Hajdi u zgjua e lodhur nga festa e nje nate me pare,por ne te njejten kohe edhe e gezuar qe me ne fund arriti ta festonte ditelindjen e saj te 20-te,kete here jo nen shoqerine e mafias.Ne fakt kjo feste nuk ishte edhe aq e perkryer.Hajdit i kishte mbetur ne mendje perplasjet e shikimeve te Aidenit me Xhorxhin.Dukej sikur mes tyre kishte nje armiqesi te hershme a sikur lexohej nje hakmarrje ne syte e tyre.Por cili ishte shkaku? Kjo gje e shqetesonte Hajdin,pasi ndonjehere mendonte se mos ishte ajo shkaku.Me pas kthehej ne anen tjeter te krevatit si ta mohonte kete mendim.U ngrit nga krevati e pergjumur dhe shkoi ne kuzhine per te ngrene mengjes.Prinderit kishim dale heret e kishin lene nje shenim qe ktheheshin ne darke.Teksa hante ushqimin e saj te preferuar cekokremin,mbante ne njeren dore edhe celularin.Vendosi t'i shkruaj Xhorxhit e ky i fundit ia ktheu mesazhin menjehere si te kishte pritur per te.Me pas e la telefonin per te lyer edhe nje fete buke me cekokrem nderkohe qe Xhorxh e mori ne telefon.Hajdi hapi zerin dhe nisi te fliste.
"Miremengjes!"-tha duke u pertypur.
"Miremengjes! Ti dhe cekokremi apo jo?"-qeshi Xhorxh.Ai e dinte qe Hajdi e kishte ushqim te preferuar.
"Ca ben ti? Ke ngrene mengjes?"-foli Hajdi si te mos kishte ndodhur asgje.
"Po? Le te themi qe kam pire kafe.Ti e di qe nuk ha mengjes"-ia ktheu Xhorxh.
"Nese do eja nga une! Do ta ndaj cekokremin me ty,"-tha ajo,por ne thelb nuk ishte nje ftese e zakonshme pavarsisht tonit te zerit.
"Ti? Cekokremin? Po nxitoj se mos ndryshon mendje"-tha Xhorxh i qeshur dhe mbylli telefonin.E nderkohe Hajdi shijoi edhe ca luleshtrydhe te fresketa.
Pas pak minutash si te kishte ardhur me avion e jo me makine,Xhorxh i bie ziles.Hajdi ngrihet ta hape,por harron qe eshte e veshur me pizhama.
"Sa te bukura!"-u tall Xhorxh e Hajdi i ktheu nje shikim ironik.E la te priste e ti sherbente vetes ndonje fete sa te vishej.U nderrua shpejt dhe u ul perballe tij.
"Perfitova paksa nga rasti"-e nderkohe qe Xhorxh vazhdonte te bente shaka per cekokremin,Hajdi nuk ishte me e qeshur.Fshiu buzet dhe nisi te fliste me nje ton serioz:
"Xhorxh,"-tha ajo dhe mori fryme thelle,"Doja te flisja me ty per dicka"
"Me thuaj!"-tha ai teper i gatshem te degjonte deshiren e saj.
"Dje u kenaqa shume.Te falenderoj e per dhuraten,s'kishe perse.Mund te them vertet qe me bere qejfin qe erdhe dhe gjithe pjesa tjeter e mbremjes ishte fantastike.Por dicka me mbeti ne mendje"-tha e dukej sikur Xhorxh e kuptoi ate c'ka po mendonte Hajdi e po pergatitej.
"Ti dhe Aiden...Nuk m'u duk sikur u miqsuat.Perkundrazi dukej sikur,po e hanit njeri-tjetrin.C'ka ndodhur? Mendoj se dje u takuat per here te pare apo jo?"
"Atehere!"-tha Xhorxh dhe bashkoi duart instiktivisht,"Aidenin e takova dje per here te pare.Lidian e kisha takuar,kur u mblodhem ne shtepine e saj per te te kerkuar ty.Aiden keqkuptoi situaten e mendoi se i ngacmova te motren,kur une thjesht e pershendeta"-u justifikua ai njesoj si nje nate me pare.
"Nuk e di pse,por kjo gje s'me bind.Me aq sa kam ndenjur me Aidenin,kam mesuar ta lexoje ne sy ate c'ka ai ndjen,pa patur nevoje te flase.E dallohej fare mire,qe nuk kishte te bente fare me Lidian.Dukej si justifikim se sigurisht ti s'po e ngacmoje"
"Aiden s'me pelqen,Hajd.S'me pelqen qe ai te jete pjese e shoqerise tende.S'mund te komunikoj ndryshe me te,pasi ti e njohe ate gjate kesaj periudhe te jetes,qe ishte teper e veshtire.."
"Xhorxh jo! Aiden s'ka faj per kete situate"
"A s'eshte koecidence? E njohe ate kur te rrembeu mafia.E si mund ta kesh shok?"
"Aiden s'ka faj.Ai me ka mbrojtur e ka qene prane meje.Nuk ia ka mbathur"-Xhorxh dhe Hajdi po debatonin per Aidenin.Atij i vinte inat e mundohej ne cdo argument ti mbushte mendjen Hajdit se Aiden s'eshte i denje per te.
Hajdi ne fakt ndjente se pertej kesaj bisede fshihej dicka tjeter,por nuk ishte e sigurte.E vetmja gje qe kishte ndermend te bente ishte te fliste edhe me Aidenin per te degjuar versionin e tij.Edhe nese ky i fundit genjente ajo sic dinte te bente me mire,do ia lexonte ne sy te verteten.Debatin me Xhorxhin vendosi ta lere me kaq duke u kthyer serisht tek biseda me cekokremin,sigurisht per te mos u dukur qe po ziheshin.
"Ti e di me mire"-tha Xhorxh dhe buzeqeshi.
YOU ARE READING
Ngaterrese Mafiozesh✔️
RomanceHajdi feston ditelindjen e saj te 20-te nen shoqerine e nje bastisje mafiozesh.Nje ngaterrese e vogel perplas dy njerez te ndryshem duke nisur nje histori shume te bukur dashurie. Cover by : LauritHyseni ❤️