper te shqetesuar per femijet e tyre.Megjithese situata ishte e tille qe faji mund t'i lihej gjithekujt familja e Aidenit perkundrazi u tregua mirekupetuese dhe e mbeshteti familjen pasanike e do vazhdonte ta bente derisa te ktheheshin femijet e tyre.

"Zonje merni pak uje!"-i zgjati Lidia Ades nje gotez me uje.E sigurisht perpos gjumit qe kishte marre dhene askush s'kishte ngrene e s'kishte pire asgje.Ada e mori gotezen edhe pse nuk kishte etje.Ishte e lodhur dhe i duheshin fuqi.

"Nuk duhet te rrime me ne pritje.Duhet te bejme dicka"-foli Kevi i cili u ngrit dhe bashke me grupin e shoqerise dhe Lidian u larguan pak me tutje.

"C'mendon te bejme?"-pyeti Karla.

"Mbase po shqetesohemi kot.Mbase ata jane fshehur diku tjeter a ndoshta ne ndonje te aferm..."-nisi te flase Andrea.

"Ne fakt te afermit tane jane shume larg nga ketu dhe kemi shume kohe qe nuk komunikojme.Jemi dhe kemi qene vetem une,Aiden dhe nena"-ia ktheu Lidia.

"Mos ndoshta? Po ketu ne lagje ndonje familje..." Ne ate moment Lidias iu kujtua xha Tani.Ndonese kishin pyetur tashme ne gjithe lagjen serisht duhet te kontrollonin me mire.U nisen si grup per te xha Tani me idene se do ishin aty edhe pse qe ne nisje dukej qe ishte rruge pa krye.Perse duhet te fshiheshin aty e te mos komunikonin me ndonje telefon?

"Xha Tani si te kam?"-foli Lidia e qeshur dhe i puthi doren.Grupi i te rinjve e pershendeti.

"Bije si je?Kush jane keta?"-pyeti ai teksa pa shume djem e vajza.

"Jane miqte e mi.Kemi vendosur te mblidhemi pas shume kohesh,por s'po gjejme Aidenin.Ku te kete humbur ai capkeni valle? Mos e ke fshehur te shtepia jote?"-tha Lidia duke u perpjekur te dukej sa me e qete e duke u sjelle normalisht.

"Jo se kam pare qerratain u bene 1 jave.Nuk eshte te oficina?"-tha xha Tani pa ditur asgje.

"Uuu po! Harrova qe me tha ta takoja atje"-Lidian e genjeu fytyra.Tanime shqetesimi iu shtua edhe me shume.U hutua diku,nderkohe qe Kevi e kapi prej krahu.

"Faleminderit xhaxhi! Po ikim te Aiden ne"-buzeqeshi ai dhe mori Lidian.

"Lidia qetesohu!"-iu drejtua ai,"Do i gjejme te dy.Ne po bejme dite qe se kemi pare Hajdin,por duhet te jemi te forte per te"-i tha duke e pare ne sy.Me pas ecen e ca duke pyetur ne lagje me te njejten histori,sikur gjoja e kishin lene te mblidheshin si grup.

"Po sikur..."-tha me ne fund Nina.Te gjithe ndaluan dhe pane nga ajo.

"Po sikur Xhorxhi te dije dicka? Fundja edhe ne kemi folur me familjaret e Hajdit e ajo s'eshte gjekundi.Ndoshta ai..."

"Jo Nina! Hajdi s'do te donte te flisnim me te.Ti e di qe ata te dy u ndane.."-i tha Leo,nje nga djemte.

"C'po thoni?"-foli Lidia.

"Xhorxhi eshte ish i dashuri i Hajdit.Ata u deshen shume,por u ndame per ca arsye te tyre.S'ka rendesi.Thjesht Nina po perpiqet te thote se mos ndoshta ata te dy jane te ai apo Xhorxhi di dicka per Hajdin"-shpjegoi Kevi.

"Po c'prisni? Per te miren e saj po e beni.Jepi! Mere ne telefon"

Zilja ra disa here,por Xhorxhi nuk u pergjigj.Pas disa minutash,ai e merr Kevin.

"Xhorxh ckemi!"-foli Kevi,por nuk e la te kthente pergjigje,"Eshte Hajdi me ty?"

"Kev? Ckemi! Hajdi me mua? Jo.Perse pyet?"-e nderkohe Kevi i shpjegoi situaten.Xhorxhi bertiti nga shqetesimi.Ai s'dinte asgje.Nuk ndihmoi me asnje informacion,por i kerkoi Kevi ti dergonte adresen ku ishin.

Pas pak castesh ai mberriti ne lagjen periferike.Takoi grupin dhe pa nga Lidia.Shikimet iu perplasen,por s'ishte momenti i duhur.

"Ku jane prinderit e Hajdit?"-tha Xhorxhi e te gjithe se bashku shkuan te shtepia e Aidenit.Aty u perball me Klajdin,me te cilin nuk i kishte pasur asnjehere mardheniet mire.

"Mire jeni?"-pyeti ai.Pyetja me e gabuar e atij momenti,por ne te vertete as ai nuk dinte c'te thoshte.

"Mos u merzisni! Do mundohem te flas me te aferm dhe do e gjejme Hajdin"-ndenjen pak me pjesen tjeter derisa te rinjte u ndane serisht.Lidia vendosi te ecte pak buze detit.Pas saj shkoi dhe Xhorxhi pas saj

"Hey"-foli ai.Lidia e pa ne sy,por nuk foli.

"Ti je motra e atij djalit?"-pyeti ai dhe Lidia pohoi me koke.

"Mos u merzit! Ai djali ka ne krahe nje vajze shume te forte.."-i tha Xhorxhi,por kjo fjali ndikoi negativisht.

"Jo,jo.Aiden nuk eshte i dashuri i Hajdit.."-tha Lidia dhe pa ne sy Xhorxhin.Ky i fundit nguliti shikimin e tij duke ndezur disa shkendija.Mori doren e saj dhe e bashkoi me te tijen.

"Hajdi eshte e forte.Gjithmone ka qene.Do ia dalin mbane te shpetojne..."-tha ai me pas.Lidias i dolen ca lot te cilat i fshiu menjehere.

"Ti kush je?"-pyeti ajo.

"Hajdi eshte  dashuria ime e pare.Kemi qene te lidhur,por jemi ndare.Gjithsesi ajo e ka vendin e saj ne zemren time pergjithmone.."-Lidia qeshi.

"Sa histori e bukur! Une pres ende radhen.."-tha ajo per ta nderruar disi biseden e per te mos u shqetesuar per pak kohe.

"Radhen per cfare?"-pyeti Xhorxhi.

"Po ja Aiden eshte vellai i madh dhe une kam kohe per.."-Xhorxhi qeshi.

"Epo kam pershtypjen qe djemte jane ne radhe per ty,nderkohe qe ti pret radhen nga ana tjeter"-ne ate moment syte e te dyve shkelqyen,"Je shume e bukur e di?"-u shpreh Xhorxhi.

"Faleminderit"-tha ajo shkurt nderkohe qe pa te tjeret teksa vinin drejt tyre.

"Ndonje shenje?"-pyeti Kevi.

"Ende jo"-foli Xhorxhi menjehere.



P/S:Faleminderit per mbeshtetjen e deritanishme <3 Shpresoj te vazhdoni ta lexoni deri ne fund me komentet tuaja te pafundme ashtu sic dini vetem ju te ma beni qejfin <3 Uroj te mos iu kem zhgenjyer,por po ju kujtoj qe ka ende shum pjese...Pjesa e radhes do te jete shume shpejt,por do te  doja votat dhe komentet tuaja per t'u ndjere me e lumtur me idene qe dikush e lexon ende historine time...Ju kam xhan! Dani..

Ngaterrese Mafiozesh✔️Donde viven las historias. Descúbrelo ahora