Nderkohe qe festa ishte ritmike e te gjithe po argetoheshin,nje surprize i shokoi te gjithe.Ne momentin qe shumica e te ftuarve po kercenin,ne deren e oborrit hyjne disa burra me te zeza.Ishte e cuditshme ne fakt pasi edhe pse ishte nate ata kishin vene syze.Po ecnin teper hijerende drejt turmes se njerezve.
"Hajdi Hold?"-tha njeri prej burrave me zerin e trashe.Hajdi nderkohe ishte tek dera e shtepise.Ishte ngjitur ne dhome per te nderruar fustanin dhe po zbriste.Ne momentin qe degjoi emrin e saj ndaloi.Pa nga xhami i dritares gjigande te kuzhines vuri re burrat me te zeza dhe u tremb.U fsheh diku pas divanit te kuzhines dhe po i degjonte.
"Hajdi? C'ju duhet Hajdi? Kush jeni ju?"-iu kthye Kevi.Nga menyra se si burrat me te zeza pane njeri-tjetrin dukej qe pas kesaj pyetje Kevi do e kishte punen pis.
"Shhh Hajdi quhesh ti?"-ia ktheu nje nga burrat.Hajdi po dridhej nga frika.Kush ishin ata e c'donin nga ajo?
"Hajdi Hold,djalosh...eshte vajza e nje burri qe na ka disa borxhe,afati i te cilave ka perfunduar"-ne ate moment Hajdi beri si beri dhe dola nga shtepia.Vrapoi shume edhe pse se dinte ku po shkonte.Ishte e shokuar nga fakti se shtepia e saj u bastis nga mafia a nga ca burra me te zeza c'mund te quheshin.Miqte e saj mund te jene ne rrezik dhe ajo ia mbathi.
Ne ate momente po vraponte aq shume sa se kishte vene re qe ishte larguar shume nga shtepia e saj.Ishte larguar nga ajo lagjja pasanike ku jetonte dhe kembet e kishin cuar drejt nje lagje te varfer,nje rrugice te ngushte.Dukej si shkretetire ne ate ore te mbremjes dhe Hajdi filloi te frikesoi.Ndaloi per nje moment per t'u mbushur me fryme.Pa perreth dhe asgje,asnje.Eci dalengadale dhe tanime s'po shihte asgje,vecse erresire.
"Ka njeri?"-foli me ze te larte,por u pendua.Eci dhe pak.Degjoi nje mjaullime mace.Frika i shtohej edhe me shume. Beri dhe ca hapa dhe pa nje drite te ndezur.Arriti aty dhe pa ca kembe te shtrira mbulur me pantallona te kuqe poshte nje makine te vjeter.
"Zot na fal!"-tha me vete.E c'mund t mendonte tjeter vecse nje kufome njeriu ne ate ore te nates?
"Shiko zoti kufomë une duhet te rri ketu sepse shtepine e ka bastisur mafia,mire? Nuk ka nevoje te me besh shoqeri.Rri aty ku je"-tha Hajdi dhe u ul tek nje fuqi prej hekuri ngjyre blu.
Personi qe gjendej poshte makines filloi te levizte.Hajdi po trembej.
"Je e cmendur?"-tha ai.Ishte nje djale.Nje muskuloz,i veshur me kominoshe te kuqe.Hajdi ngriti koken dhe hapi syte e shokuar.U habit nga fakti qe 'kufoma' se ciles i foli ishte nje njeri dhe ky njeri ishte kaq i bukur.
"Uu u u u unnn..."-filloi ti merrej goja dhe u ngrit ne kembe.Beri mrapa.Kesaj radhe frika filloi ti shtohej.Te isha edhe ai nga mafiat qe po e kerkonin?
"Shiko zoti kufome une nuk...dua te them zoti djalosh"-vazhdoi te brockulliste Hajdi,"Te betohem qe s'di gje.Ma kurse jeten te lutem! Une jam vajze e re,e kam jeten perpara..."
"C'po brockullit? C'kufomë? C'jete thua? Je e cmendur se s'ka mundesi"-ia ktheu serisht ai.
"Te lutem ! Te lutem me ler te iki"
"O zot po ti vete erdhe!"-djali nuk po kuptonte asgje e as Hajdi nuk po ftillohej.
"A je ti nje njeri? Domethene...s'je mafia ti?"-e pyeti ajo e ndersa mori si pergjigje nje te qeshur te madhe nga djali.
"C'mafia moj? Une jam usta.Rregulloj makina.C'mafia kerkon ketu?"-ia ktheu ai dhe Hajdi u qetesua pak.
"Pra s'je as mafia as kufome,keshtu? O zot se ke idene sa gezohem! Une quhem Hajdi"-tha ajo dhe i drejtoi doren.
"Hajdi? A mos ke nje moter me emrin Klara e te dyja jetoni me gjyshen ne mal? Keni e ca dele ?"-u tall ai.
"Na shkrive.He pra si quhesh? A kaq i veshtire je?"-ia ktheu Hajdi e u ul serisht te fucia prej hekuri.
"Aiden.As zoti kufome,as mafia"-tha me te qeshur,"Po c'eshte kjo histori e pazakonte ne kete ore te nates? C'kerkon ketu?"-e pyeti ai dhe u ul te fucia tjeter.
"Qe thua ti...mafia bastisi shtepine time dhe une ia mbatha.Gjeta kete driten ne mes te gjithe erresires qe vrapova dhe ja ku jam"-tregoi Hajdi.
"Goxha histori.Je me fat qe e gjete hapur ofiçinen ne kete orar sepse ti vajze ja ke mbathur ne nje lagje qe eshte bosh dhe e erret qe ne oren 7 pasdite.Sot kisha pune dhe me duhej te rrija edhe gjate nates"-Aideni vazhdoi biseden me Hajdin e te dy u perhumben tek ajo si te flisnin dy shoke.
"Pra ke zgjedhur ofiçinen time per tu fshehur? Prit pak mos me thuaj qe duhet te te marr edhe ne shtepi? Boboo! Ngeca te ky filmi turk me ty tani...si t'ia bej? T'ia mbath dhe une me ty?"-u tall Aiden.Hajdi e pa me inat.
"Thjesht me vendos dicka ne toke te shtrihem.Te flej sot ketu e neser ne mengjes do ia mbath prap.Te premtoj!"-tha Hajdi dhe i dha nje buzeqeshje.Aiden ndenji pak i menduar e me pas tha :
"Vertet po te ndjek mafia? Po sa leke borxh u ke? Mos te ndihmoj"-u tall serisht Aiden.
"O zot Aiden! Sa humorist qenke"-tha Hajdi e me pas i tregoi historine.
"Pa shiko! Gezuar ditelindjen zonjusha qe flet me kufomat"-i tha ai me te qeshur.
"Faleminderit! Tani,ku do fle une? Jam shume e lodhur nga festa.Fatkeqesisht nuk hengra asgje dhe jam e keputur"
"Nuk hengre torten e 20-te vjetorit?"
"E hengri mafia"-te dy qeshen.Aiden gjeti nje nga dysheket qe e perdorte per tu shtrire ne rast se rregullonte pjese te poshtme te makines.Edhe pse pak te pista benin pune sa per ate nate.Nderkohe qe Hajdi flinte Aiden vazhdonte me punet ne ofiçine pa bere zhurme.Here merej me vidat e makines e here shihte nga Hajdi.Dukej e kendshme ne fytyre.Ishte e embel edhe ne bisedat qe bene.Por dicka ia kishte friken ai.Po sikur kjo historia e mafias te ishte e vertete?
YOU ARE READING
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️